19 Prill 2024

AAK: Raporti i GNK dëshmi për rrezikun e Kosovës

Prishtinë 27 gusht - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se Raporti i fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK) është dëshmi e re paralajmëruese për rrezikun që i vjen Kosovës nga mundësia e “ideve të reja” për veriun e Kosovën.

Opsionet e propozuara nga GNK-ja për krjimin e autonomisë për veriun e Kosovës dhe aranzhmanet e reja brenda Kosovës janë të rrezikshme, destabilizuese dhe, si të tilla, të papranueshme për AAK-në dhe popullin e Kosovës.

Mbi të gjitha, AAK konsideron se tashmë është e qartë se përgjegjësia e situatës së krijuar në veri të vendit bie direkt në Qeverinë e Kosovës, e cila asnjëherë deri më tash nuk ka tentuar të zbatojë Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës në atë pjesë të territorit.

Raporti dhe opsionet e GNK-së për veriun e Kosovës dëshmojnë edhe njëherë se AAK ka pasur të drejtë të plotë saherë ka ngritur shqetësimet për rrjedhën e proceseve në atë pjesë të territorit.

AAK rithekson se është e përkushtuar plotësisht për funksionalizimin e shtetit të Kosovës, ruajtjen dhe fuqizimin e sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, demokratizimin e shoqërisë, integrimet evro-atlanike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, bazuar në Kushtetutën e vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)