20 Prill 2024

AAK ua uron Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve

Prishtinë, 15 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, uron kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët.

Kjo festë ngjallë përherë te njerëzit ndjenjën e thellë të solidaritetit, humanizmit dhe të mbështetjes për të gjithë nevojtarët.

Duke kujtuar sakrificën e njeriut për Krijuesin, në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë me respekt edhe të gjithë ata që duke tejkaluar veten, iu falën lirisë dhe shtetit sovran e të pavarur të Kosovës, të cilin përditë po e ndërtojmë së bashku.

Është obligim dhe përgjegjësi e jona, që me përkushtim të lartë, guxim e vizion të qartë, ta kryejmë punën që kemi përpara, për ta bërë vendin tonë pjesë të vlerave dhe shteteve të botës përparimtare. 

AAK, duke uruar të gjithë besimtarët, në prag të kësaj feste të shënuar, përcjellë bindjen e saj të fuqishme se ndjenja e solidaritetit, humanizmit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të dominojë si në mesin e familjeve ashtu edhe kudo midis qytetarëve të vendit tone, në punën dhe angazhimet e përbashkëta për kosolidimin e mëtejmë të shtetit tonë – Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)