19 Prill 2024

Veprimet antikombëtare të Edvin Kristaq Ramës

Shkruar nga Gani Qarri

Në gjithë dramacitetin tragjikomik që këto dy vitet e fundit po luhet për dhe rreth të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës, bie në sy për të keq, prepotencë të skajshme dhe arrogancë të paprecedent, renegati i çmendur dhe antishqiptari i përbetuar, mjerisht edhe kryeministër aktual i shtetit amë, Edvin Kristaq Rama.

Edvin Rama për të kamufluar greqizimin masiv të Shqipërisë së Jugut dhe mbuluar shpopullimin masiv të Shqipërisë nga shqiptarët,që siç duket ai personalisht e ka marrë për detyrë dhe mision, është hedhur në sulm të pashembullt edhe për ndarjen e shtetit të brishtë të Kosovës, ani pse Kosova historikisht nuk ka luftuar kurrë kundër,por për Shqipërinë dhe është pikërisht Greqia ajo, e cila që nga Lufta e Dytë Botërore, ende mbanë në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Për aq më keq, serbofili i sëmur dhe narkobosi shqipfolës Edvin Kristaq Rama, përveç faktit se ka bërë Shqipërinë të pabanueshme për shqiptarët, ai vazhdon fushatën e tij të tërbuar edhe kundër Kosovës, deri ne takimin e tij me kancelaren Merkel në Berlin, duke sulmuar sërish pa fije turpi e sens diplomatik dhe në mënyrën më të paprecedent udhëheqësit kosovar, për hudhjen poshtë të planit serb për “Mini Shengnin Ballkanik”, që nuk është kurrfarë plani tjetër, përveçse një projekt djallëzor i favorizuar nga serbofili Rama, për krijimin e Serbisë së madhe dhe daljen e saj pa luftë, në Detin Adriatik.

Përderisa shqiptarofobi i sëmurë grekofon e serbofil Edvin Kristaq Rama, me vetëdije në njërën anë, për çdo ditë dëbon shqiptarët nga vendi i vet autokton, në anën tjetër ai vazhdon ta mbulojë Jugun e Shqipërisë me memorialë grandioz shovinist grek dhe mundëson shovinistëve grek ngritjen e fakteve mbi tokën autoktone shqiptare, për pretendime territoriale dhe rifillimin e agresionit shtetëror ushtarak të mbetur në gjysmë që nga 2 gushti i vitit 1949, për okupimin e Shqipërisë së Jugut, nga Greqia.

Madje, për ta mbuluar tradhtinë e tij të shekullit që vazhdon ti bëjë shtetit dhe popullit shqiptar, ai është hedhur në sulm të paparë deri më tani edhe kundër Kosovës, ani pse ajo edhe ashtu ka mjaft armiq, që nga Serbia dhe Rusia e deri te kërcënuesi më i ri i saj, Edvin Kristaq Ramapulos.

Sikur të mos mjaftonin as të gjitha çmendurit e tjera të një narkomani të llojit, antikosovari i tërbuar megaloman Edvin Kristaq Rama shkon aq larg me oportunizmin e tij sarkastiko-mafioz, sa që deklaron se kinse, jo ai, por "udhëheqësit si Haradinaj që faktikisht shkeli me të dy këmbët mbi idetë e Ramapulosit, për ta shpëtu Kosovën nga ndarja, po e dëmtuakan shtetin e Kosovës dhe larguakan atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj ndërkombëtar.

Ndërsa në fakt,Rama harron me qëllim, se të gjitha veprimet e tij tendencioze, sidomos fashata e fundit e egër anti-Kosovë, dëshmojnë hapur se është vet Edvin Kristaq Rama,që edhe mbi 20 vite pas çlirimit, me të gjithë potencialin që i jep pozicioni aktual si kryeministër i shtetit amë, përpiqet ta rrëzojë pa asnjë arsye dhe krejt padrejtësisht, reputacionin që Kosova fitoi, sidomos pas marrjes së të drejtës më 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë, për të qenë shtet i lirë dhe i pavarur.

Është vet Edvini ,ai i cili në mënyrë inatçore edhe në lojrat e veta primitive me hartat rajonale, me tendenciozitetin më të ulët të një fëmije pa edkuatë dhe pa fije turpi e burrërie, vazhdon ta paraqes Kosovën si pjesë të "territorit" të Serbisë, gjë që është e pa-tolerueshme dhe për çdo dënim.  

Nuk do mend se sulmet e vazhdueshme dhe fushata e pareshtur denigruese e antishqiptarit Edvin Kristaq Rama ndaj Kosovës,po përdoren hapur, për ta mbuluar tradhtinë e madhe të tij, që ky grekofil i përbetuar, po i bënë popullit dhe shtetit shqiptar me shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët dhe greqizimin masiv të Jugut të Shqipërisë me mbishkrime, memorialë dhe varreza “greke”, siç nuk ka ndodhë në asnjë kohë tjetër më parë, para ardhjes së tij në pushtet.

Madje me përpjekjet e koordinuara me kuislingun Hashim Thaçi dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ai në mënyrë të kamufluar po lufton çmendurisht edhe për zhbërjen e shtetit të brishtë të Kosovës, në mënyrë që duke i falur Shqipërinë e Jugut, Greqisë dhe Veriun e Kosovës, Serbisë, në pjesën e mbetur shqipfolëse, bashkë me kuislingun Hashim Thaçi, të krijojnë një shtet të llojit të Esat Pashë Toptanit nga fillimshekulli i kaluar, për ta shitur atë para shqiptarëve, hiq më pak se, si e arritura më e madhe e këtij qindvjeçari dhe "Bashkim Kombëtar"!



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)