19 Nëntor 2018

Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje apo vazhdim i status quo-së

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala Bajgora

Si fort po e kruajnë b....n e arushës: Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë u formua një qeveri e pakicës shqiptare por me numra të nevojshëm që të formohej qeveria e që opozita e sulmoi, që nga sekonda e parë e qeverisjes, kryesisht në baza politike dhe patriotike.

Menjëherë doli me kërkesë që duhet të shkohet në zgjedhje të reja për të siguruar një qeverisje transparente dhe të mirë ndonëse LDK ishte pikërisht partia që e kishte timonin qeverisës në mandatin e kaluar.

Qeveria që udhëhiqej nga Isa Mustafa mori në thua gjatë mocionit të mosbesimit dhe ky mocion, përveç opozitës kishte mbështetje të fuqishme edhe te pakicat joserbe që udhëhiqeshin nga Winston Çerçili kosovar, Danush Ademi sikur edhe nga Lista Serbe me të cilët koalicioni paraprak kishte lidhur kumbari dhe duheshin shumë.

Edhe puçistët kujdestarë në radhët e PDK-së iu bashkangjitën skuadrës së pushkatimit politik ndaj Isa Mustafës i cili, deri në çastin kur i shkuan puplat e kryeministrit sillej sikur shqiponjë ndërsa mbeti pastaj si një pulë e ndukur, e ngrirë dhe shkrirë shumë herë në frigoriferët e oligarkucit të kësaj partie, Ramizit, vëllaut të Boros, nga Lista Serbska.

Realisht, ishin disa individë nga LDK që jetësisht ishin të interesuar që të dobësohej politikisht Isa Mustafa në mënyrë që ata ta merrnin drejtimin e kësaj partie e cila, asnjëherë nuk doli nga kornizat dhe përmbajtja nga koha kur ishte themeluar, Lidhjes Socialiste e Popullit Punonjës të Jugosllavisë.

Përkundër kësaj, disa individë , me të kaluar të kristaltë jugosllave, “ filiozofinë “ politike e ndërtonin mbi urrejtjen ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së dhe vlerave të mirëfillta kombëtare ndërkohë që deklaroheshin si parti e djathtë e (djathit) apo parti kombëtare.

Zërat më të fuqishëm kundër çdo vlere kombëtare ishin ata që e bojkotuan varrimin e viganit të luftës për liri dhe çlirim kombëtar si dhe për bashkim me Nënën Shqipëri, të Pavdekshmin Bacë Adem Demaçi sikur që nuk lanë rast pa e sulmuar komandantin legjendar të UÇK-së, të Amshueshminë Adem Jashari. Kotilla e dalur nga Majka Jugosllavi dhe Majka Serbi nuk kanë si të veprojnë ndryshe.

Pamja mund të ndryshojë, trashigimia nënshtruese e kodifikuar në gjene nuk ndryshon asnjëherë. Tash, për zgjedhje të parakohshme janë çuar peshë LDK dhe LV me shpresë se do t’i fitojnë lehtësisht këto zgjedhje sikur që, për taksirat të saj,  më parë ishte çuar peshë PDK dhe e cila e mori një të goditur të fuqishme hundëve të cilat i kruan edhe sot e kësaj dite.

Po, ta shohim si do të ishte radhitja dhe gjasat e subjekteve politike në rast se do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, në afatin 6 mujor ndonëse nuk besoj se do të ketë zgjedhje, së paku jo para qershorit të vitit 2019 si dhe koalicionet e mundshme.

1.    Lidhja Demokratike e Kosovës, si kërkuesja kryesore për zgjedhje të parakohshme po shpreson se lehtë i fiton zgjedhjet ndonëse është bërë si një ekonomi familjare, me 10 kuleta. LDK nuk ka udhëheqës dhe udhëheqje që e ka besimin e partisë.

Isa Mustafa, lideri aktual, përkundër vullnetit që po e ka për tejkalimin e gjendjes shëndetësore e cila, përkundër përmirësimit e që mua më vjen mirë që e ka shëndetin më stabil (vetëm të poshtrit e LDK gëzohen me fatkeqësitë e atyre që i konsiderojnë, jo kundërshtarë politikë por armiq personalë), nuk e ka përkrahjen të këtij subjekti politik për faktin se, së paku 10 kandidatë për postin e kryetarit të LDK-së i rrinë me shpatë mbi kokën e tij politike me qëllim që t’ia shkurtojnë kokën politike të Isa Mustafës. Edhe në diasporë, Isa Mustafa ka më shumë që e kundërshtojnë sesa që e përkrahin.

