05 Gusht 2020

Tërmetet, arkitektura sizmike dhe urbanizimi i vendbanimeve në Kosovë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Pardje (10 mars 2010) kishim një lëvizje të vogël të tokës,termet,i cili për fat të mirë nuk kishte pasoja në njerëz dhe të mira materiale. Pos panikut dhe frikës së madhe të shprehur nga ana e banorëve,gati në të gjitha vendbanimet e Kosovës,asgjë tjetër shqetësuese nuk u regjistrua. Është një problematik të cilin të gjithë ata që kanë ndërtuar pas vitit 1999,në ndërdije e kanë tërë kohën,pasi këto ndërtime me leje e pa leje,në njëmbëdhjetë vjetshin e fundit janë bërë pa kontroll apo mbikëqyrje shtetërore,çka është tepër shqetësuese posaçërisht pas këtyre rasteve që munden me pas pasoja katastrofave,duke e ditur se si është ndërtuar këto vite në tërë Kosovën.

Të gjitha apelet e mija deri sa isha i punësuar në MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor),nga viti 2002,në Departamentin e Planifikimit Hapësinor si Udhëheqës i Divizionit të Hulumtimeve,për të punuar dhe respektuar ligjet e shtetit të Kosovës,në fushën e ndërtimit ishin të kota,pa efekte pozitive pasi nga ana e faktorit politik të asaj kohe e edhe sot,nuk kishte interesim e besa as dijeni për pasojat tragjike të lejimit të këtyre ndërtimeve të cilat do ti ngufasin gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme në Kosovë. Aspak nuk do të kishte shpenzime ekstra nëse në kriteret për ndërtim në mënyrë rigoroze të kërkohej edhe arkitektura dhe urbanistika sizmike,si një domosdoshmëri e kohës të cilën po e jetojmë. Për fatkeqësinë tonë këto mënyra të ndërtimit janë duke u lejuar edhe këto ditë kur ndodhi dridhja e fundit e tokës (tërmeti me fuqi të vogël veprimi).

Ka shumë pyetje pa përgjigje,se a kemi së pari trajtim adekuat të arkitekturës sizmike,se sa trajtohen këto probleme sipas zonave sizmike të definuar me ligje,sa ndikojnë tërmetet në formësimin arkitektonik të objekteve,dhe se sa ndikojnë ligjet,normat dhe standardet në ndërtimin e objekteve në zonat sizmike,në kualitetin e shprehjes arkitektonike. Ë gjitha këto çështje as që janë trajtuar ndonjëherë në Kosovë,ma “lehtë” ka qenë të ndërtohet pa leje. Ato ndërtime që kanë marrë leje as që e kanë trajtuar këtë problematik të rëndësishme,arkitekturën sizmike,pos asaj obliguese. Mirë e ka theksuar një mendimtar i huaj se për të zhvilluar arkitekturën sizmike,duhen studime detale në të cilat duhet përfshirë pos arkitektëve dhe ndërtimtarëve edhe profilet tjera të ekspertëve si urbanistët,gjeologët etj.,kjo tek ne as që mundet të imagjinohet.

 Aspekti hapësinorë dhe urbanë i trajtimit të problemeve sizmike as që është analizuar ndonjëherë në vendbanimet (qytetet) kryesore të Kosovës në dhjetëvjetëshin e fundit. Ne ende nuk kemi dokumente hapësinore të mirëfillta që seriozisht do të trajtojnë këtë problematik,duke u bazuar në dokumentet (hartat sizmike) ekzistuese,të cilat nuk janë ripërtërirë edhe se e kemi një Institut sizmik formal,i cili aksidentalisht është themeluar në një Ministri tjetër të shtetit (MEM),e është e ditur ku e ka vendin (MMPH),si në tërë botën e civilizuar.

Është ndërtuar në të gjitha anët e Kosovës pa leje ndërtimi,pa kuptuar domosdonë e kontrollit teknik shtetëror,ku pronësia mbi tokën e fituar në mënyra të ndyta manipulative ishte dhe është i vetmi kriter për ndërtime,ai në shumicën e rasteve mu në qendrën e vendbanimeve tona,si e tregon edhe rasti i fundit në qendrën e ngushtë të kryeqytetit Prishtinës,në lagjen “Tophane” ku së paku duhej marrë në konsideratë parametrat urbane të lartësisë apo dendësisë të banimit kolektiv. E sa për arsyeshmërinë sizmike as që kanë menduar ata të cilët kanë lejuar ndërtimin e tillë,i cili do të jetë fatal për banorët e ati objekti “me leje”nëse do të ngjan ndonjë katastrofë natyrore si janë tërmetet,ku evakuimi i banorëve nuk është i mundur pasi objekti është lejuar të ndërtohet i rrethuar me objekte ekzistuese banimi. A thua ekziston elaborati i evakuimit në projektin e lejuar ndërtimor nga ana e K.K. të Prishtinës ?.  

Raste të ngjashme kemi në tërë Kosovën,ku objektet e lejuara të ndërtohen “përqafojnë” njeri tjetrin e nuk respektojnë as kriteret elementare sizmike thua se aty nuk do të banojnë banorët e shtetit tonë. Kemi raste kur ekipet e emergjencës apo zjarrfikësit nuk kanë mundësi të iu ofrohen objekteve që kanë nevoja për ndihmën e tyre,çuditërish askënd nga zyrtarët shtetëror apo profesionistët kjo çështje fare nuk i shqetëson pasi nuk marrin masa të domosdoshme së paku për të parandaluar këto ndërtime.  

Më duhet theksuar se ajo çka është duke ngjarë në Kosovë  nuk ka lidhje me Planifikimin hapësinor,urbanizmin dhe arkitekturën pasi kjo veprimtari esenciale për një komunë duhet vënë nën kontroll shtetëror e jo të veprohet si deri me tani,këtë e vërteton edhe tërmeti i këtyre ditëve i cili nuk mundet të jetë i fundit pasi kjo shoqëri do të funksionoi edhe në të ardhmen. Duhen intervenime urbane,legalizime shumë të dhimbshme,përpilime dhe aprovime të dokumenteve hapësinore si një domosdoshmëri e cila sado-kudo do të kanalizoi problematikën esenciale për funksionimin e një shoqërie. Jo të ndërtojmë pa kontroll shtetërore,ku elementi i sigurisë duhej të ishte esencial e jo mos të kemi qasje te ekipeve shpëtimtare në raste emergjente të tërmeteve,zjarreve,vërshimeve apo erërave si ka ngjarë në vitet e fundit në Kosovë.

Të  gjithë ne dimë të ankohemi kur ngjajnë tërmetet,rrënimet dhe vërshime të ndryshme sa herë që bijën shi apo fryn ndonjë erë ma e fortë. Këso rastesh kemi pa numër pasi nuk është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike. Dhashë zoti mos të kemi ndonjë dridhje ma të madhe toke,termet se atëherë do të “vetëdijesohemi” se si kemi vepruar në vitet e pas luftës. 
 

Autori është arkitekt i pavarur - Ish zyrtar i lartë në MMPH në Departamentin e Planifikimit Hapësinor (Udhëheqës i Divizionit të Hulumtimeve-Planifikimi Qendror)  

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)