19 Mars 2019

Thatësirat dhe djegiet e hamulloreve ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve të fundit

Shkruar nga Tahir Ahmeti

Mungesa e reshjeve atmosferike në vendin tonë, ka bërë që të kemi tharje të mëdha të tokës, të drunjëve dhe bimëve, andaj kohëve të fundit kemi rritje enorme të zjarreve pyjore dhe fushore, të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi.

Këtyre zjarreve po i kontribuojnë në masë të madhe edhe djegiet e qëllimshme të hamulloreve në arat e Kosovës, e që po shkaktojnë telashe mjaftë të mëdha për njesitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit, të cilët po e kanë shumë të veshtirë qe t’i kontrollojnë dhe lokalizojnë ato zjarre, duke marrë parasysh edhe erërat e shpeshta që fryejnë në këtë periudhë kohore, sidomos në viset malore.

Por këto zjarre, për shkak të përhapjes së shpejt, gjithashu po shkaktojnë edhe rrezikim të përgjithshëm të jetës së njerëzve dhe pronave të tyre.

Duke pas parasysh që në shumicën e rastëve faktori njeri është shkaktari kryesor i këtyre zjarreve, organet kompetente duhet të apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, në mënyrë që mos të ndizen zjarre në ambiente të hapura, mos të hudhen cigaret e ndezura në këto vende potencialisht të rrezikuara për shkaktim të zjarrit (ndonjëherë mjafton vetëm një cigare e ndezur të hudhet dhe pastaj të kemi zjarr me përmasa shumë të mëdha), si dhe mos të ndizen mbeturinat e ndryshme në këto ambiente.

Është shumë e rëndësishme që fermerët të jenë në dijeni se në bazë të hulumtimeve të bëra të ekspertëve bujqësorë në Kosovë, është konstatuar se djegia e hamulloreve ka efekte negative duke shkatërruar masën bimore që gjendet në ara, pasi shëndrrimi i hamulloreve në hi nuk ndihmon tokën, por vetëm e degradon atë, prandaj ata me djegiet e qëllimshme të hamulloreve në ara, vetëm sa i dëmtojnë tokat e tyre dhe rrezikojnë edhe prona të tjera nga përhapja e pakontrolluar e zjarrit.

Gjithashtu, gjithmonë duhet pasë parasysh që sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë më aktive në terren në mënyrë që përsonat e papërgjegjshëm, që shkaktojnë zjarre të qëllimshme të marrin ndëshkimet e duhuara ligjore. Vetëm në këtë mënyrë mundë të pakësohën këto zjarre të qëllimshme, të mos rrezikohet jeta e njerëzve dhe të mirave materiale, por në të njejtën kohë edhe të ruhet ambenti i cili në masë të madhe po ndotet nga emetimi i mbetjeve të zjarreve.

/Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Ministria e Integrimit Evropian feston 10 vjetorin e bashkëpunimit Kosovë – JICA”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, kati III, para sallës C301, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Restaurant Ora, ora 17:00)