20 Prill 2024

AKR kërkon parandalimin e mbajtjeve të zgjedhjeve serbe

Prishtinë, 28 maj - Aleanca Kosova e Re ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me ngjarjet e fundit të cilat janë shumë shqetësuese për shkeljet e vazhdueshme të integritetit dhe sovranitetit  të vendit nga Qeveria e Serbisë.

Aleanca Kosova e Re, rithekson qëndrimin e saj lidhur me zgjedhjet lokale të paralajmëruara nga autoritet serbe në komunat serbe të Veriut të Kosovës.

Shefki Abdullahu, Këshilltar Politik dhe Siguri Nacionale i Presidentit të AKR-së ka thënë se zgjedhjet në fjalë, të cilat janë paraparë të mbahen me 30 maj 2010,  cënojnë integritetitn dhe sovranitetin  e vendit, prandaj  AKR-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse ndërkombëtare, parandalimin e menjëhershëm të mbajtjeve të tyre.

\"Shkelja flagrante e integritetit dhe sovranitetit të Kosoves nga zyrtarët e padëshiruar serb, humb  besimin e qytetarëve të shtetit të Kosovës për Qeverinë e vendit dhe institucionet ndërkombëtare  të cilat janë pëgjegjëse për mbrojtjen, integritetin dhe sovranitetitin e shtetit të Kosovës\", ka thënë Abdullahu.

Vazhdimësia e vizitave të qeveritarëve të Serbisë sipas tij rrit tensionet destabilizuese të qytetarëve të Kosovës dhe njëkohësisht sfidon të ashtuquajturën “Stategji për Veriun”, inkurajon grupet ekstremiste serbe, në veçanti në veri të vendit.

Ai ka theksuar se gjithashtu Aleanca Kosova e Re, shpreh indinjatë të thellë ndaj pasivitetit dhe reagimit të vonuar të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore në raport me vizitat e zhvilluara nga  politikanët serb në Mitrovicën e Veriut. Këto vizita, i konsiderojmë si shkelje të rëndë të sovranitetit të Kosovës  dhe paqëndrueshmëri të çfarëdo zbatimi të stategjisë për Veriun.

\"I bëjmë thirrje edhe një herë Qeverisë së Kosovës të jetë më aktive në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit, përmes Ministrit të Jashtëm të ushtrojë trysni  të vazhdueshme në Bruksel dhe Washington që të ndërmarrin masa të menjëhershme diplomatike dhe ndëshkuese ndaj të gjitha veprimeve të papërgjegjshme të Serbisë e cila me provokime të njëpasnjëshme duke shtuar dhe këto të fundit, është duke insistuar të destabilizojë Kosovën dhe rajonin në përgjithësi\", është shprehur Abdullahu. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)