19 Prill 2024

AAK reagon pas vendimit për rigjykimin Haradinajt

Prishtinë, 21 korrik - "Lajmi për rihapjen e pjesëshme të gjykimit të Ramush Haradinajt, Kryetarit të AAK-së, është një lajm shumë i keq për AAK, për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës", ka thënë në një konferencë për media nenkryetari i kësaj partie Blerim Shala.

AAK sipas tij është tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit të Hagës, veçmas kur dihet që me një vendim unanim të Shkallës së Parë të këtij Tribunali, më 3 prill 2008, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave.

Shala ka deklaruar se ashtu si në marsin e vitit 2005, kur u shpall Aktakuza e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, ashtu edhe tani, në korrikun e vitit 2010, kur u mor vendimi për rihapjen e pjesëshme të Gjykimit të Haradinajt, Kosova përballet me sprova të mëdha politike dhe të sigurisë.

"Si AAK, jemi të bindur që proceset politike në Kosovë, veçmas ato që do të pasojnë në vijim të shpalljes që qëndrimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, këtë të enjte, me 22 korrik, do të dëmtohen thelbësisht", është shprehur Shala.

AAK fton qytetarët e Kosovës që të tregohen të matur dhe të pjekur si edhe herave të tjera, kur Kryetari i AAK-së, me shembullin e vet personal, ka treguar se si duhet të sillemi kur përballemi me sprovat e tilla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)