20 Prill 2024

Zhvillimi dhe implementimi i praktikave moderne të menaxhimi sfidë për bizneset

Shkruar nga Egzon Kastrati

Menaxhimi i bizneseve në Kosovë zhvillohet në suaza të një sistemi klasik (mbrojtje statuskos) si tansi ose po të potencojmë me term bukfal  zhvillohet ne kontekstin e "menaxhim primitiv" të mbi 95% e tyre  dhe me ideologji klasike, problemet e trashiguara në fazën tranzicionale kanë penguar dhe nuk kanë tregur efekt në zhvillimin e qasje në të mësuarit organizativ të bizneset kosovare  duke prodhuar një sistem jo elastik dhe jo fleksibil qe po derivojn situata kaotike  gjatë operimit.

Antipatia ndaj rriskut për këto biznese e në masë të madhe mungesa e instrumenteve dhe modeleve për t’a minimizuar ose shmangur vie si pasojë e keqmenaxhimit si faktor kyç që po dërgon drejt falimentimit(shuarjes)se këtyre bizneseve.

Andaj duke e trajtuar këtë aspekt edhe situata me Covid 19 si fenomen diskret do të ndikoj në pamundësinë e funksionimit në suaza rentabël dhe likuide.

Kjo si pasojë e mungesës se dijes, aftësive kadrovike nën konteksin organizativ për t’i adresuar problemet tek të gjithë akteret relevant dhe për të ndërrmarrur plane reaguse kundrejt problemeve nën të cilat ekspozohet funksionimi dhe mbijetesa e bizneseve.

Kjo pandemi si faktor afektues duhet të ve në pah një nevojë imediate për bizneset për t’a hartuar një strategji për të zhvilluar një ekip profesional të cilet akceptojn dhe përshatin modele dhe instrumente preventive dhe i inkorporojn nepër profile në funksion të departamenteve që i mundëson proaktivitet dhe reaktivitet duke zhvilluar nje qasje situacionale ndaj këtyre fenomeneve duke ndikuar në ruajtjen e  stabilitetit.

Bizneset Kosovare duhet tet zhvillojnë qasjën e organizatës që mëson si komponet kyç i mbijetesës në mjedise dinamike dhe funksionimin si sisteme stohastik që të ndikoj në rritjën e potencialit për të hartuar dhe akceptuar ndryshime azhure dhe të sakta në funksion rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit menaxhues të organizatës.

Menaxhimi duhet të trajtohet si art dhe  shkencë, e para lidhet me qasjen e personalitetit, karizmës, karakterit të menaxherit si dhe me kreativitetin në  qasjën ndaj fenomeneve organizative.

Shkenca kërkon një qasje empirike për implementim të teknikave bashkohore për ta ruajtur funksionimin e organizatës dhe të prodhoj kompetenca dalluse.

"Biznesi sot është si një anije me vela që vepron në një mjedis me ndryshime permanente. Esenca është që pavarësisht ndryshimeve përshtaten velat dhe mos të ndryshohet drejtimi drejt objektivave".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)