19 Prill 2024

Thuajeni një fjalë për gruan

Shkruar nga Nazlie Bala
     
Të nderuar Lider të partive politike në Kosovë
Të Nderuar Kandidat për  Deputetë/e të Parlamentit të Kosovës
Forume të Grave të Partive Politike në Kosovë

Thuajeni Një Fjalë Për Gruan, Inkurajoni me shembullin tuaj duke e trajtuar gruan si pjesëmarrëse e barabartë në politikë-bërje dhe vendim- marrje në shtet ndërtimin e Kosovës.

Shoqëria njerëzore qysh nga krijimi i saj, ka kaluar shumë stade zhvillimi, të cilat kanë qenë në përputhje dhe vartësi të ndërsjella me zhvillimet historike, politike, apo ato ekonomike. Raportet e marrëdhënieve që ekzistojnë mes saj dhe këtyre fenomeneve, lidhjet reciproke të njerëzimit me ndryshimet historike që sjellin luftërat apo revolucionet, kanë sjellë evolucion shoqërorë.

Si rezultat i ndryshimeve politike, kanë qenë përherë lindja e shtresave të reja shoqërore, të cilat ecin paralel me kohën, me kërkesat dhe standardet e reja të zhvillimit që ofron e sotmja. Çdo kohë kërkon njerëzit e vet, njerëz të rinj, që t\'u përgjigjen ritmeve të saj.

Ndryshimet sasiore dhe cilësore gjatë revolucioneve historike edhe evolucionet social- kulturore, i bën gjithë shoqëria dhe jo vetëm burrat. Dihet se luftërat janë të ashpra për brishtësinë, finesën apo delikatesën e femrës dhe megjithatë, gruaja në Kosovë  dhe lufta e saj titanike kurrë nuk ka qenë e përjashtuar në dhënien e shembujve të heroizmit . S\'është nevoja të përmend, por ka pasur aq shumë shembuj guximi, intelekti, qëndrese dhe trimërie, sa gratë si stratege të zonjat, jo vetëm kanë udhëhequr beteja të ashpra, por me maturinë e tyre, jo rrallëherë kanë përballuar çaste tejet të vështira.

Edhe kur nuk janë përballur me të huajin, kanë mbajtur shtëpinë, kanë drejtuar ekonominë, duke mos harruar të qenit nëna. Madje shumë herë nënat harrojnë vetveten. Mpaken, rrudhosen, thinjen, kërrusen dhe plaken, por kurrë s\' harrojnë që me shikimin e tyre, t\'u dhurojnë fëmijëve besimin në vete.

Me buzëqeshjen e tyre t\'u dhurojnë sigurinë bijve të tyre për të ecur përmes rrebesheve të kohës. Me dorën e ashpër por të ngrohtë, ato u përcjellin fëmijëve ngrohtësinë e ledhat e shpirtit të tyre të coptuar dhe të mardhur. Dhe kur u qan zemra para fëmijëve shpalosin një botë plot ëndrra për ta, sepse e ardhmja u takon atyre.

Këto nëna të dhembshura, këto zonja shembullore, që mbajnë shtëpinë, edukojnë fëmijët e ndërkohë japin vlera në fusha të ndryshme të ekonomisë, kulturës, arsimit, mjekësisë dhe shkencës, a nuk kanë të drejtë të shikohen ndryshe nga shoqëria dhe shteti?

Do të më pëlqente që si nga politika, nga organizmat shtetërore për integrimin e femrës, nga shoqatat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gruas, të shiheshin me një sy tjetër, si segment vlerash intelektuale dhe profesionale dhe jo thjesht si riprodhuese të jetës.

Përherë u është dukur si çudi dhe e pabesueshme kur një femër sjellë diçka të re në dobi të shoqërisë, gjë për të cilën meshkujve, të cilët gjatë gjithë historisë së njerëzimit kanë drejtuar (duke përjashtuar matriarkatin) nuk u ka shkuar në mendje. Janë disa profesione që janë bërë e drejtë e ushtrimit të gjinisë mashkullore. Kjo ndodh jo se janë më të aftë se femrat, por sepse tek ata përherë kanë pasur më tepër besim.

Deri para pak vitesh dëgjoheshin vetëm disa emra përkthyesish, sigurisht meshkuj, të cilët i vlerësoj për punën e madhe të tyre, sepse lexuesi shqiptar lexon kryeveprat e letërsisë botërore në gjuhën e mëmës. Femrave nuk u ishte dhënë mundësia më parë. Kurse sot mes përkthyesve dëgjohen dhe emra femrash.

Ky është një fakt i pamohueshëm që zbut diferencimin gjinor. Po vazhdoj me fushën e letërsisë. Ndër vite kanë dalë disa femra shkrimtare, që në krahasim me shkrimtarët meshkuj, emrat apo numri i tyre ka qenë i papërfillshëm. Disa syresh kanë nisur të botojnë qysh nga vitet 70, ndoshta edhe më herët dhe nuk u është dëgjuar emri kurrë.

Vetëm nëse kanë pasur si mburojë hijen e ndonjë lisi të madh, ose janë ngritur në pozitë shtetërore a politike, atëherë po. Emri i ndonjërës është renditur mes emrave të letërsisë, por kurrë mes emrave të shquar. Ajo duhet të jetë e ndërgjegjshme e ta ketë të qartë, se nuk është vlerësim letrar real, por vlerësim politik.

A ka femra që japin vlera në Kosove? Megjithëse ka shumë modele femrash që duhen vlerësuar sipas fushave ku ato japin vlerat intelektuale dhe profesionale, por për fat të keq ato janë lënë në hije, ose në harresë.

