20 Prill 2024

Viti 2018 – I (pa) sukseshëm për Republikën, 2019

Shkruar nga Shpëtim Morina

Padyshim që viti 2018 ishte mjaftë vit sfidues për shtetin më të ri ne Evropë. Si i tillë këtë vit e karakterizuan shumë ngjarje.

Vendi u përball me sfidat e konsolidimit dhe fillimit të punës së qeverisë së Republikës, sfidat e mëdha në arsim, shëndetësi, brishtësine e sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial, papunësinë, zhvillimin e ulët ekonomik dhe perspektiva e brishtë për rininë.

Duke mos mjaftuar me gjithë këto problem evidente jetën e qytetarit të Republikës e rënduan edhe problemet politike të cilat u servuan nga bartësit e institucioneve.    
        
Ideja e korrigjimit të kufinjëve ishte ideja që pati jehonën më të madhe gjatë vitit 2018. Ide e cila ishte sponsorizuar nga Presidenti i vendit z. Hashim ThaÒ«i. Ideja si e tillë ngjalli reagime nga më të ndryshmet ku edhe në nivelin ndërkombëtar ishte bërë një temë nëpër tryezat e BE-së dhe vendeve auro-atlantike.

Duket qartë që më këtë ide do të përballemi edhe gjatë vitit 2019. Kjo sfidë ishte edhe një pengesë për hapat e ardhshëm të vendit drejt rrugëtimit në integrimin Euro-atlantik.

Dështimi për pranim në disa organizata ndërkombëtare siq jane: Europoli, Organizata për Telekomuikacion, Organizata për rrjetin eneregjetik,etj, ishin dështime të mëdha të diplomacisë Kosovare.

Diplomacia jonë ka qenë tërësisht e paaftë në lobim në politiken ndërkombëtare duke mos arritur të marrë asnjë njohje mirëpo perkundrazi disa shtete tashmë që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë e kanë tërhequr njohjen.
                            
Liberalizimi i vizave ishte padyshim një zhgënjim i madhë ku qytetarët e vendit u përballen. Bashkimi Evropian në mënyrë të njanshme konstatoi që vendi ynë edhe pse plotësoi 95 kritere dhe miratoi Marrëveshjen për shenjimin e kufirirt shtetëror – Demarkacionin me shtetin fqinjë Republikën e Malit të Zi prapë vendi nuk do të marrë Liberalizim të vizeve.

Kjo ishte një goditje e rëndë për shtetin tonë, në veÒ«anti për rininë e vendit tonë të cilët shpresat për lëvizje të lirë në Evrope u shuan. Institucionet tona padyshim që kanë dështuar në luftën për krim të organizuar dhe korrupsion.

Ky është një fakt mirëpo BE-ja si kusht të vetëm kishte paraqitur shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe si i tillë do të duhej të respektohej.

Liberalizimi padyshim do të ishte një shenjë që vendi ynë përfudimisht ka vëmendjen e BE-së dhe do te thyente izolimin e getos në të cilën gjendet Kosova.

Vendi i vetëm në rajon, Ballkan dhe në Evropë i cili përballet me regjimin e vizave përbën një fakt të rëndë për qytetarët e vendit. Pritjet shumë orëshe para ambasadave të shteteve evropiane paraqet një maltretim për qytetarët e vendit ku edhe pas 20 vitesh pas lufte dhe 10 vite pas pavarësisë po përballen.

Arritja që e shënon këtë vit padyshim është miratimi i tri ligjeve peër transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Ky hap edhe pse shumë i vonuar ishte hapi i fundit që shënon kompletimin e të gjitha komponentave të shtetit.    

Viti 2019 pritet të jetë një vit sfidues për të ardhmen e vendit. Zhvillimi ekonomik, punësimi i rinisë, reformat në arsim, ngritja e shendetësisë, liberalizimi i vizave, përfundimi i negociatave me shtetin e Serbisë janë vetëm disa nga ngjarjet që priten ta karakterizojne këtë vit të cilin po hyjmë.

Qeveria aktuale nuk ka stabilitet të deputetëve që e përfaqesojnë kualicionin dhe si i tillë pa dyshim i nevojitet një marrëveshje me partitë opozitare në këto procese të mëdha për të cilat do të kaloi vendi.

Urojmë që ky vit të shënon  perfundimisht një model të ri qeverisjeje dhe kthim të shpresës për të rinjët për vendin e tyre. Hapësirat e barabarta për punësim për të rinjët është Ò«elësi kryesor për kthimin e kësaj shprese.

Viti 2019 shpresohet të jetë një vit i frytshëm dhe i ndryshimeve të mëdha në vend.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)