26 Prill 2024

2019-ta për Gjilanin ka qenë vit i lirimit të hapësirave publike

Gjilan, 9 janar - Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se viti 2019 për Gjilanit do të mbahet në mend si vit i lirimit të hapësirave publike nga uzurpatorët.

“Kemi bërë maksimumin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët. Nuk ka qenë e lehtë, por nuk do të ndalemi së zbatuari ligjet në fuqi. Gjatë këtij viti janë rrënuar gjashtë objekte që kanë qenë në pronën publike dhe kanë penguar zhvillimin e projekteve të Gjilanit”, ka thënë Rushiti, në konferencën për media.

Rushiti ka njoftuar, po ashtu, se kanë zbatuar me përpikmëri dy vendimet e kryetarit për kujdestaritë gjatë sezonit veror dhe vendimin mbi menaxhimin e ujit të pijshëm.

“Duke e falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe qytetarët për lojalitetin, kemi arritur rezultate të kënaqshme në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Gjatë vitit 2019 janë shqiptuar 63 gjoba mandatore për mbrojtjen e ambientit dhe keqpërdoruim të ujit të pijshëm, ndërkaq numri total i procesverbaleve i Drejtorisë së Inspekcionit është 1348.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka potencuar se Zyra Kombëtare e Auditorit e ka vlerësuar pozitivisht punën e sektorit për ushqim – mishin, grurin dhe prodhimet nga gruri,  që operon në kuadër të këtij dikasteri.

Në fund, drejtori Rushiti i ka falënderuar edhe organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore për bashkëpunimin e mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)