Vlerat e femrave, të cilat mohojnë veten, kohën e lirë, kënaqësitë e jetës, të gjitha këto i bëjnë vetëm për të qenë dikush dhe për të treguar se me përjashtim të forcës fizike, në të gjitha sferat e jetës janë të barabarta me burrat.

Veçse femra duhet të vlerësohet realisht ,sepse në radhë të parë është bashkëshorte, zonjë shtëpie, nënë dhe më pas mund të jetë shkencëtare, artiste, shkrimtare, apo juriste. Përse vallë këto gra vitale anashkalohen dhe lihen në harresë?! Si pa dashje janë lënë në errësirë dhe në mosnjohje të plotë.

Qëndrimi mosvlerësues ndaj tyre, a nuk është krim? Në lidhje me këtë po jap një shembull: Para disa vitesh një femër së cilës ia kishin mohuar të drejtën për të qenë dikush, nisi të japë vlera në letërsi.

Gjithë krijimtaria e saj flet për realitetin e hidhur të diktaturës më të egër që përjetoi Kosova, për luftën e klasave të cilën e kishte hequr mbi shpinë, për fatin e mijëra intelektualeve, veprimtareve që përfunduan nëpër burgje, të cilëve nuk u dihen as varret, flet aq dhembshëm për fate femrash të hequra zvarrë por që pa u përkulur dhe me dinjitet i mbijetuan ferrit shekullor.

Gruaja Kosovare  e ka përjetësuar realitetin e ri kosovar dje dhe sot, me të mirat e të metat e tij, me traditën dhe mentalitetin e shekujve, përmes një trilogjie dhe per as nje çast nuk eshte ndalë se vepruari.

Përse bëhet një diferencim i tillë mashkull-femër?! Veprat flasin vetë, Vetëm vlerësimet duhet të jenë objektive.

Me gjuhën e autoriteteve, në media flitet për pjesëmarrjen e gruas në politikë. Nga pikëpamja formale apo në dukje, ngritja në opinion e një problemi të tillë, është pozitiv. Por ç\'mund t\'i japë shoqërisë një femër e padëgjuar më parë, që deri dje ka qenë \"Askush\"? A është në gjendje ta çojë shoqërinë përpara një grua e zakonshme? Fatkeqsisht grate ne politiken kosovare shikohen ende si numra.

Duke i trajtuar problemet në mënyrë sipërfaqësore, apo për t\'u hedhur hi syve, në kohë zgjedhjesh lind nevoja e përfaqësimit femëror. Duke mohuar vlerat e vërteta të këtij segmenti shumë të rëndësishëm të shoqërisë, përzgjedhin kandidatet që rrinë urtë e butë, të cilat binden dhe ngrenë dorën sa herë është nevoja, edhe kur e drejta nuk është me to dhe pa një tregues se sa të afta janë.

Kjo ndodh se këto kandidate të rëndomta, nuk paraqesin asnjë rrezik për eprorët. Janë të bindur se këto kurrë s\'kanë për t\'u zënë vendin. Ka ardhur koha dhe duhet menduar ndryshe përsa u përket femrave që do të na përfaqësojnë në politikë, legjislativ, gjyqësor apo në ekzekutiv.

Deri në zgjedhje ka kohë, gjithmonë, nëse ekziston vullneti i mirë i forcave politike për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Intelektuale të mirëfillta, të arsimuara, të afta profesionalisht në fusha të ndryshme, gjen kudo në Kosove.

Për këto zonja që kanë ballafaquar aftësitë e tyre profesionale, dijet shkencore, krijimtarinë artistike apo letrare, përmes medias, veprave të tyre, revistave shkencore, trajnimeve në kushte të barabarta me meshkujt, u duhet kushtuar vëmendje nga politika dhe shteti.

Qeveria e Republikes se Kosoves, së bashku me institucionet e tjera duhet të bëjnë një seleksionim të këtyre vlerave femërore. Nëse kërkohet me të vërtetë të ndërtohet një Kosove e integruar, vlerësoni këtë potencial të pazëvendësueshëm.

Nëse nuk do të ketë ego, mirë dhe nëse do të ketë vullnet për progres, një gjë e tillë duhet të bëhet duke nisur që nga shkallët më të ulëta të pushtetit, duke u shtrirë në të gjithë vendin. Nëse bëhet një gjë e tillë, besoj se krijohet një pasqyrë e plotë e intelektualeve të mirëfillta, e grave të afta, për të cilat ka nevojë sot shoqëria.

Po të krahasojmë raportet e grave pjesëmarrëse në vendim-marrje, qeverisje, apo në drejtim politik, me numrin ekzistues në vend, shifrat nuk janë për t\'u dëshiruar. Nuk vjen pranvera me një apo me pak lule.

Nuk mund të mohoj se në krye të Legjislativit apo Prokurorisë së Përgjithshme ose në dy Ministri janë zonja, por ky është tregues i pamjaftueshëm. Edhe ato pak zonja të nderuara që janë, luftohen, sepse i quajnë\" pengesë nëpër këmbë\".

Është e domosdoshme që sa më shpejt gruaja duhet të bëhet faktor dhe aktorë i pakundërshtueshëm nga pretendentët për drejtim, sepse është më pak e korruptueshme dhe tejet e vendosur për t\'i bërë punët me cilësi dhe brenda afatit kohor. Një gjë e tillë ndodh se gruaja vetmohohet për ta bërë gjënë e duhur në kohë. Besojini atyre detyra të rëndësishme dhe do të shihni ndryshime cilësore në shoqëri.

Edhe ju, të dashura gra, secila me vete ose të gjitha bashkë, keni një pjesë tuajen ne pushtet, dhe ështe detyra juaj ta shfrytëzoni këtë pushtet.

(Autorja eshte magjistre e Mardhenieve Nderkombetare dhe Veprimtare e te Drejtave te Njeriut ne Kosove)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)