Duket se Isaja, me testament e ka caktuar që pasuesi i tij të jetë Komandant Dulla, ai nuk po pranohet nga askush që ka emër dhe mbiemër politik në LDK –ë. E keni parë që në konferenca me peshë për LDK-në, prononcimet bëhen nga Agim Veliu i cili, për kundërshtarë më të fuqishëm brenda LDK-së e ruan shkopin e bejzbollit kurse për çiftin e Dullës, Lutës e do eurokremave politkë e ka një thupër shelgu e cila, dëmin më të madh që mund të shkaktojë është skuqja e bythëve , në rast se i theksojnë jashtë kufijve të përcaktuar nga Agimi, Hakiu dhe elefantët e tjerë të LDK-së. Dritonin, Lumin dhe do jeniçerë të LDK-së i rehaton me disa shpulla me forhend dhe bekhend.

Gjenerata e vjetër e LDK-së, në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që ata të spostohen nga udhëheqja dhe për këtë është në gjendje të bëjë koalicion, jo vetëm me PDK-ë, por edhe me dreqin dhe të birin vetëm të mbesin në pushtet, afër pushtetit apo në shërbim të pushtetit. Këtë e kanë dëshmuar në vazhdimësi, dhe, si parti tradicionaliste që janë, ashtu do të vepronin edhe pas zgjedhjeve të parakohshme eventuale.   Koalicioni parazgjedhor me LV janë “ përralla të një nate vere “ sepse do ta kishin vështirë, mos ta them të pamundur ta ndajnë pushtetin.

LDK, pa profilizim politik dhe pa u distancuar nga e kaluara jo fort e lavdishme kombëtare, e ka vështirë t’i shtyjë proceset politike më tej por se është drejt rrugës së ndarjes dhe, si përfundim, drejtimin e kësaj partie mund ta marrin personat me një të kaluar kurr (v)fare politike dhe kombëtare.

LDK është parti që vajton për aktivistë të saj të vrarë, në rrethana të pasqaruara dhe për të cilët nuk ka bërë asgjë përveç se ka përfituar vota në saje të tragjedive të tjerëve . LDK ka qenë në pushtet, ka pasur një kohë të gjatë ministra të drejtësisë dhe për punë të brendshme dhe nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e rasteve të aktivistëve të saj që janë vrarë në rrethana të pasqaruara, deri më tani.

Mund të gaboj, por, disi më duket se LDK nuk është aspak e interesuar të zbardhë fatin e aktivistëve të saj të vrarë apo të zhdukur gjatë dhe pas përfundimit të luftës. LDK, në zgjedhjet eventuale të parakohshme mund të fitojë më së shumti 23% të votave që mjaftojnë të dalin partia fituese por se do të detyrohej “ të shkërdhehej në shtratin e koalicionit me të gjithë kurvarët politikë, të regjur në këtë zeje “, për ta marrë postin e kryeministrit apo për të mos shkuar në opozitë.

Ky do të ishte fillimi i fundit të LDK-së me ç’rast elefantët e vjetër do të vdisnin politikisht apo në Dubravë ose në Burg për Siguri të Lartë, partia do të përçahej shumë dhe as deputetët e kësaj partie nuk do t’i bindeshin partisë, për dikend parti mëmë kurse për disa parti njerkë!

Për LDK –në do të ishte shumë më mirë të mos ngarend pas pushtetit dhe pas postit të kryeministrit por të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë, ama opozitë konstruktive, të reformohet nga brenda, të profilizohet politikisht dhe strategjikisht, duke u liruar nga “ mishi i keq “ dhe, pas këtij procesi të mundshëm por të domosdoshëm, në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitonte, me siguri, mbi 35 % të votave. Kështu, nëse vazhdon në këtë mënyrë do të shërbejë për përmbushje të epsheve politike të kurvarëve me përvojë dhe kurvarëve në pritje që nuk do ta lironin nga shtrati i Prokrustit (koalicionit), pa e shkërdhyer mirë e mirë.

