23 Prill 2024

Ahtisari, Josipoviç dhe Vizner uruan Sejdiun

Prishtinë, 23 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmit Sejdiu, dje dhe sot, ka pranuar urimet më të sinqerta për mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga burrështetas dhe presonalitete të shquara ndërkombëtare.

Ndër të tjerë, Presidentin Sejdiu e përgëzuan ambasadori amerikan Frenk Vizner, ish-Presidenti i Findlandës, Nobelisti i Paqes Marti Ahtisari, Presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviç etj.

Në bisedën telefonike që pati me Presidentin Ahtisari, u vlerësuan të arriturat e deritanishme të popullit dhe të institucioneve të Kosovës. Presidenti Ahtisari e siguroi Presidentin Sejdiu se ai do të përkrahë edhe më tej afirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës kudo në botë.

Në këtë bisedë të përzemërt, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi i GJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund të ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhë njohjeve të reja.

Ndërkaq, duke i shprehur urimet e tij, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kroacisë, Presidenti Josipoviç theksoi gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)