20 Maj 2019

1/3 e detyrimeve të MSA-së nuk zbatohen

Prishtinë,  20 prill - Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimi.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi më 1 prill 2016. Në këtë kuadër, Kosova ka marr për detyrim që të zbatoj dispozitat e MSA-së brenda periudhës dhjetë vjeçare.

Me qëllim zbatimit të dispozitave të MSA-së, Kosova miraton çdo vjet Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) është dokument kyç i institucioneve të Republikes së Kosovës i cili ka për synim zbatimin e detyrimeve të Kosovës që burojnë nga MSA. Kërkesa për hartimin e Programit buron nga neni 74, pika 3 e MSA-së.

Dokument të tillë, nën emërtime të ndryshme, e kanë në fuqi të gjitha vendet e rajonit që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asocimi, psh. në Shqipëri: Plani Kombëtar për Integrim Evropian, në Serbi: Programi Kombëtar për Adoptimin e Acquis apo në Mal të Zi: Programi Kombëtar për Anëtarësim në BE.

Përgatitja e Programit koordinohet nga Ministria e Integrimit Evropian. Ky program përmban masa konkrete të cilat propozohen nga vet institucionet e shtetit për të adresuar dispozitat e veçanta të MSA-së.

Në këtë kontekst, në baza vjetore ka pasur regres të vazhdueshëm në numrin e reformave të parapara, dhe të zbatuara.

Në bazë të statistikave të vetë institucioneve në vitin 2016, programi kishte 1,347 masa - nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 741, në vitin 2017, programi kishte 967 masa - nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 600 dhe në vitin 2018, programi kishte 532 masa - nga të cilat institucionet arritën të përmbushin 362.

Prandaj, krahasuar më vitin 2016, në vitin 2018 sipas Institutit EPIK kemi numër më të vogël të masave të parapara dhe të zbatuara në kuadër të implementimit të dispozitave të MSA-se.

"Respektivisht në vitin 2016, janë zbatuar 741 masa nga 1,347 sa ishin gjithsej, ndërsa në vitin  2018, numri masave të zbatuara ka rënë në 362 nga 532 masa te planifikuara - që i bie  se nuk është arritur të përmbushet 1/3 e planifikimit vjetor për vitin 2018", thekson Instituti EPIK .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2019  - Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa i Komunes se Pejes. (Salla e takimeve, zyra e kryesuesit Islam Husaj, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe Koordinatori i testit nacional Rexhep Hoti raportojn para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me testin e organizuar në shkollat e Kosovës. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)
 
- Shoqata Down Syndrome Kosova mban konferencë për media për të njoftuar lidhur me sjellën në Kosovë të grupit te vallëzimit “Larondina” nga Britani e Madhe. (Hotel Parlament në Prishtinë, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Enver Topalli. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)