20 Prill 2024

AAK përshëndetë arrestimin e kriminelit Ratko Mlladiq

Prishtinë, 27 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e përshëndetë arrestimin, ndonëse të vonuar, të kriminelit të luftës dhe udhëheqësit të krimeve më mosntruoze të luftës së fundit në Ballkan, gjeneralit serb Ratko Mlladiq.

AAK konsideron se ky është një lajm i mirë për mbarë botën e civilizuar dhe sidomos për familjet e mijëra viktimave të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, se më në fund drejtësia do të fillojë të vendoset në vend.

AAK, me shpresë se gjenocidi dhe krimi i vërtetë mbi njerëzimin në Ballkan do të nis të trajtohet realisht dhe do të marrë dënimin e merituar, fton Qeverinë e Serbisë që t’i arrestojë edhe kriminelët tjerë të luftës që më shumë se një dekadë po i ikin drejtësisë, dhe t’ia ofrojë gjyqit ndërkomëtarë për t’ua dhënë dënimin e merituar.
 
AAK shpreson që më në fund drejtësia ndërkombëtare do t’i qetësojë shpirtërat e familjeve të viktimave në Srebrenicë dhe në mbarë Bosnjën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)