16 Prill 2024

Viti 2020 - vit I brishtë, viti 2021 vendimtar për Kosovën

Shkruar nga Spëtim Morina

Viti 2020 padyshim që ka qenë viti më i pazakontë duke pasur si pikënisje një pandemi të rëndë të quajtur Covid – 19 e cila e dërrmoi edhe ashtu sistemin tonë shëndetësor të dobët.

Kosova si një vend i cili ka problem të mëdha pothuajse në secilin aspekt të jetës e përjetoi shumë rëndë.

Duke u ngritur numri i viktimave në secilën ditë dhe duke u rritur edhe numri i të infektuarve shteti ynë ishte para dorëzimit. Mirëpo duke parë që gjitha shtetet e mbarë botës ky virus i gjeti të papërgatitura, edhe vendi ynë u godit rëndë.

Mirëpo përveç pandemisë që ishte problem global, klasa politike e vendit tonë qytetarëve u sjelli edhe një dhuratë duke rrëzuar 2 qeveri dhe duke i sjell probleme edhe politike vendit. Pra viti 2020 filloj dhe po përfundon me një qeveri në detyrë.

Pra ne si qytetarë u ballafaquam me probleme pandemike, politike, ekonomike në të njejtën kohë.

Mirëpo duke qenë një avokues i rinisë dhe i problemeve të rinisë mund të konstatoi se përsëri rinia mbetet jashtë fokusit të klasës sonë politike.        

Rinia në vendin tonë padyshim paraqet hallkën kryesore të shtetit. Si fjali është shumë e bukur, mirëpo në realitet rinia  është  larg vendimmarrjeve në çdo sektor.

Duke filluar nga nivelet më të ulëta e duke shkuar edhe në nivelet më të larta të vendimmarrjes, politika është  emëruesi i vetëm i cili përcakton rolin e rinisë dhe vendin e saj.

Kuadrot më profesionale  duhet  patjetër  të jenë pjesë e një partije politike në mënyrë që ata të vlerësohen që janë të  “dobishem”  për të mirën e vendit.

Mënyra e tillë e trajtimit të rinisë, nga politika ditore në vendin tonë  përbën  padyshim fyerjen dhe degradimin më të pashembullt të rinisë.

Duke pasur  parasysh që të rinjët me vullnet të plotë i qasen rrugës së shkollimit dhe ngritjes së tyre akademike e profesionale dhe pastaj duhet të përulen në nivelin më të ulët vetëm që të jenë të dëgjueshëm në mënyrë që të marrin një vend të punës ku padyshim që ata në kushte normale do të duhej që ta meritonin dhe sigurisht që do ta kryenin me nderë.

Qasja e tillë e politikanëve  që  kanë  qëlluar  fatkeqësisht  në  pozicione  të  vendimmarrjes qoftë  në  nivelin lokal  apo  qendror bëjnë  që  të  rinjët  të  vetmën  rrugë  të  mos degradimit të mëtejmë, të shohin daljen  nga  vendi  i  tyre i lindjes dhe  kërkimin e shtigjeve të reja për shpagimin e mundit  të  tyre  dhe  prindërve  të tyre.

Situatën e  rëndon  edhe  më tepër që  edhe  pse  në moshë  shumë  të rinjë   janë  në  krye  të  institucioneve  qendrore  e  lokale, mirëpo  mendësia dhe mentaliteti i tyre është  më  se i kaluar.

Pra drejtësia  është  komponenta kryesore e këtij  shteti  që  ka dështuar  në  qdo  aspekt  dhe  ka  sjellur  situatën  që  secili  i  ri sot mendjen e ka tek liberalizimi dhe ikja nga shteti  pa kthim.

Viti 2021 padyshim që pritet të jetë nje vit sfidues mirëpo edhe vendimtar për vendin. Ky vit do të bëjë ndarjen përfundimisht të botëkuptimit të zhvillimit ekonomik dhe të rimvkëmbjes dhe stagnimit e kthimit prapa.

Pasi që do të jetë vit zgjedhor si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal shpresoj që më në fund rinia do të jetë pika kryesore ku do të bazohen programet e partive politike.

Nuk mjafton që rinia të përdoret vetëm në fushata zgjedhore për mbushjen e ambienteve në mënyrë që oligarkët të përfitojnë në saje të rinisë.

Unë ftoj rininë e vendit tim  sidomos ata që kanë pregatitje edekuate profesionale që të mos bien pre e premtimeve partiake në mënyrë që të arrijnë ti marrin votat dhe në fund ti harrojnë.

Rinia si aseti më i madh i sh   tetit tonë duhet të përdoret për arritjen e rimëkëmbjes shtetërore në të gjitha aspektet sepse njohuritë e tyre profesionale dhe akademike janë më se të domësdoshme për vendin.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)