19 Prill 2024

Vuçiqi, referendum për diçka që nuk i takon Hashimi i dorëzuar për diçka që duhet ta mbrojë

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Kryenegociator me lejen e Bajram Begut: Hashim Thaçi shkoi në Bruksel për të arritur një “marrëveshje historike“ me Aleksandar Vuçiqin, despotin e Serbisë i veshur me Prada.

Për kah eleganca Hashimi nuk ia lëshon rrugën aspak duke iu falenderuar disejnatorëve që paguhen mirë që, së paku pamjen e jashtme ta ketë europiane e përmbajtja... nuk po e komentoj se çfarë e ka.

Vuçiqi po tregton me tokat e Kosovës, pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës, pas krimeve të pashembullta dhe të padënuara që i ka bërë idoli i tij shpirtërorë, politik dhe serbomadh, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel sikur edhe vet Aca.

I pari është dikund në rrethin më të rëndë të kazanit të Ferrit të Dante Aligerit kurse i dyti, i shndërruar në një palaço, dalë mode, me marrëzitë që do t’i riciklojë po përpiqet të mbetet në qendër të vëmendjes, qoftë edhe si i marrë që është.

 Vuçiqi e ka shumë lehtë sepse me asgjë nuk po e rrezikon Serbinë kurse skajshmërisht po e rrezikon Kosovën.

Në këto “bisedime“ nuk po bisedohet për Mollën e Kuqe dhe krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, që nga themelimi i shtetit serb të cilit, paraardhësit e Erdoganit ia njohën pavarësinë deri sa shqiptarët i shtypnin dhe mbytnin me dhunë dhe mizori.

Nuk po bisedohet për spastrimit etnik të Toplicës, rajoneve të banuara me shqiptarë në Serbinë, pas shpalljes së pavarësisë nga Perandoria Otomane, nuk po bisedohet për elaboratet e Garashaninit, Çubriloviqit dhe Ivo Andriqit, për krimet ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore, për Masakrën e Tivarit, masakrën e Drenicës, shpërnguljen e dhunshme në Turqi, aksionin e mbledhjeve të armëve, konferencën e Prizrenit, burgosjen dhe vrasjen e dhjetra – mijëra shqiptarëve, së paku 12,000 civilëve  të vrarë në luftën e fundit, për varrezat masive në Batajnicë dhe Petrovo Sello ku janë ekzekutuar shqiptarë të zënë robër lufte apo është eksperimentuar mbi mbetjet mortore të shqiptarëve të ekzekutuar pa gjyq.

 Nuk po bisedohet për një numër të madh të femrave të dhunuara shqiptare, si krime lufte, për qindra – mijëra ushtarë shqiptarë të dënuar dhe vrarë në armatën e ish – Jugosllavisë, për zhdukjen e mijëra shqiptarëve dhe joserbëve, për spastrimin etnik të Kosovës nga janë përzënë afërsisht 1,000.000 shqiptarë, për 193 varreza masive, për 264 vrasje në masë, për shkatërrimin e mbi 120.000 banesave, shtëpive, ekonomive familjare, objekteve fetare, kulturore, sportive dhe për minimin e një hapësire të madhe të tokës së Kosovës.

Nuk po bisedohet për vjedhjen e dokumenteve origjinale kadastrale dhe të arkivave të Kosovës, për grabitjen e kursimeve të qytetarëve të Kosovës si dhe fondit pensional.

Nuk po bisedohet për helmimin e mijëra nxënësve shqiptarë dhe nuk po bisedohet për krime të luftës që i ka bërë Serbia në Kosovë, për dorëzimin e të dyshuarve për krime lufte që janë strehuar dhe janë nën përkujdesje të shtetit serb.

Nuk po bisedohet për zhdëmtimin e atyre që janë dëmtuar pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, moshore, gjinore, statusit shoqërorë etj.,.

Nuk po flitet për krimet e Serbisë në Kosovë pas përfundimit të luftës dhe ndërhyrjeve flagrante në punët e brendshme të Kosovës.

