25 Prill 2024

Tërmetet dhe Urbanizmi në Kosovë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

 (Arkitektura dhe urbanistika sizmike e vendbanimeve tona)

Sa herë që ngjajnë lëvizjet e vogla të tokës,tërmetet,të cilët për fat të mirë tonin,në dekadat e fundit nuk kishin pasoja në njerëz dhe të mirat materiale. Pos panikut dhe frikës së madhe të shprehur nga ana e banorëve,gati në të gjitha vendbanimet e Kosovës,asgjë tjetër shqetësuese nuk regjistrohet.

Është një problematik të cilin të gjithë ata që kanë ndërtuar pas vitit 1999,në ndër-dije e kanë tërë kohën,pasi këto ndërtime me leje e pa leje,në dymbëdhjetë vjetshin e fundit janë bërë pa kontroll apo mbikëqyrje shtetërore,çka është tepër shqetësuese posaçërisht pas rasteve që munden me pas pasoja shkatërruese, duke u bazuar në dyshimin se si është ndërtuar këto vite në tërë Kosovën,pa kontrollin e domosdoshëm dhe të obliguar shtetëror.

Të gjitha apelet e profesionistëve për të punuar dhe respektuar ligjet e shtetit të Kosovës,në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës si dhe të ndërtimeve u treguan të kota,pa efekte pozitive pasi nga ana e faktorit politik të asaj kohe e edhe sot,nuk kishte vullnet politik,interesim e si duket as dijeni për pasojat tragjike të lejimit të këtyre ndërtimeve,të cilat do ti rrezikojnë,ngufasin gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme në Kosovë.

Aspak nuk do të kishte shpenzime ekstra nëse në kriteret për ndërtim në mënyrë rigoroze të kërkohej edhe arkitektura dhe urbanistika sizmike,si një domosdoshmëri e kohës të cilën po e jetojmë. Për fatkeqësinë tonë këto mënyra të ndërtimit janë duke u lejuar nga organet ekzekutive shtetërore të dy niveleve në Kosovë.

Ka shumë pyetje pa përgjigje,se a kemi së pari trajtim adekuat të arkitekturës sizmike,se sa trajtohen këto probleme sipas zonave sizmike të definuar me ligjet e paraluftës,sa ndikojnë tërmetet në formësimin arkitektonik të objekteve,dhe se sa ndikojnë ligjet,normat dhe standardet në ndërtimin e objekteve në zonat sizmike,në kualitetin e shprehjes arkitektonike.

Të gjitha këto çështje as që janë trajtuar ndonjëherë në Kosovë,ma “lehtë” ka qenë të ndërtohet pa leje dhe me leje të dirigjuara. Ato ndërtime që kanë marrë leje as që e kanë trajtuar këtë problematik të rëndësishme,arkitekturën sizmike,pos asaj obliguese.

Mirë e ka theksuar një mendimtar i huaj se për të zhvilluar arkitekturën sizmike,duhen studime detale në të cilat duhet përfshirë pos arkitektëve dhe ndërtimtarëve edhe profilet tjera të ekspertëve si sizmologët,urbanistët,gjeologët etj.,kjo tek ne as që mundet të imagjinohet e le të aplikohet.

Aspekti hapësinorë dhe urbanë i trajtimit të problemeve sizmike as që është analizuar ndonjëherë në vendbanimet (qytetet) kryesore të Kosovës në dymbëdhjetë vjetshin e fundit. Ne ende nuk kemi dokumente hapësinore të mirëfillta që seriozisht do të trajtojnë këtë problematik,duke u bazuar në dokumentet (hartat sizmike) ekzistuese,të cilat nuk janë ripërtërirë edhe se e kemi një Institut sizmik formal,i cili aksidentalisht është themeluar në një Ministri tjetër të shtetit (MEM),e është e ditur ku e ka vendin (MMPH),si në tërë botën e civilizuar.

Është ndërtuar në të gjitha anët e Kosovës pa leje ndërtimi,pa kuptuar domosdonë e revidimit të projekteve,kontrollin teknik shtetëror,ku pronësia mbi tokën e fituar në mënyra të dyshimta,ishte dhe është i vetmi kriter për ndërtime. Janë të freskëta lejimet e ndërtimeve mu në qendrën e vendbanimeve tona,si e tregojnë edhe rastet e fundit në qendrën e ngushtë të kryeqytetit Prishtinës,në lagjen “Tophane”dhe “Qendra” ku së paku duhej marrë në konsideratë parametrat urbane të lartësisë apo dendësisë të banimit kolektiv.

Edhe dhënë  leja e  ndërtimit për një objekt të kombinuar afarist-banesor pa respektuar kriteret urbane që shumë mirë janë të qarta në ligjet e Trashëgimisë kulturore (distanca në mes objekteve 50 metra) etj.

