09 Prill 2020

AAK-së i ka ngelur merak ta heq tarifën siç e ka bërë me demarkacionin

Prishtinë, 25 mars - Në përgjigjën ndaj Daut Haradinajt, Albin Kurti i tha janë mbledhur për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës dhe jo për të hequr mocionin.

Kurti tha se AAK-së i ka ngelur merak që ta heqë vet taksën, duke thënë se kjo parti e merr bajrakun për çështje të ndryshme dhe në fund i lëshon për karrige.

“Ju, e kuptoni se është e thjeshtë nuk po hiqet tarifa, po hiqet kryeministri. Për atë jemi mbledhur, jemi mbledhur për të hequr kryeministrin. Nuk po hiqet tarifa, tarifa unë kam thënë se zëvendësohet me reciprocitet prej 1 prillit, por po hiqet kryeministri. Unë tarifën e kam hequr për lëndën e parë që importohet nga Serbia e që iu nevojitet edhe prodhuesve tanë. Kaq është kjo punë."

"Por, ajo çfarë unë besoj është që juve ju ka ngelur merak ta hiqni ju tarifën siç e bëtë me demarkacion. Ju e merrni bajrakun e në fund e lëshoni për karrige. E unë se bëj ashtu."

"Demarkacioni, demarkacioni, Qakorri, Qakorri, demarkacioni... top në karrige të kryeministrit e lëshuat bajrakun e ju dëshironit ta përsërisni këtë. Tarifa, tarifa, taksa, tarifa që të vini në qeveri e ta lëshoni. Por jo, kjo nuk u bë, ky mocion sot është që të hiqet kryeministri, jo tarifa”, tha Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)