19 Prill 2024

Agjencia Kundër Korrupsionit i jep mirënjohje Ambasadës Britanike

Prishtinë, 7 gusht - Në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Mbreterisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli shprehi mirënjohje dhe falënderime për kontributin e Ambasadës Britanike në Kosovë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës, veçanërisht në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Ambasadori i Mbreterisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell,  gjatë takimit me Drejtorin e AKK-së, falënderoi z. Shaip Havolli për bashkëpunimin, duke theksuar se roli i Agjencisë Kundër Korrupsionit duhet të jetë kyç në raport me vendimet për zbatimin e ligjit dhe integritetin e institucioneve publike.

Ambasadori Ruairi O'Connell, gjithashtu shprehi përkushtimin e Ambasadës Britanike për bashkëpunim me Agjencinë Kundër Korrupsionit edhe në të ardhmen.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë, Drejtori i AKK- së, z. Shaip Havolli i dhuroi nje çertifikat mirënjohje diplomatit Britanik,  Ruairi O'Connell.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)