24 Prill 2024

2018 do të jetë vit i hapave të mëdhenj në reformimin e administratës publike

Prishtinë, 26 prill - Në Ministrinë e Administratës Publike u mbajt takimi i VIII i Grupit të Veçantë për Reformën në Administratën Publike, i kryesuar nga ministri i MAP-it Mahir Yagcilar, me bashkë kryesues Shefin e DP-së për zgjerim nga Komisioni Evropian David Cullen.

Në këtë takim, morren pjesë Bedri Hamza, Ministër i Financave,  Dhurata Hoxha, Ministre për Integrime Evropiane , Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë, Besnik Tahiri, Koordinator për Reformat Shtetërore, si dhe  përfaqësues ndërkombëtarë nga Zyra e KE-së në Kosovë, SIGMA.

Në fillim të takimit, ministri i MAP-së Mahir Yagcilar, të pranishmeve u shprehi kënaqësinë, duke ju uruar mirëseardhje në takimin e  radhës së Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike.

"Ky është një forum që ofron një mundësi të veçantë të shkëmbimit dhe koordinimit midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për procesin e reformës së administratës publike", tha ministri Yagcilar.

Kur flasim për vitin 2017, vazhdoi ministri Yagcilar,  duhet të kemi parasysh edhe kontekstin në të cilin kemi vepruar. Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor të vitit 2017, ndërsa Qeveria e re mori detyrën në shtator. Përkundër këtij mjedisi ne kemi bërë përpjekje dhe kemi arritur progres konkrete në kuadër të të gjitha konkluzioneve të takimit të fundit të GVRAP.

Ministri Yagcilar, duke vecauar disa te arritura ne drejtim te RAP, permendi, fushën e Reformave të Administratës Publike, hyrja në fuqi e Kontratës për Reformën Sektoriale me Komisionin Evropian, duke theksuar, se mbetet një arritje qëndrore dhe përmbushja e indikatorëve nga kjo kontratë është prioritet kryesor për ne. Ne si   MAP, kemi shqyrtuar me kujdes të veçantë Raportin për Vendin të Komisionit Evropian për vitin 2018 si dhe  Raportin e Monitorimit për administratën publike për vitin 2017 të OECD/SIGMA.

Mirëpresim gjetjet në Raportin për Vendin të Komisionit Evropian, duke theksuar se nga leximi që i kemi  bërë,  fusha e administratës publike qëndron më së miri krahasuar me fushat e tjera, tha ministri Yagcilar. Raporti u jep notë pozitive, përgatitjeve në fushën e administratës publike dhe njeh progresin e arritur sidomos në procesin e racionalizimit të agjencive dhe organeve të pavarura. Raporti gjithashtu shënon si sfidë politizimin e tërë administratës publike që ndikon negativisht në efikasitetin dhe pavarësinë profesionale.  

Ministri i MAP-së Mahir Yagcilar, gjatë fjales se tij, foli edhe  per  raportin e Monitorimit nga SIGMA/OECD, i cili, sic tha ministri Yagcilar, ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të progresit dhe sfidave në procesin e reformës së administratës publike.

Sa i përket kornizës strategjike për reformën e administratës publike, Kosova është vlerësuar pozitivisht dhe jemi mbi mesataren e rajonit ku kemi të bëjmë me cilësinë e kuadrit strategji për reformën e administratës publike.

Në lidhje me Shërbimet Publike dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore raporti i SIGMA/OECD njeh progresin substancial të arritur në procesin e klasifikimit të vendeve të punës në institucionet qeveritare. Aktualisht kemi rreth 80% të pozitave të nëpunësve civilë, të harmonizuar me katalogun e punës dhe të klasifikuar.

Ministri Yagcilar, premtoi se  do  të angazhohemi më shumë për të përmirësuar procesin e rekrutimit të nëpunësve civilë dhe për të adresuar problemet me profilet e punës.

Lidhur me Menaxhimin e Financave Publike, raporti vëren se kuadri ligjor për prokurimin publik është kryesisht në përputhje me Bashkimin Evropian (BE) dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të siguruar gjithashtu fonde adekuate për procesin e Reformës së Administratës Publike, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin fiskal.

Në vazhdim të fjales se tij, ministri Yagcilar theksoi, se viti 2018 do të jetë vit i hapave të mëdhenj në fushën e reformave të administratës publike. Ne presim që gjatë këtij viti Qeveria dhe Kuvendi të miratojnë Ligjin për Pagat, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Organizimin e Administratës Publike. Nga takimi ynë i fundit i GVRAP kemi shënuar progres, sepse tashmë kemi edhe draftet fillestare të ligjeve përkatëse.

Në permbyllje te fjales se tij, ministri Yagcilar, theksoi se modernizimi i administratës publike në Kosovë, transformimi dhe avancimi i sajë, është një investim në demokraci dhe ekonomi, në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë dhe në afrimin e shtetit tonë më pranë Bashkimit Evropian, që është interesi më i lartë shtetëror i yni.

David Cullen, nga  Komisioni Evropian, vlerësojë punën e  bërë nga e institucionet e Republikës së Kosovës, lidhur me proceset në reformën e administratës publike dhe angazhimin e ministrit Yagcilar në këtë proces, duke theksuar se Komisioni Evropian do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar obligimet që dalin nga ky proces.

Në këtë kontekst, falenderim të vecantë i dha, ministrit të MAP-së, Mahir Yagcilar, për kontributin dhe angazhimin e tij, për të arriturat  e deritashme në Reformën e ADdministartës Publike.

Cullen u shpreh, duke thënë"  Komisioni  Evropian edhe me tutje do të vazhdoj t'a mbështes  procesin e reformës së administratës publike, duke përmendur raportin vjetor ku jane vecauar të arriturat në progresin e  RAP-it në këtë vit.

Komisioni Evropian, duke vleresuar strategjinë relevante te Refromes së Administratës Publike, gjatë ketij takimi, u përqendrua, në avancimin e sistemit te monitormit dhe raportimit.
Në fund të këtij takimi dolën një varg konkluzionesh, për të cilat, palët u dakorduan që të realizohen deri në takimin e ardhshëm të GVRAP-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)