Nuk po flitet për gjërat që i bisedojnë dy shtete por vetëm për çështje që janë ekskluzivisht punë të brendshme të një shteti.

Bashkësia ndërkombëtare e cila po shitet si lehtësues i këtyre bisedimeve në fakt po e dhunon, së bashku me Serbinë dhe këta leshkot tanë që kinse po e përfaqësojnë Kosovën, vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe përcaktimin përmes referendumit se si duan të jetojnë dhe me kend duan të jetojnë.

Në shtetet nga kanë ardhur këta dhunues të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, edhe për neutralizimin e qenve endacakë, organizohet referendumi kurse te në ky përcaktim demokratik i vullnetit të qytetarit është eliminuar edhe si mundësi teorike kurse, një pakicë kombëtare, jobashkëpunuese, e manipuluar dhe kontrolluar nga Beogradi është veshur me fuqi bllokuese që, kur të dojë dhe si të dojë mund  ta bllokojë vendimmarrjen demokratike dhe të ligjshme të shumicës.

Goglat prej makushi të Vuçiqit dhe goglat prej harabeli të Hashimit : Makushi është koqemadh dhe makushja i bënë vetë e mëdha që paraqesin ngarkesë edhe për një që ka muskuj të fuqishëm.

Harabeli i ka goglat aq të vogla  sa që, për t’i parë duhet ta përdorni teleskopin e koordinatorit për mjedis, Mendim Rugovës kurse makushja i bënë vezët mikroskopike. Këtë hyrje e bëra për t’i krahasuar koqet e Vuçiqit me mbetjen e koqeve të Hashimit.

Vuçiqi po i qet koqet në tavolinë për gjëra që, as nuk janë çështje e Serbisë e as e Vuçiqit kurse Hashimi po i mbanë mbetjet koqore nën tavolinë për punë që janë çështje ekskluzive e Kosovës dhe rrjedhimisht e Hashimit sikur edhe e të gjithë neve.

Vuçiqi në këtë takim ishte pajisur me dokumentacion dhe letra kurse Hashimi, me duar në xhepa ishte i shoqëruar me llaskucë si çifti i Bekimit, profiter si puna e Blerimit, tregëtar si çështje e Gjetit dhe vet Hashimi, si i dorëzuari kokë e këmbë, si para Mogerinit ashtu edhe para Vuçiqit.

Hashimi, pa mandatin e Kuvendit të Kosovës nuk mund të bisedojë për Kosovën dhe kufijtë e saj. Nëse e do aq shumë Vuçiqin le t’ia falë Shtëpinë e Mallrave në Gostivar.

Ky aset nuk është në Kosovë dhe as Kosova nuk  humbë, madje as Hashimi. Eventualisht mund të humbë KEDS –i i Erdoganit.

Nëse Kosova është Republikë parlamentare e sipas Kushtetutës e tillë është, deputetët e Kuvendit mund ta mandatojnë Hashimin si kryenegociator.

Nëse Hashimi me hashimët tjerë e ka privatizuar në atë masë Kosovën duke e shndërruar në Republikë Hashimiste (disi sikur në Jordani), deputetët e Kosovës duhet të shkojnë nëpër shtëpia dhe të mos e durojnë injorimin dhe turpërimin që iu bëhet nga një ekip llaskucësh dhe profiterësh që flasin në emër të tyre.

Nëse janë deputetë që e ndjejnë veten si të zgjedhur të popullit, me mendje, përmbajtje dhe veprim, duhet ta tërheqin për veshi Hashimin në Kuvendin e Kosovës sikur kur gjykata urdhëron praninë me forcë të një të dyshuari nëse ai refuzon ftesën e rregullt të Gjykatës.

Nëse Hashim Thaçi e merr bekimin (një llaskuc me këtë emër e ka si patericë permanente) e deputetëve për te qenë kryenegociator atëherë nuk kanë kuptim fare lotët sikur të serialeve latino – amerikane të Dullë Hotit apo kërcënimet e Lenës dhe mobilerisë Bini.

