23 Prill 2024

Vepra e dëshmorëve ndërmjet përbuzjes dhe glorifikimit

Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi

Kosova njihet edhe për festime, madje të shumta, ani pse festat e saj, në të shumtën e rasteve, dalin jashtë natyrës normale të tyre. 8 marsi shënohet si dita e gruas, por viteve të fundit duket sikur nëna, që është grua, femër, është përjashtuar dhunshëm nga kjo festë.

Asaj, vetëm ndonjë nga fëmijët e pamartuar mund t’i ketë dhuruar ndonjë lule, ndryshe, 8 marsi ekskluzivisht po i dedikohet bashkëshorteve.

Restorantet dhe kafenetë e ndryshme, siç u raportua në medie, ishin përplot, por vetëm me çifte. Andaj, konsideroj se ndoshta më mirë ka qenë që kjo datë të njihet si ‘dita e bashkëshorteve’, pasi që veç këtyre po iu kushtohet.

Nejse, javën e kaluar, Kosova shënoi edhe përvjetorin e 14-të të rënies heroike të familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jasharin. Aktin heroik të rënies së kësaj familjeje për lirinë e këtij vendi vetëm një i çmendur mund ta injorojë.

Ata gati sa nuk u shuan tërësisht për lirinë tonë, e sigurisht, se bashkë me ta u flijuan edhe qindra të tjerë. Pati edhe shumë sosh prej tyre që u plagosën, e që madje edhe sot e kësaj dite vuajnë pasojat, kanë mbetur invalidë.

Nga lufta kanë fituar vetëm gjymtimet trupore, ndryshe, përkujdesja shtetërore për ta është nën çdo nivel. Thuajse nuk kanë luftuar për këtë vend. Në fakt, jo vetëm këta, por një pjesë e madhe, duke futur këtu edhe kontributin e familjes Jashari, janë injoruar në heshtje.

Nëse është bërë diç, është bërë sa për të hedhur hi syve. Na kanë lodhur me fjalorin e tyre hiperbolistik, duke ngritur këto figura madje deri në piedestale hyjnore. Jam i bindur se nuk kuptojnë çka flasin.

Me këtë, nuk them se fjalët miradije për martirët apo dëshmorët -siç i quajmë ne në fjalorin fetar- janë të pavenda, porse më pengon shumë formaliteti dhe kundërthënia ndërmjet fjalëve dhe veprave. Shumë më mirë do të kishte qenë sikur të thuhej se ja çfarë është bërë për këta burra në vend se të flitet për vetveten, kur realisht asgjë nga ato fjalë nuk shihet në praktikë.

Ajo, që në fakt, unë dua këtu, ka të bëjë me disa sqarime për pozitën e dëshmorit. Jo rrallë njerëzit më pyesin se ata që kanë vdekur (janë vrarë) janë shehid apo jo? Normalisht, ne nuk mund të themi më shumë se atë që ka thënë Pejgamberi [alejhis selam] kur është pyetur për ata njerëz të cilët luftojnë dhe vdesin:

“Ai i cili lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut!” Pra, ky është shehidi. Sigurisht, se në kuadër të ‘ngritjes së fjalës së Allahut’, hyn edhe luftimi për atdhe, ngase me të synohet që njerëzve t’iu mundësohet adhurimi i Zotit, lirshëm dhe pa asnjë frikë. Edhe më qartë, këtu, sikur në çdo punë tjetër, kërkohet që lufta jote të jetë për hire të Allahut, e jo për ndonjë interes të kësaj bote. Këtë, mendoj,  e dinë gati të gjithë shqiptarët, të rinj dhe të vjetër.

Një ditë, një ish luftëtar i UÇK-së, i cili kishte mbetur i plagosur në luftë, nëpërmjet një letre ma drejtonte një pyetje, ku shkruante: “Në kohën gjatë luftës nuk jam falur, por gjithherë betejën e kemi filluar me emër të Allahut, madje shumë shpesh e kemi përmendur Allahun, në veçanti unë. Shumë lutesha që Ai të na ndihmonte, sepse e dija se pa ndihmën e Tij nuk ka sukses...”

Shumë u gëzova për sjelljen e tij, për besimin e tij që e ka pasur në Allahun e Madhëruar. E mendoj se të tillë kanë qenë edhe shumë të tjerë. Ne nuk mund të paragjykojmë me emër veç e veç se a është shehid apo jo, ngase Allahu është Ai i cili i pranon njerëzit për të tillë ose jo, Ai ua di nijetin dhe veprat dhe në përputhje me to edhe i shpërblen.

Por, ajo që dimë ne është se shehidi nuk vdes, ai është i gjallë, bile ka një jetë shumë të mirë dhe të ëmbël, ai është i kënaqur atje tek Zoti i tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)