23 Maj 2019

Tentim shantazhimet e Serbisë ndaj Faktorit Ndërkombëtar kundër Kosovës

Shkruar nga Skender Jashari

Fillimisht  Serbia sidomos që nga  vitet 1870, vazhdimisht  luan një lojë politike të asnjanësisë  karshi përcaktimit të të qenit  pro Perandorisë Osmane apo pro-Ruse. Fillet mund të gjenden që  nga  Aleanca e princave serbë me ata Osman në Betejën e Maricës më 1371.

Pastaj  me princin serb Brankoviqin, në Betejën e Kosovës, pasuar me marrëveshjen  e  majit 1453 të Sulltanit me  Genadiusin( ku  miletit ortodoks i jepej  privilegj mbi të krishterët e  Gadishullit Ilirik, e që  bashkësundojnë  ortodoksët sllav me Perandorinë Osmane, duke i shiku  Shqipëtarët  si të vetmit armiq që ishin  të lidhur me Europën Perëndimore) etj.

Asnjëherë  në histori  Serbia,  nuk ishte e orientuar drejt perëndimit.

Mirëpo pas viteve 1945, përmes Bashkimit Sovjetik,  Jugosllavia  e kryesuar nga Serbia, luajti  po ashtu  me të njejtën politikë- asaj të  mos inkuadrimit në njërin  bllok( edhe  pse  realisht ishte në Bllokun Sovjetik).

Derisa  gjatë  viteve  të  luftërave  në  ish-jugosllavi, Serbia  po ashtu  luajti  rrolin e njejtë, herë me  Rusi e herë me  Europë, derisa  përpjekej  që  sidomos Shqipëtarët  por edhe  boshnjakët  t’i  hedhte në fundamentalizmin  dhe terrorizmin islamik- prej të cilës pastaj dëshironte të përfitonte( sepse ashtu kishte arritur të përfitonte gjithë territorin e pushtuar  Shqipëtar nga Sanxhaku i Nishit deri në Maqedoni-Iliridë dhe Kosovë  e më gjerë).

Të njejtën  politikë përballë BE-së dhe Perëndimit si tërësi, është duke e luajtur edhe pas viteve  të ish-regjimit të Millosheviqit. “Duan” integrimin  në BE, por jo në NATO, derisa dihet mirë që  nuk  mund të ketë ndarje  në këtë integrim, e për më shumë  edhe  me BE( Perëndim)  edhe me Rusi.

Kjo politikë dhe orientim  strategjik  kombëtar i Serbisë,  tashmë  është dekonspiruar nga   disa vende të Bashkimit Europian, e sidomos  nga ato anglo-saksone( SHBA dhe Britania e  Madhe).

Ditëve të fundit  shihet  një  intenzitet  i shtuar, në drejtim të  tentim që Lista serbe dhe shteti serb të  shantazhojë faktorin  ndërkombëtar, për ta imponuar Republikën e Kosovës. Me sukses në disa  raste  ka arritur  Serbia këtë  ta bëjë, që ta shantazhoj faktorin  ndërkombëtar( Europian). Personalisht  pasi  e kam  përjetuar një  ndjekje penalo-politike në  rastin e Grupit të Dobrosinit, të porositur dhe shantazhuar nga Serbia ndaj  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, kam trajtuar  dhe studiuar më në detaje këtë  taktikë diplomatike të  Serbisë.

Derisa  përcaktimi i  Shqipëtarëve, pas viteve  1990, ishte  tërësisht dhe këmbëngulësisht  vetëm  pro Amerikan dhe por Europian. Ky orientim  i tillë nuk ishte shembull  në  vitet  e mëparshme, p.sh: as Shqipëria  në kohën e Zogut, në kohën e komunizmit, nuk ishte  me orientim Euro-Amerikan!