2.    LV është ajo që, përkrah LDK –së bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme duke shpresuar se do të dali partia e parë apo, duke flirtuar me LDK do të fitojë zgjedhjet, do ta bëjë Albinin kryeministër, do t’i fusë në burg, pasi t’i ketë eliminuar politikisht këta të partisë të Kaçusha Jasharit, e ambalazhuar si parti e Shpendit.

LV, përballë PSD po sillet pikërisht si një dem mashkull shqiptar që, pasi të jetë ndarë nga e dashura apo gruaja, në vend se ta ruaj një respekt dhe mundësi për bashkëpunim, e sulmon si prostitutën më të madhe ndonëse as vet nuk është asgjë me i mirë.

Të rrallë janë ata mashkuj që e ruajnë dinjitetin pasi të jenë ndarë nga të dashurat apo pasi të jenë lënë nga to . Kam një përshtypje që LV, në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, nëse ato mbahen e unë nuk besoj se do të mbahen, më shumë kohë do të shpenzojë duke e sulmuar PSD, se sa partitë tjera e që do të ishte gabim i kushtueshëm dhe strategjik. Pikërisht kjo armiqësi do ta dërgonte LV drejt koalicioneve, që në rrethana normale nuk do t’i bënin. LV nuk do t’i fitonte më shumë se 18-20 % të votave.

3.    PDK sot është shndërruar në parti tipike të biseksualitetit politik ; Kadria e mbanë, Hashimi i kërcen apo e shalon ! Kjo i ka kushtuar në zgjedhjet e fundit, kjo do ta dëmtojë edhe më shumë në të ardhmën nëse nuk bëhen ndryshime të thella të cilat, sigurisht se shkaktojnë dhembje në çastin e intervenimit kirurgjik por, nëse mbijeton këtë intervenim, ka gjasa për këndellje.

Deri më tani PDK, në vend se të bëjë intervenime të thella kirurgjiko – politike, kryesisht është marrë me syneti ; ka hequr lëkura pas së cilave kanë dalur probleme edhe më të mëdha sikur te fëmijët e vogël pas synetisë, e hjek lëkurën dhe del diçka edhe më e madhe që deri atëherë nuk dukej fare.

PDK duhet të lirohet nga ata që Partinë Demokratike të Kosovës e kanë shndërruar në Partinë e Dubravës të Kosovës duke u arsyetuar se akronimi për të dyja rastet është i njëjtë, PDK. PDK ka problem me granim në këtë parti sepse figurat e njëjta janë të parapaguara në postet e deputeteve ndonëse nuk kanë një kapërcim kualitativ të dijeve politike sikur edhe një numër i madh i burrave.

PDK duhet t’ua krijojë mundësitë për konkurrencë atyre që kanë dije politike, pastërti njerëzore , kombëtare , morale dhe profesionale e jo ta institucionalizojë nepotizmin duke ricikluar të padijshëm me arsyetim se se, nga Skenderi del Skenderi e, në fakt, nga beteri po dalin betera të ricikluar  (në disa raste) që po e dëmtojnë pariparueshëm këtë parti, e cila për këto arsye është në rënie e sipër. PDK duhet të lirohet nga ata që i përshtaten çdo lideri, për një post të mjerë, e që nuk e ka bërë deri më tani. 

PDK nuk mund të veprojë sipas parimit të shokut Zulo, nëse ka për qëllim të jetë një parti konkuruese në të ardhmën. Kadri Veseli, nëse mendon të bëhet lider i vërtetë,  duhet të bëjë reforma të thella, duhet të marrë vendime me risk sepse vetëm ato e bëjnë lider, duhet  ta respektojë Thaçin si president por jo si “ ortake “ në PDK dhe, më shumë duhet të bëhet gati për opozitë sesa për pozitë, me kusht që zgjedhjet të mbahen në 6 muajt e ardhshëm.

Për mendimin tim, më mirë do të ishte , për shëndetin politik të Kadri Veselit edhe të tërhiqet krejt nga udhëheqja politike e kësaj PDK siç është, sesa ta vazhdojë vdekjen e ngadalshme, por të pashmangshme politike nëse nuk e merr në duar bisturinë e një kirurgu të vendosur dhe profesionist. Llaskucët dhe kurvat politike nuk i bëjnë nder aspak, përkundrazi, ata janë dhe do të jenë pjesë e kortezhit të funeralit të tij politik. Nuk ka asgjë më keq dhe më e dëmshme se kur miqësia private shndërrohet në parim politik.

