24 Prill 2024

AAK: Prishtina është bërë peng i pazareve politike PDK-LDK

Prishtinë, 21 maj - Anëtar i Kryesisë së Aleances për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri,  në një konferencë për media, ka thënë se Prishtina, si kryeqendër është bërë peng i pazareve politike.

\"Jemi dëshmitarë të një situate të rëndë në kryeqytet që po vjen si rrjedhojë e neglizhencës totale ndaj problemeve shumë bazike në një anë, dhe në anën tjetër fundamentale për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës\", ka thënë ai.

Në një anë sipas tij Qeveria e Republikës së Kosovës po saboton kryeqendrën me mosmiratimin e ligjit kurse në anën tjetër nuk ka një kërkesë dhe shtytje konsistente dhe serioze nga qeveria komunale.
 
Komuna e Prishtinës në mungesë të ligjit për kryeqytetin sipas Tahirit ka humbur më së paku rreth 4 milionë euro në vit.

\"Marrë në total, nga viti 2009 kur edhe është iniciuar ky ligj, Prishtina ka humbur mbi 12 milionë euro nga buxheti qendror. Përveç humbjeve buxhetore, mungesa e ligjit ka reflektuar negativisht edhe në dobësimin e shërbimeve të decentralizuara nëpër lagjet e Prishtinës.\"

Prishtina sipas tij ka humbur dnoacionin prej hiq më pak se 14 milionë eurosh investime nga Komisioni Evropian. Ky projekt ka shkuar në Mitrovicë, vetëm e vetëm për shak të agjendave të tekeve dhe interesave të ngushtë politik të PDK dhe LDK. 

Ai paralajmëroi se AAK do të kërkojë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mandatojë komisionin përkatës parlamentar për hartimin e ligjit për kryeqendër në mënyrë që të përmbushet obligimi kushtetues dhe përfaqësimi i interesave të qytetarëve.

Për këtë, AAK kërkon nga Komuna e Prishtinës që të jetë më aktive në përfaqësimin e interesave të qytetarëve duke qenë këmbëngulës në adresimin e të drejtave që u takojnë.

\"Ne rrezikojmë që në vitin e ardhshëm t’i humbim edhe rreth 10 milionë euro. Kjo duke llogaritur se në buxhetin e vitit 2010, komuna nga granti qeveritar i ka marrë rreth 31 milionë euro, kurse tani me regjistrimin e popullsisë, Prishtina ka dalë diku rreth 200 mijë banorë (shifër kjo e raportuar nga mediat vendore) e që i bie që do të marrë rreth 10 milionë euro më pak, pasi që ndarja e grantit qeveritar 89% bazohet në numrin për kokë banori.\" 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)