E njejta  situatë  ndodhi edhe  me  Shqipëtarët  jasht  shtetit  Amë. Mirëpo intenziteti në  orientimin drejt  Amerikano-Europianizmit, u kuptu  kur  Çështja e  Lirisë  së Tokave  Shqipëtare nga  nacionalistët  Shqipëtar  u pa  se mund të  bëhet  vetëm   me orientim të tillë, e jo me  orientim  oriental-ruso-islamik, shkaku i këtij  të fundit  ishim copëtuar dhe robëruar  nga Perandoria Osmane, Rusia,  sllavët dhe grekët!

Nga ana tjetër Serbia e  ka kuptuar mirë, që  politikanët Shqipëtar e sidomos Kombi Shqipëtar, është rrënjësisht të  lidhur me  Amerikën( SHBA-në) dhe  Europën,  dhe më nuk ka gjasa edhe përkundër  që shërbimet  inteligjente  serbe, vazhdimisht përdorin dy rrugët: krimin  e organizuar dhe  veprimtarinë  operative  agjenturore në drejtim të ripërcaktimit të  orientimit të Shqipëtarëve.

Përmes  krimit të  organizuar, vepron në  një gamë  tejet të gjerë, që nga  kontrabanda në drejtim të Trojeve Shqipëtare e veçmas në drejtim të Kosovës( prej nga  pastaj financon aktivitetet e Serbisë  në dëm të Kosovës); me  kontrabandim politik të armëve( shitjen e  armëve  përmes  lidhjeve  Shqipëtare  a boshnjake, për  terrorist islamik  të cilët  kryejnë  akte terroriste  në Europë, për t’ia  ngarkuar përgjegjësinë Shqipëtarëve) etj!

Derisa bashkëveprojnë  me agjenturat e saj, sidomos  në riorientimin  e Kombit Shqipëtar, që nga  vitet  1990-1992 e  këndej,  përmes ndikimit fetar  islamik, duke e  predikuar islamin për Shqipëtarët  si “Boko Haram”( Bota perëndimore  është  haram  për islamin)-këtë  më  s’do ia  arrijnë  kurrë,  për një fakt, ai Komb  që ka ikur njëherë nga  robëria, kurrë  në robëri shpirtërore fetare( islamike) nuk ka rënë!

Këto ditët e fundit si Serbia e ashtu edhe Lista serbe e dirigjuar nga Serbia, tentojnë  sërish të  shantazhojnë Bashkimin Europian dhe sidomos  Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it,  që këta të ndikojnë  në qeverinë e Republikës së Kosovës, që të tërheqet  nga vendimet.  Në këtë  mënyrë  Serbia  tenton  t’i kundërshton dy vendime më të mira të Kosovës( që nuk i përkasin  Qeverisë së Kosovës, por tërë  Kosovës), siç është:

1.    Taksa prej 10% për  produktet serbe; dhe
2.    Formimi i Ushtirsë së Kosovës!

Taksa prej 10% për produktet serbe që eksportohen  për në Kosovë, si masë  reciprociteti, është  mënyra më e  sigurtë  e ndërprerjes së invazionit të Serbisë. Sepse nga ky  eksport i Serbisë, në vlerë mbi 400 milionësh  në çdo vit,  ajo arrinte që nga 100-150 milion  euro, t’i  kthente  kundër  Kosovës, duke  financuar  strukturat paralele, e mos të  flasim më për  donacionet për veprime  agjenturore( si: përgatitje të dëshmitarëve kundër Luftës së UÇK-së, për ta bërë atë kriminale dhe terroriste islamike; për blerjen e hoxhallarëve dhe  analistëve politikë, disa  këngëtarëve,  e medieve të  ndryshme etj)!

Kjo masë  reciprociteti do ia imponojë  Serbisë që të ulë thuaja se % për %  angazhimin e  saj, kundër  Republikës së Kosovës, e  po ashtu do  ndihmojë që edhe krimi i organizuar dhe kontrabanda e dirigjuar  nga Serbia, kundër Kosovës, të bie në  nivele tejet më të ulëta!

