19 Mars 2024

Zgjidhja përfundimtare për Kosovën

Shkruar nga Seremb Gjergji  

Kosova nën Mbrojtjen/Protektoratin Amerikan 100 vjeçar është zgjidhja e vetme dhe afatgjate. Vendi ynë behet pjese e Commonwealth-it Amerikan.

Mbetet që Institucionet e Kosovës ta shpallin një referendum/konfirmim popullor që konfirmon Protektoratin Amerikan – edhe ashtu OKB me Mbrojtje/Protektorat është prezent në Kosovë. 

Nga Bashkimi Evropian (BE) nuk asnjë zgjidhje të mirë për Kosovën. Ata i kanë hilet dhe problemet e veta.

Aktualisht, Kosova vazhdon të mbetët Shtet i Pavarur pa zgjidhje afatgjata, por me këtë Mbrojtje/Protektorat nuk e shkelë as Kushtetutën e Kosovës e as Kushtetutën e Amerikës. Kushtetuta janë lejon referendum/protektorat sipas nenit 2&65, pika 3; ashtu edhe Kushtetuta e Amerikës sipas nenit 4, pika 3.

Kosova si Shtet i Pavarur ka të drejtë të marr vendime afatgjata Politike dhe Strategjike në interesin Nacional.

Në vitin 1900 kur Haxhi Zeka ka shpallur Pavarësinë e Kosovës, në Kuvendin e Pejës me 450 Delegat dhe 51 pjesëmarrës, ka kërkuar me shkrim të njëjtën Mbrojtje/Protektorat nga Anglia. Por letra s’ka arritur asnjëherë tek mbretëresha. Sot s’ka kush e ndalon vendimin e Kuvendit tonë.

Kosova nën Mbrojtjen/Protektoratin do te udhëhiqet si territor Amerikan (ngjashmëri me Porto Rico-n), por 5 vjet para përfundimit të 100 vjet Mbrojtjen/Protektoratin, Kuvendi i Kosovës dhe Kongresi Amerikan akordohen për zgjatje apo përfundim të procesit.

Gjatë kësaj kohe Kosova përpos votës për institucionet e veta, do të votonte edhe për zgjedhjen e 2 përfaqësuesve për Kongresin Amerikan dhe 1 përfaqësues për Senat.

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të marrin pasaporta amerikane; shërbejnë në ushtrinë amerikane si dhe Kushtetuta dhe Ligjet, brenda 5 vjetëve, adaptohet në bazë të kësaj marrëveshje.

Deri me tash pjese e mbrojtjes dhe mbështetjes amerikanë janë: Porto Rico, Guam, Ishujt Verior Mariana, Ishujt Virgjin Amerikanë, Saoma Amerikane ku mbrojtja shtrihet edhe tek 11 vende të tjera si: Palmyra Allot, Ishujt Baker, Jonstone Allot, Ishujt Howland dhe Jarvis; poashtu edhe Kingman Reef dhe Ishujt Midway.

Janë edhe 4 territore të tjera që mbrohen nga SHBA-ja, por që vihen në pikëpyetje nga shtetet tjera. Të gjitha këto vend vet-udhëhiqen në bazë të numrit të popullsisë, por që kanë Mbrojtjen/Protektoratin Amerikan.

Kosova me popullatën më të re në Evropë dhe të 2-në me të re në Botë, si pjesë e kësaj bashkësie Amerikane shtron, rrugën e sigurtë në 100 vjetët e ardhshme për popull dhe vet kombin më të ri të botës.

Presidenti Thaçi rishtazi ka deklaruar për Associeded Press se: “Kemi nevojë për vendime të reja për vendin tonë; nuk kemi kohë për të humbur”.

SHBA-ja, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës do të kishte një Bord Mbikëqyrës i cili do të kishte nën mbikëqyrje me theks të veçantë fushën Politike, Financiare, Ushtarake dhe Ekonomike. SHBA përmes këtij Bordi do të caktonte/alokonte $100 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës – të holla këto që do të shpërndaheshin brenda një afati 10 vjeçar.

Banorët e Kosovës do t’i gëzonin të gjitha të drejt dhe liritë e qytetarëve amerikane, por edhe përgjegjësitë ndaj ligjit. Kosovarët, pa dallim do të marrin pjesë në ushtrinë amerikane. Për trimat Presidenti Lincoln thoshte: “nëse ka nevojë japin gjakun dhe jetën për Altarin e Lirisë”.

Nga bisedat me qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu edhe Serbët, Turqit, Romet/Ashkalinjtë dhe të tjerat grupe etnike, 98.7% janë dakord me këtë propozim. Këtë do ta dëshmonte edhe vet referendumi. Institucionet tash duhet të vendosin a vazhdojë me Mbrojtje Amerikane apo të OKB-së. 

Letër-propozimi i plotë është dërguar me Posten e Kosovës Presidentit Trump me 12/10/2018

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)