16 Prill 2024

ADK ngushëllon LDK-në dhe familjen Alimusaj

Prishtinë, 26 mars - Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK) i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Alimusaj dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me rastin e vdekjes së Nimon Alimusaj.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Nimon Alimusaj, veprimtarit të dalluar të lëvizjes për pavarësi dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës. Në emër të Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK) dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllimet më të thella juve familje e nderuar dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nimon Alimusaj ishte një veprimtar dhe atdhetar i shquar i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për jetësimin e idealit të pavarësisë dhe krijimin e një shteti e shoqërie demokratike”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetares së ADK-së, Edita Tahiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)