20 Prill 2024

Zhvillimet urbane në Tiranë dhe Prishtinë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Informohem se si kryeqyteti i Shqipërisë,Tirana e kishte organizuar një konkurs ndërkombëtar urbanistik,për një ndërhyrje urbanistike,për zgjerimin e sheshit qendror të kryeqytetit “bulevardi i Tironës”. Bëhet fjalë për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha.

Në konkurs do të prezantojnë punimet e veta shtatë(7) shtëpi projektuese nga i tërë rruzulli tokësor,nga njëzet (20) sa kishin konkurruar. Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura,të arkitekturës dhe urbanistikës botërore si Daniel Libeskind e të tjerë emra të respektuar. Kryetar i Jurisë është Kryetar i Bashkisë së Tiranës,z. Lulëzim Basha. Është ky një veprim që do të ia kishin zili Tiranës shumë kryeqytete konkurrente në botë.

Me siguri nga i tërë ky proces Tirana do të fitoi një zgjidhje të preferuar urbanistike,për zhvillimet e reja të ndërlidhura me rehabilitimet urbane të zonës në fjalë,duke iu përshtatur trendëve të reja urbane,si dhe duke e inkorporuar në Planin Rregullues të Tiranës,i cili është duke u punuar dhe është në fazën përfundimtare.

Për të ndryshuar mentalitetin shumë shekullor primitiv,që i karakterizon kulturat e shteteve të Ballkanit,kemi dëshmuar se nuk është e mjaftueshme kufizimi i diturive,në fushën e urbanizmit pa bashkëpunuar me ekspertët ndërkombëtar. Kjo është praktik e rendomë që me institucionin e konkursit të arrihen zgjidhjet sa ma funksionale,realiste e çka është ma e rëndësishme të realizueshme dhe lehtë të zbatueshme.

Se si trajtohet kjo problematik në Kosovë është tepër shqetësuese,rruga qendrore në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë,e cila as që ka shesh qendror, nuk ka pasur tretman adekuat që nga pas lufta. Është dëshpëruese se si është mbyllur rruga e qendrës së kryeqytetit,pa bërë analiza profesionale për funksionimin e një vendbanimi në raste të tilla.

Situatë e ngjashme është edhe në zonat tjera të kryeqytetit,ku në mungesë të një kulture elementare urbane,kemi një trajtim të çuditshëm të problemeve urbane. Vendimmarrësit prishtinas as që kanë kapacitete profesionale me u ballafaquar me ketë problematik,e cila është komplekse dhe kërkon njohuri dhe dituri të lartë,e cila iu mungon.

Ata nuk munden të arsyetohen më mungesë të informimit apo të pengesave tjera,ato janë të pa qëndrueshme në fushën e urbanizmit, ku që dymbëdhjetë (12) vite po dominojnë interesat e grupeve e ndryshme individuale,partiake apo regjionale.

Ata janë publikisht të njoftuar që nga qershori i vitit 2008,kur Kryetari aktual i Kuvendit Komunal organizoi një takim me arkitektët,urbanistët dhe të tjerët. Gati të gjithë u pajtuan se duhet përgatitur dhe shpallur një konkurs ndërkombëtarë,për projektin arkitektonik – urbanistik të rregullimit  të qendrës së Prishtinës.

Kjo është një praktik e rëndomtë në qarqet intelektuale të kohës së sotme. Një praktik të tillë me sukses po e zbaton Tirana për sheshin qendror të saj,pasi në vitet e demokracisë të brishtë Shqiptare,disa herë me konkurse ndërkombëtare janë kërkuar zgjidhje sa ma të mirë për sheshin qendror “Skënderbej”.

E çka na ofron neve sot Prishtina ?,pas shumë viteve para disa muajve, saktësisht në gusht 2011,na prezanton një projekt për “Sheshin e pavarësisë” Ibrahim Rugova,të cilin e kishte përzgjedhur me anën e një tenderi ku kishte konkurruar vetëm një firmë ndërtuese-projektuese,thua se është fjala për ndonjë punë rutinore e jo për projektimin e një pjese komplekse,të një tërësie mu në pjesën qendrore të Kryeqytetit të Kosovës.

Atëherë isha tërësisht i befasuar se si po lejohej komuna e Prishtinës kështu të veproi me ‘tenderomani” apo “konkurse” si i quajnë ata,nuk është ky shesh i vetëm një partie politike por i tërë Kosovës. E njëjta procedurë u zbatua edhe në fillim të vitit 2012 me “sheshin”Zahir Pajaziti ku kemi vetëm një propozim projekt. U “harruan” garazhet nëntokësore të cilat i përmendi një diskutues në një takim formal,që kishte organizuar Komuna në emër të “transparencës”.

E tërë kjo ngjan pasi që dymbëdhjetë vite nuk ka qasje profesionale ndaj problemeve të shumta urbane në Prishtinë. Atëherë kur në mënyrë profesionale do të iu qasemi kësaj problematike,rezultatet nuk do të mungojnë,e për ketë si duket atyre iu duhet kohë e çmueshme të cilën ata nuk e kanë vlerësuar përpara,e çka është ma tragjike nuk po e vlerësojnë as sot. Ishte një tentim të vihet rend dhe rregull urban,por kjo nuk iu konvenonte atyre që kanë vepruar me moton “ujku donë mjegull”,dhe dëshirojnë që kjo situatë kaotike urbane në Prishtinë të vazhdojë në pafundësi.

Është befasuese se si Shqiptarët e Kosovës,së paku në vitet e pas luftës,nuk i morën gjërat pozitive që i kishte dhe po i ka shteti Shqiptar,së paku në fushën e urbanistikes,që me anën e konkurseve ndërkombëtare të zgjidhin së paku problemet urbane në qendrën e Prishtinës,e të mos punojnë ashtu si janë duke vazhduar të veproi me një izolacionizëm provincial,i cili herë do kurdo do të iu hakmerret.

Dihet së ka ekzistuar përkrahja politike dhe financiare e faktorit ndërkombëtar për çështjet urbane, por problemi është se si i kanë shfrytëzuar ato mjete materiale të dy kryeqytetet Shqiptare. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)