18 Janar 2021

Venitja e shpresës

Shkruar nga Gani Qarri

 Vullneti i qytetarëve në votimet e 6 tetorit, dëshmoi edhe një herë më tepër, dëshirën e madhe e të kamotshme të vendit për ndryshime, si dhe përcaktoi edhe partnerët politik të koalicionit, për formimin e qeverisë së re. 

Por siç po shihet nga zhvillimet më të reja, ndryshimet nuk mund të ndodhin me njerëz të SHIK-ut, në krye të Kuvendit dhe këshilltare të Hashim Thaçit në qeveri.

Për të sjellë ndryshimet në vend, pikë së pari duhet të ndryshojnë  protagonistët dhe fituesit e zgjedhjeve, e jo ata vet të mbeten kaq të ngurtë dhe të mbyllur në kompromiset e nevojshme për koalicionin e ri qeverisës dhe tash e gati katër muaj ta mbajnë një popull të tërë pezull në këmbë, duke pritur me "veshë në krahë" se kur dhe a do të mund të arrihet fare, ujdia ndërmjet tyre, për krijimin e qeverisë së re.

Me qëndrime të tilla në kohët e sotme, as në Kosovën e vogël, nuk mund të vijnë ndryshimet në pushtet.

Ndaj kushdo që përpiqet të luaj me vullnetin e popullit dhe votën e qytetarëve, me vetëdije apo edhe pa të, është duke luajtur hapur me fatin e vendit dhe stabilitetin politik e social të shtetit të brishtë të Kosovës.

Me letrën e fundit të VV-së, drejtuar si përgjigje ndaj LDK-së, u bë edhe një hap tjetër eklatant, në largimin edhe më tej, të marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV- LDK.

Përplasja kryesore që shkaktoi diferenca kaq të mëdha ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-s, në mosarritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re, ishte pikërisht  zgjedhja e Glauk Konjufcës, kryetar të Kuvendit, pozitë për të cilën, LVV, duke marrë mbi vete edhe barrën e dështimit të qeverisë, nuk lëshon pe dhe deklaron me këmbëngulje se tashmë është punë e kryer dhe nuk ka kthim prapa.

Megjithëse shihet hapur se kjo nuk është mënyra më e mirë që këto dy subjekte politike të ofrohen dhe arrijnë marrëveshje për koalicion qeverisës, siç duket me votimin e Glauk Konjufcës edhe LDK-ja vet, ka rënë në kurth, qysh në ditën e mbajtjes së tubimit të parë në parlament, kur edhe ajo e votoi Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Ndaj me rregullore dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës, ndërrimi apo shkarkimi i kryetarit nga kjo pozitë, tanimë nuk mundë të ndodhë ndryshe përveç nëse sigurohen dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, pra 81 vota, po qe se z. Konjufca nuk deklarohet vullnetarisht për dorëzimin e mandatit të kryetarit.

Madje siç po vijon kohëve të fundit, loja me letra VV-LDK, tashmë vërehet hapur tendenca, që gjendja të eskalojë drejt krizës politike dhe kolapsit te thellë qeveritar, gjë që dëshmon se kjo klase politike synim të vetëm nuk e ka shtetin, por pushtetin.

Kështu që, për qytetarët e Kosovës, as 'koalicioni VV-LDK' nuk është më ai koalicion i shpresës dhe ndryshimit, si i shihte votuesi në ditën e votimit dhe proklamuan veten me pompozitet këto parti.

E sikur të mos mjaftonin as të gjitha këto, nga përvoja e hidhur e viteve të fundit, kemi parë e përjetuar të gjithë se si, edhe në ato vende ku qeverisë vet LVV, në dy qytetet më të mëdha të vendit, si kryeqyteti i Kosovës Prishtina, por edhe Prizreni, asgjë nuk ecë më pa korrupsion, mito dhe para ndër dorë.

Për aq më tepër, në Prizren përveç funksionarëve kryesor komunal të korruptuar deri në fyt, të cilët megjithëse në vazhdimësi kanë keqpërdorur pozitat e tyre dhe përkundër precedencave të vërtetuara penale nga gjyqësia e prokuroria edhe vendet e punës ende i mbajnë me forcë, gjendja ka degraduar deri aty, sa që me vet përkrahjen e kryetarit të Komunës,i cili vie nga radhët e VV-s, duket se jo më udhëheqja vendore, por TIKA-erdoganiste, udhëheqë edhe me komunën e Prizrenit dhe mbizotëron mbi çdo gjë në qytetin e Lidhjes Shqiptare.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

-  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka viziton qendrën e thirrjeve të shërbimit votues pë të parë nga afër procesin e kontaktimit përmes telefonit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. (Ndërtesa e Rilindjes, hyrja kryesore, ora 15:00)