Në atë rast Hashimi duhet të përkrahet, të ndihmohet dhe të mbikëqyret. Nëse Hashim Thaçi nuk e përfaqëson Kosovën por pesë (5) ambasadat më të fuqishme në Kosovë lehtë do ta ketë me Vuçiqin, le të flasë në emër të atyre 5 shteteve të cilat, duke mos reaguar në pohimet e Hashimit, në heshtje po e pranojnë Hashimin , si kryenegociator. 

Bekim Paterica po thotë se afati kohor për përmbyllje të këtyre bisedimeve dhe arritja e “ marrëveshjes historike “ është 6 – 8 muaj.

Nëse këtë shtatëzëni negociatoro – politike e krahasoni me një shtatëzëni të vërtetë dhe bëni krahasime atëherë duhet ta keni të qartë se shtatëzënia 6 -8 muaj kryesisht dështon, mund të lindë foshnje me të meta dhe ekstremisht rrallë përfundon mbarë.

Duket se kjo shtatëzëni negociatore – politike e llogaritur të zgjasë 6-8 muaj, sipas “ gjinekologut “ Bekim Llaskuci, është paracaktuar të jetë dështim për Kosovën.

Pa asnjë dilemë. Madje, tash, pa fije turpi edhe ata që dikur u sakrifikuan për lirinë e Kosovës sikur edhe këta hasanprishtinët modernë, që sakrifikuan çdo gjë për këtë Kosovë që s’e kemi, si puna e Begjës dhe vëllaut të Boros, po deklarojnë se kemi bërë mjaft lëshime dhe se më nuk lëshojmë pe.

Më së shumti që Serbisë mund t’i bëjmë lëshime është ta bëjmë Asociacionin si Republika Serpska ( edhe ashtu ministri cub Jeftiq nuk po i pranon ligjet e Kosovës ), t’i japin territore Serbisë kah Llapi, Istogu, Anamorava dhe t’ua njohim zonave të mbrojtura statusin eksterritorial siç e kanë ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike.

Kur e kundërshtonim demarkacionin me Malin e Zi pata shkruar se kur Serbia të pranojë ta bëjë demarkimin e kufirit me Kosovën, do ta puthim çdo pëllëmbë që e ka marrë Mali i Zi. Një ditë, gjatë bisede me njëfarë pisi institucional më tha se kufijt e Kosovës duhet të drejtohen sepse estetikisht nuk janë në rregull.

Ky farë hajduti po e luan rolin e disejnatorit Armani duke lëvizur kufijtë e Kosovës sikur të ishin të brendshme të një kurtizaneje politike.

E pështyva në pafytyrën që e ka por, çuditërisht nuk reagoi dhunshëm por u largua me kërcënim: “ ta tregon ty Hashimi qejfin në kohën që ishte shndërruan në kondom të hashimit, të Hashimit...”

Lexues të nderuar, po të m’i ipte dikush 5 milionë euro shpërblim me kërkesën ta disejnojë ekipin më katastrofal negociator dhe më të dëmshëm për Kosovën, do të mbesja me gidhtërinj në gojë, asnjëherë nuk do të isha në gjendje ta komponojë një katërshe të tillë me Hashimin, Begjën, Blerimin dhe Bekimin.

Banda e Madhe e katërshit në Kinë gjatë Revolucionit Kulturor Kinez e dëmtoi kulturën kineze, banda e katërshit në Kosovë ka gjasa reale ta shkatërrojë të ardhmën e Kosovës. Qofsha i gabuar në këtë parashikim.

Aman, mos loboni, as për njohje të pavarësisë e as për liberalizim të vizave : Hasanprishtina i ditëve tona, që i mori të gjitha të mirat për vete, në emër të Kosovës, nuk e ka lehtë t’i vesh pantollonat nga fluturimi i përditshëm.

