07 Dhjetor 2019

Viti i shpresës për Zjarrfikësit e Kosovës

Shkruar Tahir Ahmeti

Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues. Dita e zjarrfikësve njihet si festë mbarëbotërore që nga viti 1999.

Me 4 janar të atij viti, një zjarr i madh, tragjikisht u mori jetën pesë zjarrfikësve në Australi, dhe qysh nga atëherë në nderim të sakrificave të zjarrfikësve festohet si festë ndërkombëtare.

Zjarrfikësit në këtë ditë feste për ta, pavarësisht se nga çfarë vendi vijnë, çfarë uniforme veshin apo çfarë gjuhe flasin, ndjehen krenarë, sepse krahas punës së rrezikshme profesionale që e bëjnë, ata janë të vetëdijëshëm se kanë një profesion krejtësisht human dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre.

Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, mundë të themi lirisht se që nga paslufta ka mbetur thuajse i patrajtuar nga institucionet, as profesionalisht, as juridikisht e as teknikisht duke bërë që zjarrfikësit e Kosovës ta ndjejnë vetën si punëtorë të rendit të dytë, dhe asnjëherë, apo të paktën në këtë ditë feste, të mos e ndjejnë krenarinë për profesionin e tyre, siç e kanë zjarrfikësit e botës demokratike.

Duhet cekur gjithashtu se tek ne, zjarrfikësit shpëtues deri vonë në një farë forme kanë qenë të margjinalizuar edhe nga shoqeria në përgjithësi, për punën e tyre që kanë zgjedhur.

Tash e sa vite këta punëtorë të sigurisë, që në botë konsiderohen si heronjë, tek ne nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë mjete dhe pajisje adekuate për punë, nuk i’u kanë kompenzuar ndrrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, pra një varg problemesh kanë rënduar mbi kokën e këtyre punonjësve të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, që konsiderohen si një prej institucioneve të rëndësishme të sigurisë në Kosovë.

Fatmirësisht, pas shumë e shumë viteve mundë e sakrificë, zhgënjim e injorim institucional, gjatë këtijë viti zgjidhja e problemeve të zjarrfikësve të cilët janë neglizhuar ndër vite, po duket që po merr kahje pozitive.

Qeveria e Kosovës, respektivisht Kryeminstri i saj Haradinaj, ashtu siç kishte premtuar në takim me përfaqësuesit e sindikatës dhe zjarrfikësit e Kosovës në Nëntor të vitit të kaluar, ka mbajtuar fjalën ndaj kësaj kategorie të punëtorëve, duke bërë pagesën e orëve shtesë në mënyrë retroaktive për gjashtëmujorin e fundit të vitit 2018, për të gjithë zjarrfikësit e sektorit publik në Kosovë, dhe e njejta gjë është premtuar që të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019.

Se ky vit mundet me të vërtet të konsiderohet si viti i shpresës për zjarrfikësit e Kosovës, janë edhe  premtimet e Qeverisë dhe deklaratat e Kryeministrit i cili ka dhënë orientimin mbështetës për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve, madje duke premtuar që zjarrfikësit do ti kthej në një forcë nacionale, të kenë një strukturë udhëheqëse shtetërore e cila është e gatshme për të  intervenuar për të mirat nacionale dhe për të shpëtuar jetë në vend, por nëse kërkohet, për të dalur në përkrahje edhe në rajon dhe më gjerë, si dhe është premtuar ndarja e mjeteve për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve të reja, për shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Gjithashtu si një e arritur mjaft e madhe për këtë shërbim gjatë këtijë viti, është trajtimi i dinjitetshëm i tyre, në ligjin e ri për pagat, të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Me këtë ligj, zjarrfikësit do të kenë koificinetin e njejtë me Policin e Kosovës, si edhe do të i’u paguhet shtesa e rrëzikshmëris për punën specifike që e kryejnë.

Gjithësesi që mbetet akoma punë për të bërë në këtë drejtim, duhet monitorim i vazhdueshëm dhe kërkesë për zbatimin e këtyre premtimeve, ndërsa si sfidë mbetet zgjidhja e statusit juridik të zjarrfikësve shpëtues në tërë territorin e Kosovës, duke u definuar njëherë e qartë kompetencat menaxhuese, përmirësimi i kushtëve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Urime 4 Maji për gjithë Zjarrfikësit Shpëtues të Kosovës.

/Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë/


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)