24 Prill 2024

AAK: Mafia politike, po bartet nga niveli qendror në atë lokal

Prishtinë, 9 gusht - Kryetari i Degës së AAK-së në Klinë, Enver Berisha dhe deputetja e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, znj. Donika Kadaj-Bujupi, kanë prezantuar të hënën defektet dhe dështimet e deritashme të pushtetit lokal në Klinë.

Fillimisht, znj. Kadaj-Bujupi ka potencuar spektakularitetin e deklarimeve të EULEX-it dhe mungesën e veprimeve konkrete të tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. “Fenomeni i korrupsionit vazhdon të gllabërojë përditë buxhetin e Kosovës, të dëmtojë ekonominë e vendit dhe të pamundësojë investimet e huaja në Kosovë, e si pasojë e kësaj qytetari i Kosovës po varfërohet përditë”, ka thënë deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Sistemi korruptim i Qeverisë Thaçi, i instaluar në Kosovë, është përcjellë përmes grupeve të caktuara edhe nëpër komunat e Kosovës, ndër të cilat, më së shumti vërehet në Komunën e Klinës, ku pas abuzimit me votën e qytetarëve, pastaj është instaluar edhe sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes së djersës s tyre, nga kjo qeveri, e edhe sot vazhdon të abuzohet me taksat e tyre, ka thënë znj. Kadaj-Bujupi.

Në prezantimin e tij, kryetari i Degës së AAK-së në Klinë, z. Enver Berisha, ka potencuar dështimet dhe zhvillimet tjera negative në pushtetin lokal në Klinë, me theks të veçantë mungesën e vazhdueshme të ujit të pijes, ndërkohë që, siç ka thënë ai, Klina vazhdon të flejë mbi ujë, e rrethuar me pesë-gjashtë lumenj.

Kryetari Berisha ka potencuar si dukuri negative edhe blerjen e veturës prej 70 mijë eurosh nga kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, duke  e cilësuar këtë si komoditet të tepruar individual të pushtetarëve në kurriz të varfërimit të vazhdueshëm të qytetarëve të Klinës.

Berisha ka potencuar edhe dukurinë tjetër negative në Klinë, mosinvestimin e Komunës në objektin e Pallatit të Rinisë, i cili kishte filluar të ndërtohet tre vjet më parë, kurse tash veç ka filluar të rrënohet, edhe pse në të janë investuar deri më tani 300 mijë euro, të cilat veç po humbin me dëmtimin e vazhdueshëm të këtij objekti. Pushtetarët aktualë të Klinës kishin premtuar ndërtimin e një qendre për rininë e klinase, ndërsa tash edhe objekti i investuar fillimisht po shkatërrohet dhe është harruar nga pushteti aktual.

AAK ka konstatuar edhe një herë se politikat abuzuese, korruptive, krimi i organizuar dhe lidhjet e shkurtra të mafiozitetit në administratën e vendit, nga niveli qendror qeverisës, fatkeqësisht, po barten me besnikëri edhe në nivelin lokal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)