28 Mars 2024

AKR: Ministria e Jashtme lobon pa strategji

Prishtinë, 5 gusht - Aleanca Kosova e Re, (AKR), ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, (MPJ) duke thënë se nuk ka strategji lobuese për njohjen e shtetit të Kosovës. Këto komente i ka bërë nënkryetari i AKR-së Ibrahim Gashi në një konferencë për media. Ai madje ka thënë se MPJ është jo transparence në punën e saj.

“Për me tepër diplomacia kosovare po shfaq mungesë të një strategjie të qartë veprimi dhe deficit të madh në aktivitetet e saj lobuese”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, AKR-ja  ka tërhequr në vijimësi vërejtjen për mungesën e strategjisë së MPJ-së  pas dhënies së mendimit të GJND-së.

“MPJ ka mashtruar opinionin se e ka strategji lotuese dhe MPJ-ja vazhdimisht  ka manifestuar një jo transparencë në punën e saj”. Gashi tha se AKR-ja edhe opinioni i gjerë,  ka vërejtur se diplomacia kosovare ka qenë e papërgatitur  për një mendim të tillë afirmativ të GJND-së.

“Them kështu pasi ajo nuk ka punuar paraprakisht që menjëherë pas dhënies së mendimit të GJND-së Kosovës t’i vinte ndonjë njohje. Pra nuk është punuar me shtetet që janë më afër marrjes së vendimit për njohje dhe nga ato të merrej zotimi se do ta bënin njohjen në rast se mendimi do të ishte pozitiv”, ka thënë Gashi.

Sipas tij AKR-ja dhe lideri i saj Behgjet Pacolli ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe kontekstuale për arritjen e së paku 16 njohjeve për Kosovën.

“Presidenti i AKR-së ka pritur që të jetë i ftuar ndër të parët nga Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm dhe nga ata të marr një detyrë shtetërore për të lobuar për njohje. Kjo për fat të keq nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh.

Pacolli, si edhe më parë mbetët i përkushtuar që ta ndihmojë procesin e njohjeve dhe ne presim rezultate të reja”, tha Gashi.

Ai ka shtuar se pasi që  lideri i AKR-së në shkrimin e tij autorial kishte kërkuar nxjerrjen e një rezolute të re që do të zëvendësonte rezolutën 1244 ministri Hyseni ka dalë me jëtë këtë kërkesë.

“AKR ishte para qeverisë jo vetëm më këtë por edhe me idenë e përgatitjes për anëtarësim të Kosovës në OKB”, tha Gashi.\\

 

E. Ismjali



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)