24 Prill 2024

AI, kërkon drejtësi për vrasjen e Balajt dhe Xheladinit

Prishtinë, 10 shkurt - Amnesty International i bën thirrje përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që të sigurojë qasjen tek drejtësia lidhur me vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve gjatë një demonstrate të lëvizjes Vetëvendosje, tre vjet më parë.

Amnesty International shpreh shqetësimin e thellë që Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së dhe Zyra Ligjore e UNMIK-ut kanë penguar vazhdimisht kompensimin e familjeve dhe vendosjen e drejtësisë në vend për vrasjen e Mon Balajt dhe Arbën Xheladinit, dhe plagosjen e Zenel Zenelit dhe Mustafë Nerjovajt. Ata thonë se ankesat lidhur me këtë çështje duhet të dëgjohen nga Komisioni Këshillimor për të Drejtat e Njeriut.

Ngjarja ndodhi gjatë një demonstrate kundër planit Ahtisaari për statusin e Kosovës në Prishtinë. Megjithëse protesta ishte paqësore policia e UNMIKU-it përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.

Anëtarë të një njësie policore rumune goditën drejt turmës me plumba plastikë duke shkaktuar vdekjen e Mon Balajt dhe Arbën Xheladinit, si edhe plagosjen e Zenel Zenelit dje Mustafë Nerjovajt.

Deri tani asnjë masë penale nuk është marrë ndaj autorëve. Amnesty thotë vlerëson kompensimin monetar për këtë ngjarje, por thotë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se çuarja në vend e drejtësisë është e domosdoshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)