Për ta ilustruar këtë e marr shembull konkret, nëse aty ku punoni apo veproni dhe ku jeni njëshi e keni një të dashur, mashkull apo femër qoftë, fundin do ta keni sikur në ferrin e Dante Aligerit.

Me këtë brumë që aktualisht e ka Kadri Veseli në PDK, edhe nëse përpiqet ta gatuaj një fli, më së shumti që do të arrijë është të dali një kryelanë e qullët dhe e papjekur. Politikisht është shumë gabim që të vizatoni vija të kuqe në bazë të paragjykimeve sikur që është gabim të jeni të hapur për të gjithë vetëm për shkak të pushtetit.

Vijat e kuqe vlejnë vetëm për çështje të mëdha dhe të rëndësisë kombëtare dhe shtetërore e, për fat të mirë, asnjë parti  apo lider në Kosovë nuk e ka këtë ngarkesë përveç AKR-së, Behgjet Pacollit dhe Hashimit e që nënkupton se janë pakicë absolute ! Edhe në këto rrethana të cunamit brenda PDK -, mund të llogarit në 20% të votave apo luftë për vend të tretë me LV.

4.    AAK edhe në të ardhmën do ta luaj rolin që e luan LSI e Ilir Metës në Shqipëri duke qenë përcaktuese  për koalicione dhe formimin e qeverisë. E ka forcuar pushtetin lokal dhe në zgjedhjet e parakohshme eventuale mund të llogarisë në 10 -12 % të votave.

5.    Nisma për Kosovën e ka tejkaluar premtimin elektoral se çdo familje do ta ketë së paku nga një të punësuar duke punësuar edhe më shumë, me kusht që të jenë anëtarë të Nismës . Madje, ka punësuar edhe ata që medojnë të bëhen anëtarë të këtij subjekti politik. Vota klieneteliste do t’i sjell kësaj partie 6-8 % dhe nuk do ta ketë problem ta kalojë pragun zgjedhor.

6.    AKR apo parti e Kolektivnaja Hajzajstvo (Koperativae Bujqësore të Rusisë dhe Shqipërisë së dikurshme) do të hyjë në koalicion parazgjedhor me të gjithë vetëm të mos përjashtohet nga moçali politik dhe biznesor  . Nëse shkonë e vetme në zgjedhje e për çka nuk besoj, atëherë, më parë do ta kalojnë pragun zgjedhor Boni dhe Klajd e Alternativës, se AKR.

7.    Nëse zgjedhjet mbahen brenda 6 muajve besoj se edhe Kaçusha, me Shpendin do ta kalojnë pragun zgjedhor dhe se Kaçushën do ta keni deputete, çmim ky i dakorduar për huazimin e emrit dhe strukturave gjigante të kësaj partie.

Për mua do të ketë shumë rëndësi me kend do të bëjnë koalicion partitë e Luginës së Preshevës .... pasi Hashimi ta ketë bashkuar Luginën, pa ia dhënë as kontejnerët e mbeturinave të Veriut të Kosovës e lëre më tërë Veriun siç po mendojnë skeptikët e Kosovës apo optimistët e Vuçiqit .... Hahahhahahahahahahahaah!

Po e përsëris, nuk besoj se do të ketë zgjedhje mirëpo nëse ato mbahen në këtë afat 6 mujor, këto do të ishin rezultatet e përafërta, plus – minus 1,5% margjina e gabimit që lejohet në këto analiza sikur që në Kosovë ligjërisht është e lejuar plagjiatura deri në 69%, jo më shumë sepse, ndryshe do t’ua mohonin autorësinë e një punimi !

Mirëpo, sido që të jetë rezultati, në Kosovë nuk do të ketë ndryshime sepse proceset politike janë kundër ndryshimeve sikur edhe subjektet politike që iu nënshtrohen këtyre proceseve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2018 - Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Diten e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të përurojë impiantin i për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza - moçalishtë e ndërtuar në Kramovik të komunës së Rahovecit. (Fshati Kramovik, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për avansimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe në dituri. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e Konferencave P-32, ora 11:00)

- Mbahet sesioni informues i thirrur nga  Fondi i Ballkanit Perëndimor e cila është thirrja e dytë me radhë për propozimet e projekteve rajonale. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
 
- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Muzeu i tri pikave” të artistit Lulzim Zeqiri. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)