28 Mars 2024

Vuçiqi zhvendos luftën ndërmjet kombit serb dhe shqiptar në shtrat

Shkruar nga Xhevdet Smakiqi

Sipas pikëpamjeve analitike te Aleksandër Vuçiq, shtimi natyror i shqiptarëve në Ballkan 2050-2100 përbënë humbjen përfundimtare për kombin serb.

Sipas përfundimeve te Aleksander Vuçiq në vitin 2100 sipas mesatares se rritjes natyrore te OKB-se raporti ndërmjet kombit shqiptar dhe serb do te jetë 9.4 milion shqiptar dhe 4.5 milion serb në Ballkan.

Pra ky kuazi lider kamarier i Sheshelit, minister i Milloshoviqit tenton ta udhëheq kombin serb me mentalitetin e shtratit duke kërkuar nga gratë serbe të lindin se paku nga 3.2 femijë.

Mentaliteti i mykur primitiv i një udhëheqesi sa është i pa qendrushem profesionalisht po aq është kërcenues dhe frymëzues i konfliktit ndërmjet kombit serb agresor,kryes i krimeve dhe gjenocidit qe nga viti 1913 përballë kombit tonë liridashes në truallin e vet në Ballkan viktimë e gjenocidit te tyre me dekada.

Shtimi natyror askund te kombet nuk përcakton origjinen e konfliktit dhe as motivin e luftërave ndërmjet kombeve, kushtu siç Vuçiqi prognozon i bie qe krejt bota ti nënshtrohet Kines dhe Indise si kombe mbi 1 milarde shtetas.

E dhimbëshme se si Serbia edhe në shekullin XXI vitin 2019 pas shumë krimeve gjenocidale mbi kombin shqiptar permes fjalimeve te mykura te Aleksnder Vuçiqit e ri kthen konflikin ndermjet shqiptareve dhe serbve ne shtratin e grave dhe burrave se si te mbrohemi nga shtimi natyror ndermjet kombeve tona.

Paqja dhe stabiliteti ndërmjet kombeve tona vjen nga mentaliteti moderrn europian i pranimit te fajve te historise,bashkëpunimit fqinjësor njohjes reciproke si dy shtete te pavarura ne kufijtë aktual dhe integrimit në BE.

BE dhe SHBA edhe me tutje duhet të garantojnë mbikyqrin paqen në Ballkan, sepse lidershipi serb ende ndodhet në natën e mesjetes politike për fatin tonë te lig si komb dhe krejt Ballkanin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)