28 Mars 2024

AKR: Prokuroria t`i hetojë rastet e manipulimeve zgjedhore

Prishtinë, 15 dhjetor - Aleanca Kosova e Re  dhe partnerët e saj duan të sqarojnë pozicionin e tyre  lidhur  me koalicionet e mundshme pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, por edhe prezantimin e disa qëndrimeve  për mosmbarëvajtjen si duhet të procesit zgjedhor.

AKR-ja ka kërkuar sot që të hetohen të gjitha rastet e manipulimeve, ndersa konsideron se në zgjedhjet e 12 dhjetorit është dëmtuar rëndë demokracia në Kosovë.

Kjo parti i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të fillojë hetimet për keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë proçesit zgjedhor.

Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pa u hetuar rastet e keqpërdorimit të votës, nuk mund të ketë institucione legjitime dhe as zgjedhje te tjera të mirëfillta.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të fillojë me hetimin e rasteve të keqpërdorimeve të cilat kanë ndodhur, qoftë në Skenderaj, Drenas apo kudo në Kosovë”.

Sipas Kusari-Lila, Kosova mund të ballafaqohet me një krizë institucionale shumë shpejt, por, sipas saj, nuk mund të ndodhë përmirësimi i gjendjes nëse këta persona nuk sanksionohen.

Nënkryetarja e AKR-së tha se KQZ-ja nuk i ka të gjitha  kapacitetet që në tërësi t’i  hulumtojë të gjitha rastet.

\"Kur ka shkelje serioze deri të kërcënimet e armatosura ndaj komisionerëve, atëhërë nuk ka të bëjë më me deklarime politike por ka të bëjë me hetime nga Prokuroria dhe sanksionime të përsonave përgjegjës.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)