23 Maj 2019

Të qajmë apo festojmë për Kosovën

Shkruar nga Gani Qarri

Me brengë të thellë për fatin tëndë të mëtejmë dhe shpresën se ky nuk do të jetë përvjetori i fundit, që ti je e tëra dhe e pa ndarë, Kosova jonë e dashur-Urime nga zemra Pavarësinë!

Përderisa heroi i kombit Isa Buletini qysh në vitin 1913 të shekullit të kaluar, para diplomatëve të Fuqive të Mëdha, me krenari deklaronte; "Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria", kuslingu Hashim Thaçi, për më tepër se një shekull më vonë, po dëshmon hapur se është në gjendje ta shesë e zhbëjë tërë Kosovën, për të qenë mirë vetëm ai për vete duke rrezikuar gjithë të tjerët.

Edhe në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë, në të cilin sapo hyjmë, Thaçi & CO, kudo dhe kurdo që flitet për Kosovën, në tavolinë gjithmonë mbajnë ndarjen, si opsion të parë!

Ndaj sot nuk di kush më, nëse më parë duhet të qajë, apo festojë për Kosovën.

Madje, siç duket atij nuk i bënë fare përshtypje, as fakti që edhe vet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z.Tramp në letrën e sapo dërguar Aleksandër Vuçiqit, kërkon nga Serbia, njohjen e Kosovës shtet të pavarur në tërësinë e saj, si kurorëzim i një marrëveshje historike me pranimin e ndërsjellë të të dy vendeve, e cila do të vendoste paqen e përhershme në rajon.

Për aq më tepër, mungesa e një lidershipi vendor të njëmendtë politik për ta parandaluar ndarjen e Kosovës, ka bërë që ajo të shndërrohet në ushqimin kryesor të këtij presidenti kuisling dhe bashkëpunëtorëve të tij të shitur te Beogradi, të cilët mbijetesën në pushtet dhe blerjen e lirisë personale e kanë siguruar vetëm duke luajtur me ndarjen dhe ngrënë pjesë, pjesë, e shitur pak nga pak tokat e Kosovës.

Para pak kohësh edhe Ambasadori Amerikan në Beograd Kyle Scott, deklaronte se "Harta e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme!” (“The map of Serbia in the United States of Amerika and the map of Serbia in Serbia are different, Scott pointed out”)!.

Por përkundër të gjitha argumenteve të miqve tanë më të fuqishëm ndërkombëtar si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania etj, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës dhe pengimin e ndarjes së saj, sigurimi i fshehtë francez "DGSE" (Direction Générale de la Sécurité Extérieure“) dhe ai serb "BIA", siç duket e kanë përpunuar aq papërmirësueshëm këtë shërbëtor të tyre sa edhe ky, ta shohë me sy të njëjtë si Serbia, hartën e shtetit agresor serb ,të ngulitur thellë me kthetra, deri në brendësi të zemrës së Kosovës.

Ndaj edhe i vetmuar, presidenti kuisling Hashim Thaçi po vazhdon pareshtur, ti bie sa më fort që mundet, idesë së tij të çmendur, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të saj, Serbisë, kështu që, prej kur kanë filluar bisedimet me këtë shtet ish okupator, rreziku për ndarjen e Kosovës kurrë nuk ka qenë më i madh e më prezent se sa në 11 vjetorin e Pavarësisë së saj.

Fatkeqësisht tendenca për ndarjen e shtetit tonë të brishtë, po bëhet gjithnjë e më konsistente, jo vetëm për shkak të përpjekjeve të pareshtura dhe sukseseve të diplomacisë serbe, por më tepër, nga efekti i kontributit të vazhdueshëm proserb të zëdhënësve dhe bashkëpunëtorëve vendor të Serbisë me në krye Hashim Thaçin, si dhe papërgjegjësisë totale të të gjitha segmenteve politike në Kosovë, të cilat po dëshmojnë katërçipërisht se janë të paafta të mbajnë shtet, nuk janë të rritura për përgjegjësi kaq të mëdha institucionale dhe u mungon tërësisht kultura e veprimeve shtetërore.

Madje, megjithëse kufijtë e Republikës së Kosovës janë vendosur me luftën e UÇK-s dhe ndërhyrjen e NATO-s, të cilët vetëm lufta sërish mundë ti luaj, zhvillimet e fundit po dëshmojnë se kuislingu Hashim Thaçi përveç përkrahësve në partinë e tij, ai ka mbështetës të fort për ndarjen e Kosovës edhe në partitë "kundërshtare", ndaj dhe 11 vjetori i Pavarësisë po e gjen Kosovën, më te rrezikuar se kurrë më parë, nga copëtimi dhe shpërbërja përfundimtare e saj si shtet i pavarur.

Përkundër faktit se si ndarjes ashtu edhe bashkimit të Kosovës me shtetet e tjera, i është vënë vijë e kuqe nga vet bashkësia ndërkombëtare, qysh në bisedimet për statusin e saj, presidenti kuisling dhe pushtetarët e shitur të vendit tek Serbia, nuk kalon javë as muaj, e të mos e ri-aktualizojnë ndarjen, duke e kamufluar herë si shkëmbim të territoreve, herë si bashkim i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën, herë si korrigjim t¨de "lehtë" të kufijve të Kosovës me Serbinë, si çmenduri për ta shpëtuar veten, qoftë edhe me çmimin e zhbërjes së tërësishme, 20 vite pas çlirimit dhe 11 sosh nga shpallja e pavarësisë, të shtetit tonë të brishtë.

Ndaj me gjithë dëshirën e madhe dhe të zjarrtë, që si në çdo përvjetor tjetër edhe këtë vit, veçanërisht të frikshëm e  të pasigurt, t`ia urojë vendit tim ende të lirë dhe të tërë, 11 vjetorin e pavarësisë, kasta e dështuar dhe udhëheqësit e shitur  e mafioz, e kanë sjellë gjendjen deri në atë shkallë, sa që qytetarët të cilët vërtetë e duan me gjithë zemër shtetin e vet, nga frika e ndarjes me të cilën kuislingu Hashim Thaçi po u rri pareshtur mbi krye, të mos dinë më, nëse më parë duhet të qajnë, apo të festojnë edhe në këtë ditë të ëndërruar gjatë, të shënuar dhe të shumëpritur për Kosovën.

Kosova jonë e dashur, me brengë të thellë për fatin tëndë të mëtejmë dhe shpresën se ky nuk do të jetë përvjetori i fundit, që ti je e tëra dhe e pa ndarë, Urime nga zemra Pavarësinë!



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2019 - Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)