25 Prill 2024

Zgjidhja për Veriun e Kosovës

Shkruar nga Seremb Gjergji 

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s z. Rasmusen, ajo e nën-sekretarit Gordon, ish-kryeministrit britanik Blair; në mesazhet e tyre të fuqishme than se çështja e Veriut të Kosovës duhet zgjidhet në mënyrë paqësore. Pra, duhet të jetë një proces politik i cili e integron Veriun e Kosovës në kuadër të integritetit territorial të vendit.

Muaj më parë Sekretarja amerikane Clinton në Parlamentin e Kosovës dhe Kancelaria gjermane Merkel në Aeroportin Adem Jashari fuqishëm e kanë konfirmuar dhe e kanë bërë të qartë se nuk ka ndarje të Kosovës.

Duke e pasë të qartë si kristali këtë çështje, atëherë institucionet e Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrin hapa të cilët reflektojnë thelbin dhe vlerat e shtetit tonë. Nuk duhet të presim asnjë sekondë për asnjë qeveri në Serbi apo diku tjetër dhe për reflektimet që mund të dalin nga to. Na nevojitet guximi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmusen ka kërkuar nga institucionet e Kosovës ditë më parë.

Gjashtë parimet e mija bazë për fillim të procesit 

Tash institucionet e vendit duhet të ndërmarrin hapat në vazhdim; hapa këta që e lehtësojnë tejmase këtë proces. Tony Blair para dy jave në Prishtinë e jep një ide të mirë: “sot për gjithçka në botë ka model, ju gjejeni modelin tuaj dhe duhet punuar shumë, shumë për realizimin e tij”.

Parimet në vazhdim janë akt i rëndësishme në implementimin e çdo strategjie për Veriun e Kosovës. Nëse këto parime merren për bazë, atëherë institucionet e Kosovës do ta lehtësonin shumë punën e tyre në procesin e integrimit të pjesës Veriore.

1. Të filloi komunikimi me pjesën veriore të qytetarëve serb të Kosovës. Ka banorë në Veri të Kosovës që mendojnë se nëse ajo pjesë futët nën administrimin e institucioneve tona, banorët do të detyrohen të bëhen mysliman dhe flasin vetëm shqip.

2. Institucionet e Kosovës duhet t’i arrestojnë kriminelët dhe bashkëpunëtoret e veriut që janë në pjesën Jugore të Kosovës – Kjo e ndalon kontrabandën në Veri.

3. Shpjegimi i detajuar i dokumentit të Ahtisarit për serbët e veriut. Adresimi i Presidentes Jahjaga para pak kohesh për serbët e Veriut në “Radio Kim” ka qenë hapi i parë dhe i domosdoshëm – edhe pse ajo ka qëndruar tri ditë para pasqyrës për një fjalim në serbisht. Por, modeli është i mirë! Tash duhet të veprojnë bashkë Presidentja dhe Qeveria.

4. Strategjia ime për Veriun e Kosovës (http://www.seremb.com) e cila është e lidhur ngushtë me hapat që duhet ndërmarrë për integrimin e kësaj pjesë në institucionet e Republikës së Kosovës.

5. Modeli i administrimit të Jugut nga serbët përmes Decentralizimit të Komunave duhet të jetë i vetmi model edhe për Veriun e banuar me shumicë serbe.

6. Respektimi i dy-gjuhësisë – Shqip dhe Serbisht në të gjitha institucionet e Kosovës. Modeli më i mirë është Kanadaja.

Strategjia për Veriun

Problemi kryesor është se si të arrihet një mirëkuptim nga Veriu dhe për Veriun e Kosovës dhe integrimin e kësaj pjese në institucionet e Republikës së Kosovës! Nga Parimet e Ambasadorit Dell për Veriun e Kosovës po përmendi vetëm një: “Serbët e Veriut duhet të sigurohen se Shteti i Kosovës nuk i rrezikon ata”.

Strategjia ime për Veriun e Kosovës e lehtëson këtë proces shumë. Ajo ndahet në dy nivele:

1. Nivelin Ndërkombëtar dhe,

2. Nivelin Vendor.

- Niveli ndërkombëtarë përfshinë dy segmente; 1. SHBA dhe BE kërkojnë dhe bëjnë trysni të vazhdueshme tek Serbia që t’i shuaj strukturat paralele në Kosovë.

- T’i ndihmoi të dyja palët që të fillojnë implementimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit – IBM.

Tek Strukturat Paralele duhet theksuar se aktualisht Serbia ndan 40 mijë paga çdo muaj për një pjesë të serbëve të Kosovës.

Ndërsa tek e dyta, në të gjitha kalimet ilegale që nuk janë të shënuar në kuadër IBM-it, Forca e Kosovës-KFOR-i duhet t’i menaxhoi dhe bllokoi këto kalime. Ky edhe është misioni i tyre: “Një ambient i qetë dhe i sigurt”.

Kurse, nga aspekti i dytë – Niveli Vendor; Institucionet e Kosovës pas implementimit të gjashtë (6) parimeve të lartpërmendura, shpallin Amnisti në kontrabandë dhe Amnisti politike.

Me këtë hapë Institucione e Kosovës fitojnë në drejtimin e stabilitetit dhe relaksimit të raporteve Institucion-Qytetarë; si dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të kësaj ane të vendit tonë. 

Ky hap, e lehtëson shumë veprimin e ardhshëm e shumë të rëndësishme për të gjitha institucionet tona që janë: “Bisedimet Politike ku përfshihet edhe Serbia.

Pastaj fillojnë bisedimet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)