18 Prill 2024

AAK lidh koalicion me boshnjakët

Prishtinë, 5 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me partinë e boshnjakëve BSDK, me ç\'rast pas zgjedhjeve dhe konstituimit të institucioneve, deputetët e këtyre subjekteve do të jenë në një grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja e arritur mes AAK-së dhe BSDK-së, nënkupton bashkëpunonim ndërmjet dy partive gjatë fushatës për zgjedhje e përgjithshme në Kosovë, por jo edhe krijimin e një liste të përbashkët.

Nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku tha se memorandumi nuk nënkupton koalicion parazgjedhor, por një bashkëpunim që në fakt është zyrtarizim i raporteve të mira që këto dy subjekte kanë pasur në të kaluarën në shumë fusha.

Kryetari i BSDK-së, Hilmo Kandiq tha se marrëveshja për bashkëpunim me AAK-në ka ardhur si rezultat i propozimit që i ka bërë kohë më parë Ramush Haradinaj dhe tani ky është vetëm zyrtarizim i raporteve që partitë kanë pasur në të kaluarën.

Kandiq sqaroi se nuk do të jenë me një listë me AAK-në, porse pas konstituimit të institucioneve nesh hyn në Kuvend do të jenë pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)