19 Prill 2024

Administrate shtetëror bëhet me sistem elektronik për rekrutim të zyrtarëve publike

Prishtinë, 30 janar - Ministria e Administratës Publike organizoi një takim pune me përfaqësuesit e institucioneve për hartimin e testimit të projektit për rekrutimin e zyrtarëve publikë, që është pjesë e Strategjisë së Qeverisë/MAP-it, për reformë në administratën publike.

"Ky projekt, është pjesë e reformave legjislative në administratën publike , të përmbledhur në Pakon Ligjore, të cilën e miratoi Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku bëjnë pjesë edhe tre ligjet bazike që rregullojnë administratën shtetërore, dhe aspekte tjera të rëndësishme të administratës “.

Me këtë konstatim e nisi takimin e punës, drejtoresha e DMRAPIE-së, Erna Hasangjekaj e cila, mes tjerash, theksoi se me mbështetjen e BE-së, MAP-i, pos punës që ka bërë për Pakon Ligjore, një kontribut të veçantë e ka dhënë edhe në hartimin e legjislacionit sekondar. Është e ditur, theksoi ajo, se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Ligjin e Pagave për Sektorin Publik. Por, pavarësisht nga ky veprim, MAP-i vazhdon t’i realizojë obligimet e veta në mënyrë që procesi për reforma në administratë të mos ngecë.

Ndërkaq, Naser Shamolli, drejtor i DL-së, duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas bazës se re ligjore, elaboroi peshën dhe rëndësinë e projektit për testim elektronik të zyrtarëve publikë, me rastin e rekrutimit.

Ai, para të pranishmëve  shpjegoi përparësitë që sjell ky projekt, me rastin e rekrutimit si në aspektin e transparencës, ashtu edhe në eliminimin e padrejtësive, që mund të hasen aty-këtu me rastin e rekrutimit. Projekti, shtoi ai, ndodhet në fazën e hartimit e testimit elektronik.

Po kështu, edhe drejtori i DASHC-it, Tefik Mahmuti, iu tha të pranishmëve se, Sistemi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pjesë e të cilës do të jetë projekti për të cilin u bë fjalë, do të jetë një lloj portali, ose më mirë të thuhet do të jetë një faqe elektronike që do t’i përmbajë të gjitha informatat për rekrutim, të cilat iu nevojitën qytetarëve, institucioneve, shoqërisë civile.

Takimi u përshkua me një debat ndërmjet penalistëve dhe të pranishmëve, të cilët, secili nga këndi i vet dhe kontributin e tij, me qëllim që projekti të finalizohet në mënyrë sa më të suksesshme dhe t’i plotësojë kërkesat që parashtrohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)