19 Shtator 2020

Teoria e komploteve dhe politikat miope

Shkruar nga Ramiz Bojaj

Për sa kohë qe Qeveria e Kosovës nuk mbështetet në përdorimin e forcës në zgjidhjen e problemit të veriut, vetvetiu(ose në formën e heshtur) nënkupton nënshtrimin e plotë ndaj bandave të armatosura dhe MUP-it serb në këtë pjesë të shtetit tonë. Kosovës më tepër se kurrë i duhet hartimi i një strategjie politike (në planin e jashtëm dhe të brendshëm) që t’i imponojë Serbisë dhe BN-së, politikën e vet mbështetur në interesat e saja nacionale. Përse, gjithmonë jemi të denuar që të reagojmë pas veprimeve ose akuzave të Serbisë.

Paaftësia e ndërtimit të politikave ekzekutive(plani i brendshmë) si dhe mos efektiviteti në diplomacinë e jashtme qeveritare, ka bërë qe Serbia fqinje, jo vetëm të mbrojë (planin e vet fashisoid), por vazhdon të diktojë edhe përmbajtjen e gjertanishme të spektrit europolitik të vendit tonë(plani i jashtëm). Në këtë kontekst, Serbia rrezikon që të imponohet edhe si palë e tretë në bisedimet për veriun e Kosovës, mbi bazat e të cilës me automatizëm pjesën veriore të Mitrovicës do ta shndërronte në një zonë neutrale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Para se të ndodhë akti i kryer(përfshirja e Serbisë në bisedime për veriun), institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës me urgjencë duhet të zbatojnë strategjinë e demilitarizimit(shpartallimin e strukturave ilegale dhe kriminale të menaxhuara nga Serbia), vend ky i përfshirë në liberalizim vizash me gjithë të palarat e saj. Duke gjendur terren të përshtatshëm (ngathtësia diplomatike e Kosovës për të akuzuar Serbinë për të bëmat  e saj kriminale dhe menaxhim të elementeve kriminale në veri), kjo e fundit vazhdon me komplotet e saja kundër shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare(në OKB, BE GJND etj), ndërsa në raport ndërshtetëror me vendin tonë, vazhdon të kultivojë politikën e terrorizmit ndërkombëtar duke mbështetur strukturat paralele dhe kriminale serbe në veriun e Mitrovicës.

Përse, gjithmonë të vonuar?!

Është shansi i fundit që të paktën në rastin e Mitrovicës, institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës të tregojnë fuqinë e tyre, legjitimitetin dhe autoritetin e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Përparësi e dorës së parë për autoritetet tona shtetërore është fakti se problemi është i përkufizuar brenda territorit të vendit tonë(të njohur edhe ndërkombëtarisht). Ekzistojnë të gjitha elementet që favorizojnë zbatimin e planit ekopolitik-shtetëror në këtë pjesë të vendit, duke goditur fillimisht Serbinë(në pikën kufitare) për të vazhduar me ndjekjen e kriminelëve që veprojnë atje prej vitesh. Gjithashtu, autoritetet e Kosovës duhet të mbajnë kontakte më të rregullta me institucionet e Kosovës Lindore(Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc) në mënyrë që Serbia të paktën njëherë të hudhet në planin defansiv. Serbia duke vazhduar ofensivën e saj agresive(realisht millosheviqiane) sa herë që mbahen konferencat e OKB-së, po e vë Kosovën në planin defansiv, gjithnjë duke u marrë me demantet dhe gënjeshtrat e fabrikuara të Serbisë kundër autoktonisë dhe historisë së Kosovës. Nuk është gjithnjë e mjaftueshme qe ne vetëm të mbrohemi. Ne nuk e akuzuam Serbinë as për krime e gjenocid, por kjo akuzoi Kosovën në GJND. E gjithë kjo shton një shqetësim tepër real. Institucionet e zgjedhura të Kosovës ose jane realisht të pafuqishme për të vepruar, ose ekziston një servilizëm deri në neveri ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila jo vetëm që nuk mbron asnjërën palë(mendoj BN-ja), por kjo e fundit anon kah kompromisi i planeve gjithëpërfshirëse (pjesëmarrja e të gjithëve në bisedime:nëshkrimi i protokollit EULEX-Serbi, tentimet e UNMIK-ut për dialog Prishtinë-Beograd etj).

