25 Prill 2024

UDB-ja do të humb edhe një betejë kundër popullit shqiptar

Shkruar nga Mr.sc. Metush Zenuni

Këto ditë jemi dëshmitar të një rikthimi të fushatës antishqiptare të UDB-së Serbo- Maqedono – Jugosllave, e cila e ndihmuar edhe nga shqipfolës, gjithëherë u mundua që të pengoj proceset e shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Kështu ndodhi në vitet ’80, kur UDB-ja vrau tre udhëheqësit e Lëvizjes ilegale në Kosovë, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Grëvallën, UDB-ja Jugosllave dhe LKJ e Lidhja Komuniste e Kosovës LKK, u munduan që këto vrasje ti paraqesin si qërim hesapesh të grupeve kriminale të shqiptarëve në Evropën perëndimore.

Poashtu edhe rrethimi dhe rënia heroike e militantëve të Lëvizjes ilegale në Kosovë Rexhep Mala e Nuhi Berisha, UDB-ja dhe zëdhënësja e saj në Prishtinë, gazeta Rilindja, të nesërmen pati shkruar se në një rrugë të Prishtinës, në përleshje me policinë dy të rinjë bënë vetëvrasje.

Kështu e këtij lloji ishte propaganda e UDB-së edhe kundër udheheqësve të LPRK-së Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, të cilët me qëndresën titanike dhe rënien heroike në Breg të Dilellit në Prishtinë më 2 nëntorë 1989, ua dridhi themelet edhe ashtu të kalbura Jugosllavisë Titiste.

Kjo propagandë e fëlliqur e UDB-së dhe e bashkëpunëtorëve të saj, një pjesë e tyre fatkeqësisht shqiptare dhe e cila fatkeqësisht ende me ndikim ne Kosovë dhe Maqedoni, këto ditë filloi edhe një fushatë, kësaj radhe duke i etiketuar z. Ali Ahmeti,  Fazli Veliu dhe z. Musa Xhaferi, që të tre ish – anëtarë dhe veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës LPK,  të cilët ishin themelues të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,  të cilët kontribuan shumë që Kosova sot të jetë shtet i pavarur, ndërsa në Maqedoni ata ishin udhëheqës dhe themelues të Ushtrisë Clirimtare Kombëtar.

Kjo propagandë e fëlliqur, e cila është përgatitur nga shqipfolës e të ndihmuar nga Maqedonët dhe Serbët, fatkeqësisht për ta  është përgatitur aq jo profesionalisht, saqë edhe lexuesi më i pa informuar në fushën e zbulimit dhe të deshifrimit të dokumentacioneve origjinale, e vëren qartë se kjo është një lojë e fëlliqur e rivalëve politik të partisë aktuale në pushtet BDI, por që duke dashur të përbaltin figurën e Ali Ahmetit, Fazli Veliut dhe Musa Xhaferit.

Këta UDB-ash shqipfolës, kanë lënduar rëndë ndjenjat, sakrificën dhe luftën e të gjithë luftëtarëve të lirisë në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, kanë lënduar rëndë të gjithë veprimtarët e LPK-së, të kësaj Lëvizje, e cila me punën, mundin dhe gjakun e anëtarëve të saj, arriti që për 2 dekada të zgjoj një popull të tërë në luftë kundër Ushtrisë dhe policisë Jugosllave, të demaskoj politikën shoviniste jugosllave, serbe dhe maqedone, por edhe t\'ua shqyej maskat politikës paqësore të pacifistëve si Ibrahim Rugova, Arbër Xhaferi dhe Riza Halimi, të cilët popullin e mbanin nën thundrën serbe, ndërsa për vete kishin siguruar një jetë luksoze pa u penguar nga pushtuesi.

Tanimë në realitetin e ri, këta ish-bahskëpuntorë të atëhershëm të UDB-së dhe tani vazhdues të politikës antishqiptare, mundohen që edhe një herë tu hedhin hi syve popullit shqipëtar, duke shpresuar se rrenat dhe tradhëtitë e tyre do të pijnë ende ujë. Ata që shkruajnë dhe përgatisin dosje kundër luftëtarëve dhe udhëheqësve të lirisë, duhet ta kuptojnë shumë mirë, se përfundimishtkoha e tyre ka mbaruar.

Ata që shkruajnë dosje dhe ata që kanë punuar dhe e kanë ndihmuar UDB-në, populli i njeh shumë mirë, me emër dhe mbiemër, ndërsa bijt e tij më të mirë që iu gjindën pranë në momente më të vështira populli i do, i nderon dhe i beson.

Tanimë populli shqiptar nuk u beson atyre që në luftë ishin krah për krah me armikun dhe i gëzoheshin disfatave të luftëtarëve të lirisë, por populli shqiptar po punon drejt integrimeve në të gjitha trojet e tyre etnike, duke punuar dhe shpresuar se së shpejti dita e bashkimit kombëtar do të vie, e bashkë si shqiptar në një shtet të integrohemi në strukturat Euro – Atlantike, në NATO dhe në gjirin e popujve të zhvilluar të botës moderne.

 (Autori është kryetar i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia” )
  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)