16 Prill 2024

Ahmeti: liria e shprehjes çdo vit e më shumë po keqësohet

Prishtinë, 3 maj - Me moton “Mos na pengoni”, Unioni i Gazetarëve të Kosovë (UGK), sot ka mbajtur një aktivitet për nder të shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit”. Me këtë rast anëtari i kryesisë së UGK-së, Lulzim Ahmeti vlerësoi se liria e shprehjes në Kosovë çdo vit e më shumë po keqësohet.

“Ky keqësim dhe shtrëngim i lirisë së shprehjes po dëshmohet edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare, të cila Kosovën e renditin në grupin e vendeve me media pjesërisht të lira, dhe që shqetësim për ne. Por, ky do të duhej të ishte edhe një shqetësim më i madh për institucionet e Kosovës”, tha Ahmeti.

Ndër tjerash Ahmeti theksoi se gazetarët në Kosovë po kërcënohen nga politika, bizneset dhe nga policia.

“Kërcënimet ndaj gazetarëve dhe njerëzve të medieve kanë vazhduar të rritet. Gazetarët po kërcënohen nga politika, bizneset, por edhe nga vetë njerëzit e ligjit pra nga policia.

UGK ka denoncuar 24 të kërcënimeve të gazetarëve gjatë vitit të kaluar. Kjo do të thotë shumë për një vend siç është Kosova dhe synimit për integrime evropiane. Në mesin e këtyre kërcënimeve janë edhe ato që janë bërë nga policia”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti e vlerësoi alarmante gjendjen e pasqyruar në raportin e organizatës Freedom House i cili Kosovën e rendit në vendin e fundit për liri të shprehjes në rajon.

Ahmeti deklaroi se ndër problemet kyçe është vështirësia e gazetarëve për tu qasur në dokumentet zyrtare.

“UGK ka marrë shumë herë njoftime nga kolegët gazetarë se puna e tyre është duke u vështirësuar nga pamundësia për qasjen në dokumente zyrtare, ani pse kjo është e lejuar me ligj”, tha Ahmeti

Gjithashtu ai ka folur edhe për moszbatimin e Ligjin të punës duke thënë se ka shumë gazetarë  që ende vazhdojnë të punojnë pa kontrata punë dhe me orar të zgjatura.

“UGK kërkon që gjendja e punës nëpër redaksi të ndryshojë, si dhe gazetarët të kenë kontrata të rregullta pune dhe mos të bëhet largimi i tyre nga puna pa një arsye të fortë”,theksoi ai.

Ahmeti u bëri thirrje mekanizmave vendor e ndërkombëtar që të mos ndërhyjnë asessi në punën e gazetarëve.

“Prandaj UGK u thotë të gjithëve ‘Mos na pengoni’, në punën tonë si gazetarë, sepse ne jemi në shërbim të qytetarëve, e jo në shërbim të agjendave politike”, tha Ahmeti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)