E sa për rrezikshmërinë sizmike as që kanë menduar ata të cilët kanë lejuar dhe po lejojnë ndërtime të tillë,të cilat mund të jenë fatal për banorët e atyre objekteve “me leje e pa leje”nëse do të ngjan ndonjë katastrofë natyrore si janë tërmetet,ku evakuimi i banorëve nuk është i mundur pasi objekti është lejuar të ndërtohet i rrethuar me objekte ekzistuese banimi. A thua ekziston elaborati i evakuimit të banorëve,në projektet e lejuara ndërtimor nga ana e Komunës së Prishtinës.   

Raste të ngjashme kemi në tërë Kosovën,ku objektet e lejuara të ndërtohen “përqafojnë” njeri tjetrin e nuk respektojnë as kriteret elementare sizmike thua se aty nuk do të banojnë banorët e shtetit tonë,apo pasardhësit e tyre.

Kemi raste kur ekipet e emergjencës apo zjarrfikësit nuk kanë mundësi të iu ofrohen objekteve që kanë nevoja për ndihmën e tyre,çuditërish askënd nga zyrtarët shtetëror apo profesionistët kjo çështje fare nuk i shqetëson pasi nuk marrin masa të domosdoshme së paku për të parandaluar këto ndërtime.   

Më duhet theksuar se ajo çka është duke ngjarë në Kosovë nuk ka lidhje me Planifikimin hapësinor,urbanizmin dhe arkitekturën pasi kjo veprimtari esenciale për një shoqëri duhet vënë nën kontroll shtetëror e jo të veprohet si deri me tani,këtë e vërtetojnë edhe tërmetet e kohë pas koheshe (sporadike) të cilët nuk munden të jenë të fundit pasi kjo shoqëri do të funksionoi edhe në të ardhmen.

Duhen intervenime urbane,legalizime shumë të dhimbshme,përpilime dhe aprovime të dokumenteve hapësinore dhe urbane,si një domosdoshmëri e cila sado-kudo do të kanalizoi problematikën esenciale për funksionimin e një shoqërie. Jo të ndërtojmë pa kontroll shtetërore,ku elementi i sigurisë duhej të ishte esencial e jo mos të kemi qasje te ekipeve shpëtimtare në raste emergjente të tërmeteve,zjarreve,vërshimeve apo erërave si ka ngjarë në vitet e fundit në Kosovë.

Raste të mira në botë ku Arkitektura dhe Urbanistika sizmike,me profesionalizëm të lartë trajtohet,kemi pa numër. Për njohësit e kësaj problematike do të përmendi vetëm disa raste reale të ndërtimeve në vitet e fundit në botë ku arkitektura sizmike është ardhur në shprehje si:

·    Objekti i televizionit kombëtar kinez- CCTV- në Pekin ,autor është arkitekti i madh holandez Rem Koolhaas,

·    Objekti “Qerdhja e Zogjve” e stadionit olimpik në Pekin me autor dy arkitekt Zviceran, Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron

·    Objekti  Tod\'s Omotesando në Tokio me  autor arkitektin Japonez Toyo Ito

Janë këto vetëm disa raste të cilat me guxim i kanë projektuar arkitektët në shtetet me probleme të larta sizmike.

Për të trajtuar ketë problematik,ketë fushë komplekse duhet angazhim i madh i të gjithë faktorëve vendimmarrës,pasi Arkitektura dhe Urbanistika sizmike nga aspekti i sigurisë së objekteve dhe jetës së njerëzve është shumë e rëndësishme. Ne në Kosovën e pas luftës as që e kemi marr parasysh ndonjë herë,ne po lejojmë të ndërtohet pa u brengosur për jetët e banorëve të shtetit tonë. Domosdoshmëria e elaboratit sizmik në projekte,para dhënies së lejes së ndërtimi,nuk është luks por nevojë elementare,pasi behët fjalë për SIGURIN e objekteve dhe zonave të caktuara të vendbanimeve tona,nevojat për zgjerime dhe rritje urbane gjithnjë e ma shumë po aktualizohet.

Të gjithë ne dimë të ankohemi kur ngjajnë tërmetet (si rasti i fundit në Bullgari),rrënimet dhe vërshime të ndryshme sa herë që dridhet toka,bien shi apo fryn ndonjë erë ma e fortë. Këso rastesh kemi pa numër pasi nuk është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike. Dhashtë zoti mos të kemi ndonjë dridhje ma të madhe toke,termet se atëherë do të “vetëdijesohemi” se si kemi vepruar në vitet e dekadës së pare të shekullit 21. 
 
 
Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale.
                                                       
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)