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, si shtyllë ndër më simbolizueset  për ekzistimin e një  shteti, edhe pse u mbajt peng  mjaft kohë të gjatë,  sidomos  me  mënyrën e  formimit( me  ndryshime  kushtetuese)! Tashmë përmes ligjit( edhe pse kjo  mënyrë  në fillim  kundërshtohej sipërfaqësisht nga aleatët  tonë).

Format e tentim-zvarritjes si: largimi i dhunshëm a me porosi dhe pagesë  nga Serbia  të pjestarëve  të pakicës etnike serbe nga  FSK-ja,  tek e  fundit  është në interes të Shtetit të Kosovës, për faktin që me ripranimin e kadetëve të tjerë të  kësaj pakice, do  shkëputet  mundësia e ndikimit të Serbisë  në këtë minoritet.

Kërcënimi i qeverisë  së Serbisë që do tërhiqet  nga  dialogu me Republikën e  Kosovës, nëse nuk hiqet taksa prej 10 % për produktet serbe, duke e treguar sesa është  e rëndësishme  për Serbinë  që të ketë  eksporte,  kontrabandë  në  drejtim të Kosovës.

 Të njejtën  gjë, me porosi të Serbisë,  edhe Lista  Serbe në Republikë të Kosovës, tenton të shantazhojë, faktorin  ndërkombëtar sidomos  Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it, që të ndikojnë  në  vendimmarrjen  e Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Serbia deri më tash, pati sukses të ndikojë në Fraksionin politiko-kriminal të EULEX-it,  në  nivel  të ulët, pra  në ndjekjen e  rasteve për krime lufte ndaj disa ish komandantëve  të lartë të UÇK-së; ndjekjen e veteranëve të UÇPMB-së pra në rastin e Dobrosinit; në mos ndjekjen e disa Agjentëve islamik të Serbisë( dhe në lirimin e tyre);  në lirimin e agjentëve serbë që prodhonin dëshmitarë falso për  të dëshmu krimet e Shqipëtarëve  në luftën e Kosovës; në lirimin e  policëve serbë dhe në lirimin e kriminelëve  ordinerë serbë.

Mirëfilli dihet që  as vendosja e taksës prej 10% për produktet serbe, e cila është dashur të vendosej që nga viti 2000, e as formimi i Ushtrisë së Kosovës përmes ligjit, nuk janë  thjeshtë veprime dhe vendime  ekskluzive të Institucioneve të Republikës së Kosovës, për ato paraprakisht është marr leje nga SHBA dhe nga aleatët  tonë Europian.

Mirëpo Institucionet  e Kosovës, mund që taksën prej 10% ndaj produkteve  serbe dhe boshnjake, të mos e heqin, derisa   të plotësohen  kushtet që ka specifiku qeveria  me rastin e vendosjes së kësaj mase.

Heqja e  taksës prej 10 % për produktet serbe dhe boshnjake, pa u plotësu kushtet  e specifikuara dhe ato që  garantohen  me CEFT-a, do  nënkuptonte  automatikisht nënshtrim para shantazhit të  Serbisë dhe Listës serbe.

Rreth kësaj çështje  do duhej  të  gjitha partitë politike Shqipëtare në Kosovë, njëzëri të  dalin, sidomos në mos heqjen e taksës prej 10% për produktet serbe dhe boshnjake, sepse  formimi i Ushtrisë së Kosovës, tashmë  është i pakthyeshëm  dhe i pa rinegociueshëm.

Institucionet  relevante të Republikës së Kosovës, zbrastësinë e produkteve  serbe në tregun e  Kosovës, duhet sa më parë  ta plotësojnë  nga  eksportet  e vendeve  tjera  aleate dhe nga prodhimi vendorë, me qëllim që  edhe në të ardhmen mos të ketë nivele të larta  të produkteve të ardhura nga Serbia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2019 - Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)