Ju kenë enjtur të pasmet. Miku im i madh, Behgjet Pacolli me të cilin e ndajmë një të kaluar të përbashkët patriotike dhe kombëtare, plotë sfida dhe sakrifica, me role të ndara, ai në Lucern e unë në Lepogllavë, nuk po lë vend pa shkuar dhe pa i lutur që ta njohin pavarësinë e Kosovës apo për të penguar çnjohjen e kësaj pavarësie.

Së fundi shkoi në Vjen, Austri ku loboi që Austria ta njohë pavarësinë e Kosovës për të vazhduar në Afrikë ku ka plotë havera, sidomos në Nigeri.

Aman miku im i madh, Gjet Colli, ndërpreje lobimin për njohje të pavarësisë se, jo që nuk po na njohin por kanë filluar të na çnjohin edhe ata që na kanë njohur. Gjeti është shumë i zoti.

Me “artin e diplomacisë “ që e zotëron, nuk kam asnjë mëdyshje se gjatë mandatit që e ka do të bind Francën, Gjermaninë, Anglinë dhe Amerikën që ta njohin Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran e që deri më tani nuk e kanë bërë.

Begjo, rri në Afrikë sa më gjatë, të premtoj se në momentin kur AKR do t’i bëjë dy deputetë, do të thërrasë dhe do ta marr myzhden. Më beso se aq shumë na keni trullosë me këtë lobim për njohje të pavarësisë sa kemi filluar të mos e njohim as njëri – tjetrin !

E kam një lutje edhe për Kadri Veselin, të ndërprejë me urgjencë lobimin për liberalizim të vizave se, në të kundërtën do të na fusin kufizim edhe për lëvizje brenda Kosovës.

Merre vëlla këtë ekipin e shkëlqyer që e ke lobues, mos i dërgo në ndonjë muze apo teatër se moti janë të gatshëm të dërgohen në muze, ndërsa as aktorët më profesionistë të teatrit nuk do të dukeshin më qesharak në përpjekjet lobuese që i bëjnë këta të ekipit tënd, dërgoji në një qendër ku ka zbritje sezonale, nëse të duhet lista e qendrave të mëdha tregtare në Europë ku pamëshirshëm mund të dhunohen kartelat bankare të institucioneve, pyetini Editën dhe Gjergjin, janë të paparë për këtë!

Po çfarë lëvizje e lirë pashë Zotin, nuk po mund të lëvizim lirisht as nëpër rrugët e qytetit të groposura sikur në Kandahar dhe të vërshuara nga ujërat e zeza ( m.ti ) sikur edhe nga qentë e Shpend Ahmetit që e kanë fituar statusin sikur të ishin loptë e shenjta në Indi.

Koincidencë e rastit apo... Nuk e di nëse ju ka rënë në sy lexues të nderuar një ngjarje, sigurisht e rastit por që ka një ndërlidhje të çuditshme. Në ditën kur Hashimi u nis për Bruksel me Bekim Patericën, djalin e tij politik, në Kosovë hyri humanisti i madh amerikan me prejardhje shqiptare, Xhon Alite, me djalin e tij biologjik.

Vlora e pavarësisë, në mbrojtje të djalërisë : Vlora e Shaipit dhe Salës është patriote, babin e ka artist – grafist, nënën sintaksiste.

E konsideroj si ndoshta politikanen më të lexuar në Kosovë dhe që e njeh shumë mirë drejtshkrimin e gjihës shqipe për dallim nga shumica e politikanëve që në jetën e tyre nuk e kanë lexuar as një roman të vetëm madje as Afërdita përsëri në katund apo Lulja e Kujtimit, literaturë kjo për nxënës të klasave të pesta të shkollës fillore.

Vlora shkruan bukur, ka frymëzim artsistik nga babai kurse disiplinë gjuhësore nga nëna. E kam lexuar çdo shkrim të saj. Se është patriote nuk është aspak çudi, emri e detyron të jetë e tillë.

Se është mbrojtëse e të gjithëve është fakt i njohur, edhe ndërkombëtarisht. E mbronë Kosovën, kosovarët si pakicë kombëtare,  pakicat kombëtare, komunitetin LGBT dhe është fanatike për të vërtetën.

Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë ku, shqiptarët dhe kosovarët e luajtën rolin kyç, Vlora reagoi si Tringë Smajli dhe Nora e Kelmendit, në mbrojtje të nderit kombëtar.

Kur FIFA i dënoi me të holla fukarenjt milionerë Xhaka, Shaqiri dhe Lihshtajner, Vlora u hudh në aksion për t’ua kompensuar dëmin që për këta janë para të imta dhe që, ap asnjë problem mund t’i shpenzojnë duke blerë Harribo. 

Kjo është ngutia e Vlorës dhe është shndërruar në standard të llamarinës, nxehemi shpejtë, ftohemi edhe më shpejt. Më mirë do të ishte që këto para t’u dhuroheshin atyre që e shesin gjakun e trupit për t’i mbajtur familjet.

Atyre që nuk e kanë të siguruar as edhe një bukë për një ditë. Atyre që vdesin në stolin e operacionit për shkak se nuk kanë mundësi ta paguajnë anestezionin apo edhe penjt për operim. Fëmijëve që detyrohen të bëjnë punë të rënda edhe për burrat, për ta siguruar një kafshatë goje për familjen.

Invalidëve të luftës që paratë ua kanë hëngër veteranët e Bllacës dhe Jazhinces. Ish – luftarëve të UÇK-së që komandantët e tyre, pa e shkrepur një plumb janë bërë milionerë ndërsa këta kanë mbetur raste sociale dhe shumë raste të tjera e që ka shumë në Kosovë.

Ose, Vlorë, ato para që janë mbledhur, mos ia jepni Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit por ua jepni Hashimit, Bekimit dhe Blerimit sepse iu duhen për Bruksel.

Apo, ia jepni Begjës dhe Ramizit sepse kur nuk iu mjaftojnë paratë. Graniti dhe Xherdani janë patriotë të vërtetë dhe ata kurrë nuk do t’i marrin ato para, edhe në situatë kur nuk do të kishin para e lëre më kur kanë para të mjaftueshme, jo vetëm për veten e tyre por edhe për t’i ndihmuar të tjerët.

Ata  që e duan kombin, identifikohen me të në çdo moment edhe i shërbejnë kombit, pa kërkuar asnjë shpagim. Të tillë janë Xherdani dhe Graniti. Nëse ju koriteni, mos i futni në vallen tuaj.

E dashura Vlorë, në QKUK në Prishtinë po lufton për jetë, veprimtari i dëshmuar për çështje kombëtare, ish – i dënuari shumëvjeçarë për çështje politike, përkrahës aktiv i luftës Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK-së, anëtar shumë kontribues në kohët më të vështira dhe të rrezikshme i Zyrës së Përfaqësuesit Politik të UÇK –së në Prishtinë që udhëhiqej nga mendja, kuptimi përmbajtja, sakrifikimi dhe veprimi për liri të njerëzve të robëruar në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti, i Pavdekshmi Bacë Adem Demaçi, Bajrush Behrami.

Bajrush Behrami e ruajti nderin që e kishte, nuk e hëngri as të kaluarën e tij, të tashmën e as të ardhmën e tij, fëmijëve të tij dhe të gjithë neve prandaj edhe mbeti pa përkujdesje institucionale ndonëse kontributi i tij ishte i madh për këtë që e kemi. Ishte dhe mbeti opozitë e të gjitha dukurive të këqija me të cilat janë stolisur  një numër jo i vogël atyre që kinse bëjnë politikë sot në Kosovë.

Vlorë, lutu për Bajrushin se sakrifica e tij të ka bërë deputete, ministre dhe tash ambasadore. Mos të flasim për Përmendoren e Sakrificës Shqiptare, Bacën Adem Demaçi. Ata që u sakrifikuan një shekull e më shumë janë rrënjët dhe trungi i lirisë, Graniti, Xherdani, Dua, Rita dhe të tjerët janë lulet e këtij trungu, lulet e popullit shqiptar. Mos më detyro të shkruaj edhe më shumë... 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)