26 Prill 2024

Telekomi në komë

Shkruar nga Xhevdet Smakiqi

Mungesa apo vonesa e emërimit të Bordit të Drejtorëve në Ndërrmarrjen Publike Qendrore Telekomi i Kosovës nga ish Qeveria Mustafa për me shumë se 16 muaj deri sot, është pa pergjegjëshmeri totale e barabartë me sjelljen e plangëprishësit dmth pronarit qe vetshkatërron pronën e tij.

Telekomi i Kosovës qe ishte kulmi i krenarisë kombëtare ku mbi 350 milion euro kishte ndarë dividentë në buxhetin e republikës se Kosovës deri në vitin 2011, sot si pasojë e menaxhimit me dije të embicilëve e me urrejtje ndaj kësaj ndërrmarrje me intres jetik e strategjik,ajo është falimentuar ne pasqyrat fiananciare qysh në vitin 2016, kurse prakitishtë sot dyfishë i ka borxhet me të larta ne raport me të hyrat.

Sot edhe ata punonjës qe sado pak jetuan me dinjitet,tash po ndjejnë trishtimin e varfërimit sikurse ndërrmarrja e tyre Telekomi i Kosovës.

Po te kishte njerëz profesionistë në Telekom dhe MZHE, mungesa e Bordit të Drejtorëve nuk do te ndihej sikur po bahen fiskulltura mediale.

Pozita e Zv.Kryeshefit Ezekutiv qe aktualishtë e ka Telekomi i Kosovës plotëson me përgjegjshmëri ligjore vakumin e përkohshëm deri në përzgjedhjen e Bordit te Drejtorëve sepse MZHE dhe Njësia Për Monitorimin e Ndërrmarrjve Publike nuk kan asnjë kompentencë në emërimin e zyrtarëve të lartë te Ndërrmarrjeve Publike shih nenin 21 te Ligjit Për Ndërrmarrjet Publike.

Përzgjedhja e Bordit të shpejtohet kurse Telekomin në gjendje kome bordi dhe menaxhmenti i ri duhet ta kthej në jetë,për ngritje duhet përkushtim dhe dije e lartë ndoshta me ndonje konsulencë ndërkombëtare.

Embicilat në menaxhmenetet prej 2011e deri sot duhet te japin llogari para organeve shtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)