Strategjia për veriun-utopi

Për sa kohë qe Qeveria e Kosovës, vazhdon të hartojë plane “veprimi” vetëm në letër, (plotësisht të pazbatueshme në teren), shton rrezikun e faktorizimit të Serbisë në veriun e Mitrovicës. Në fakt Serbia vazhdon ta mbajë nën kontroll këtë pjesë të territorit të shtetit tonë(natyrisht në formën ilegale por gjithsesi faktike), duke penguar shtrirjen e autoritetit shtetëror legjitim(të Republikës së Kosovës) në këtë pjesë delikate. Në fakt Qeveria e Kosovës nuk duhet të shtojë presion mbi EULEX-in që të angazhojë mekanizmat ndërkombëtar në të gjitha skajet e territorit verior, por duhet të këmbëbgulë qe në radhë të parë të dërgojë mekanizmat vendase administrativo-policore, të cilat do të garantonin strategjinë tjeter që nënkupton planin për investime dhe zhvillim. Nëse kjo e dyta(plani ekonomik) ndodhë të hyjë në funksion para se të ndodhë demilitarizimi, kjo do të thotë majmëri e strukturave ilegale dhe kriminale të Serbisë, të cilat mund ti marrin donacionet, por sërish të japin llogari tek autoritetet e shtetit fqinj serb. Nëse autoritetet e Kosovës janë sovrane në funksionim dhe veprim, atëherë edhe perdorimi i forcës do të ishte i justifikueshëm. Nëse realisht në Mitrovicën veriore vazhdojnë të mbeten të ngrira ligjet kushtetuese të sovranit(shtetit të Kosovës) atëherë ndarja funskionale e pushteteve është e pashmangshme:(forma juridike dhe kushtetuese nga qendra e Prishtinës me elemnte kushteuese unike-territoriale dhe ajo praktike e zbatuar në terren nga strukturat ilegale-paralele që mbështeten në juridiksionin e Serbisë).

Fondet për veriun, apo majmëri e strukturave ilegale dhe kriminale

Veriu vazhdon të mbetet jashtë kontrollit të institucioneve ndërkombëtare dhe vendase për më shumë se 10 vjet, dhe afër dy vjet që nga shpallja e pavarësisë. Në fakt Qeveria ka premtuar fond të veçantë për veriun e Kosovës, në mënyrë që të zbatojë strategjinë për integrimin e kësaj pjese. Në parim kjo tingëllon bukur(bile diq po bëhet për veriun), por realisht është e paqartë se si do të funksionojë së zbatuari kjo strategji. Dhe është plotësisht absurde qe krerët institucionalë të Republikës së Kosovës të kërkojnë partneritet ndërkombëtar në këtë aspekt për faktin se ndërkombëtarët do të përfshinin edhe Serbinë në një partneritet të gjerë bisedimesh, anipse në esencë do të quheshin teknike. Kjo do të thotë legjitimitet i strukturave kriminale serbe atje, të quajtura me një fjalor më të butë diplomatik:struktura gjysmë ilegale apo gjysmë të integruara. Kjo në fakt hapë një kapitull të ri të një lufte të ftohtë, në mes të BE-së, Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të thotë se asnjë strategji e dorës së butë nuk do të kenë efekt në veri, dhe kjo mosgjidhje do të ndodhë për aq kohë sa Serbia të përfshihet në planin për strategjinë. Realisht Serbia është vet pjellë e problemit. Asnjë strategji nuk mund të zbatohet në bashkëpunim me Serbinë, për faktin se kjo e fundit nuk posedon interes që të ndodh integrimi i veriut në sistemin juridik, kushtetues të Kosovës. Paaftësia e ndërtimit të politikave ekzekutive(plani i brendshmë) si dhe mos efektiviteti në diplomacinë e jashtme të qeverisë sonë, ka bërë qe Serbia fqinje të udhëheq programin politik,  të shtetit të Kosovës (në betejat e saja destruktive), jo vetëm duke mbrojtur (planin e vet fashisoid), por vazhdon të diktojë përmbajtjen e gjertanishme të spektrit europolitik të vendit tonë(Akuzat dhe trillimet në OKB, BE si dhe ato te paradokohshme në GJND).

(Autori është publicist dhe Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2020 - Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, “Muzeu Lëvizës”, Komuna e Prishtines bashkë me Muzeun e mirëpresim edhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo hapin 'Muzeu Lëvizës'. (Sheshi 'Ibrahim Rugova', ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World” sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020” ku do të fillojë me aktiviteti te pastrimin e qytetit nga mbeturinat. (Në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, lokacioni te parkingu i autobusëve, ora 11:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Muzeun e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 11:30)

- Let’s Do It Kosova vazhdon me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”. (Parku i Qytetit të Prishtinë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Përfaqësues të lartë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës mbajn konferencë për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me aksionin e realizuar mbrëmë në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera. (Prokuroria Themelore në Gjilan, rruga ‘’Marie Shllaku’’, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Kopshtin me Bazë në Komunitet “Cicërimat”. (Kopshtin “Cicërimat”, ora 14:00)

- Udhëhqës të Komunës së Prishtinës bashkë me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo zhvillojnë një vizitë në Parku Germia. (Parku Germia, ora 15:00)