18 Nëntor 2019

AAK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Thaçi

Prishtinë, 22 mars - Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, gjatë një konference për shtyp, ka deklaruar se qeveria Thaçi ka humbur mbështetjen e qytetarëve për 20%. Ai ka akuzuar qeverinë aktuale për ngritje të luksit në dëm të qytetarëve të vendit, të cilët i ka kapluar papunësia dhe varfëria. Ramadani tha se keqqeverisjen më së miri e dëshmon fakti se “brenda një kohe shumë të shkurtër, Kosova është mbuluar nga raportet dhe analizat tepër negative për qeverisje në vend. Si rrjedhojë e gjithë kësaj, sipas Ramadanit, Thaçit nuk i ka mbetur rrugëdalje tjetër përveç ‘dorëheqja e tij e menjëhershme’.

Ramadanit tha se raporti i fundit i “Paralajmërimit të hershëm”, i publikuar nga Misioni i UNDP-së në Kosovë, tregon çartë se tashmë qeveria Thaçi ka humbur mbështetjen e qytetarëve të Kosovës.

“Tashmë në mars 2010, besimi i qytetarëve për qeverinë Thaçi ka rënë për rreth 20 për qind, në krahasim me shtatorin 2009. Vetëm 36 për qind e të anketuarve janë shprehur të kënaqur. Dhe, se ky është sinjal i qartë për secilin politikan serioz”, tha Ramadani.

Sipas AAK-së, arsyet e humbjes së besimit janë tepër të mëdha, duke filluar nga korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e vendeve të reja të punës, mungesa e investimeve, varfëria, premtimet e papërmbushura e deri të mentaliteti komunist i qeverisjes.

“Megjithatë qeveria Thaçi po rrit maksimalisht pesimizmin politik të popullit të Kosovës. Sikurse thuhet në raport, në krahasim me shtatorin e 2009, kjo anketë tregon rritje për 8 për qind, në pesimizmin politik të të intervistuarve, tani duke qëndruar në 41 për qind”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së.

Ramadani gjithashtu potencoi, ‘qytetarët i ka kapluar papunësia dhe varfëria, përderisa qeveria Thaçi vazhdon të rris luksin e vet’. Ai, duke cituar raportin në fjalë, tha se papunësia dhe varfëria janë përmendur nga shumica e të anketuarve si dhe faktorët kryesorë të kërcënimit ndaj stabilitetit të vendit.

Megjithatë Sekretari i AAK-së, bëri një krahasim “me te njëjtin standard, me të njëjtin raport që ka bërë UNDP, në periudhën janar-mars 2005, ku në krye të qeverisë ka qenë Kryeministri Ramush Haradinaj, kënaqshmëria e qytetarëve në qeverinë Haradinaj ka qenë 81.2 për qind ndërsa, tash për Kryeministrin Thaçi, është 36 për qind”.

Ramadani u shpreh se e vetmja rrugëdalje për Kryeministrin Thaçi, pas humbjes së besimit të qytetarëve, është ‘dorëheqja e tij e menjëhershme’.

Kërkesa e Ramadanit për dorëheqjen e Qeverisë Thaçi, vjen disa ditë pasi deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi kishte thënë se ‘riformatizimi më i mirë i qeverisë do të ishte largimi i Thaçit’.

AAK duke komentuar raportin e fundit të publikuar nga UNDP sipas të cilit raport, ka rënë besimi i qytetarëve në institucionet e vendit, AAK konsideron se qeveria Thaçi ka humbur mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. Në raste të tilla kryeministri duhet të jap dorëheqje, tha sekretari i përgjithshëm i AAK-së Burim Ramadani.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)