03 Gusht 2020

Zhurma, sharjet e linçimet nuk e tregojnë vërtetësinë në çështjet e ngritra politike

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Sot si kurrë më parë, partitë kanë nevojë jo për të bërë politika ditore dhe dhënë mesazhe përmes simbolikave, por të avancojnë rolin e tyre me ofrim të ofertave të thjeshta programore karshi të gjitha çështjeve, edhe për fazën finale të dialogut me Sërbinë.

Në Kosovë, në jetën politike të saj, ka kohë që mungon dëgjimi empatik apo thënë më kuptueshëm dëgjimi me qëllim për t'u kuptuar. Mungesa e tillë ka nxjerrë në sipërfaqe zhurmën e sharjet si mjet inponues të komunikimit.

Padyshim që zhurma, sharjet e linçimet nuk e tregojnë vërtetësinë për çështjet e ngritura, madje shpeshëher mund të konsiderohen edhe si improvizim apo mungesë e dijes që çështjet e ngritura të faktohen në argument dhe për to të luftohet në kuadër të rregullave sistemore të demokracisë.

Në këtë mes ka krizë të arsyes. Mungesa e dëgjimit për t'u kuptuar në mes të liderëve politik, si duket është produkt i një zemërimi të mëhershëm e jo që lidhet me pozicione politike për të tashmen, tejkalimi i tij mbase po duket të jetë i vështirë.

Të bërit politikë veshur me petkun e zemërimit, është e pamundur, pasi politikanët e tillë në mendje do të jenë të robëruar apo jo të lirë dhe paranojak. Zemërimi është më shumë tipar i fëmiut të sëmurë, i cili vazhdimisht qan dhe përmes të qarit kërkon vëmendje apo diçka personale për të realizuar!

Pika e Kthesës në vend të klithjeve diletanteske si ofertë politike!

Si mund të bëjnë gjërat e vogla ndryshime të mëdha? A mundemi që politikat që stolisin gjendjen të zëvendësohen me politikat që ndryshojnë gjendjen? Si do të dukej një qeverisje e mirë, pak e kushtueshme e shumë vizionare? Konsideroj se kjo është fusha e politikës e cila tek qytetari duhet të arrijë, në vend të klithjeve diletanteske, si ofertë politike. Fenomeni i hapjes së lajmit gojë pas goje, duhet të arrijë se ne kemi qëllimin e shënimit të PIKËS SË KTHESËS , për Kosovën. Shënimin e pikës së kthesës do ia dëshiroja subjektit politik të cilit i takoj së pari,e më pas edhe të gjithave të tjerave. Nju Jorku Lindor në vitet 1980-1990, ishte i mbushur nga e keqja, krimi, droga, korupcioni, amoraliteti, dhuna, vozitja e shfrenuar. Pika e kthesës ndodhi dhe ndryshoi jeta e qytetarve .

Ekonomistët thonë se në shenimin e pikës së kthesës, pos strategjisë së policisë e drejtësisë, efekt të madh pati përmirsimi në ekonominë e qytetit, efektin e punësimit të të rinjve që përndryshe do të kishin ecur në rrugët si kishin vepruar moshatarët para pikës së kthesës. (Motivuar nga libri i Malcolm Gladwel, "Pika e Kthesës").

Qarkullim të pushtetit apo shkatërrim të shtetit

Qarkullimi i pushtetit në autoritarizëm nuk kuptohet, apo kuptohet në stilin ose unë, ose e shkatërrova shtetin. Autoritarët dhe partizanët e tyre, demokracinë e mendojnë si një rrahje rruge e jo si lojën me rregulla të shkruara dhe arbitra të vendosur.

Bipolarizimi në Kosovë sot, më rikthen në ngjashmërinë me situatën kur vendoseshin themelet e Amerikës. Kishim betejen partizane e fanatike nga federalistët e Xhon Adamsit dhe në anën tjetër, republikanët e Tomas Xhefersonit.

Federalistët e vlerësonin vetveten (sikur sot tek ne një subjekt politik) si personifikim të Kushtetutës dhe të Vërtetës. Në pikëpamjen e tyre, kush i kundërshton ata është tadhtar i projektit amerikan.

Është nevojitur kohë për ta njohur njëra-tjetrën si parti rivale dhe jo armike, në mënyrë që pastaj të kemi qarkullim demokratik të pushtetit dhe jo të shkatërrimit të shtetit!

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2020 - Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mbajnë porotestë simbolike (Para objektit të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot do të vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, Kushtrim Hodaj. (Ambientet e IPK-së në Hajvali.  ora 10:00)

- Pronarët e pishinave do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë. (Sheshi “Skëndërbeu”, ora 14:00)