16 Prill 2024

Tandemi i rrezikshëm

Shkruar nga Gani Qarri

Mjerisht që nga dita e ardhjes së tyre në pushtet, tandemi Thaçi-Pacolli, janë kthyer në rrezik permanent për Kosovën

Nuk ka dëm më të madh se sa kur një ish kryeministër dhe zëvendëskryeministër i parë i një shteti të ri e të vogël, të çliruar nga SHBA, NATO dhe BE, ta emërojnë një narkotrafikant të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe SHBA, për konsull nderi të Kosovës dhe veshin atë me imunitet diplomatik të shtetit tonë, siç vepruan Behgjet Pacolli e Hashim Thaçi (nga 2008-2014 kryeministër i vendit) me narkotrafikantin nga El Salvadori Enrique Rais 

Madje përkundër faktit që Dokumenti i DEA-s, Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës thekson qartë se salvadoriani Enrique Reis, është nën hetim ndërkombëtar dhe ndër të kërkuarit kryesor të kësaj agjencie, për shkak të trafikimit të narkotikëve dhe kooketimet të tij me grupet e krimit të organizuar, kartelet e drogës dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk i ka penguar fare, kuislingun Hashim Thaçi dhe mafio-oligarkun rusofil Behgjet Pacollin, që nga pozitat kryesore të shtetit tonë të shpallur vetëm dy-tre vite më parë, të pavarur, ta nominonin më 2011,pikërisht narkotrafikantin Enrique Rais, konsull nderi të Kosovës në Honduras, duke i siguruar atij edhe imunitet diplomatik.

Për aq më keq, Behgjet Pacolli edhe nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme, nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet e dyshimta me këtë narkotrafikant të kërkuar ndërkombëtarisht dhe biznesmen të ndjekur nga drejtësia amerikane dhe ajo ndërkombëtare, lidhje të cilat ndërmjet Pacollit dhe Enrique Reis edhe sot vazhdojnë.

Madje me intervenimin e kuislingut Hashim Thaçi në vitin 2011, Behgjet Pacolli qe emëruar për kohë të shkurtër edhe Presidenti i 3-të i Republikës së Kosovës, ndërsa pas rrëzimit të tij nga Kushtetuesja, ai mori postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës.

Ndaj secili banor dhe qytetar i Kosovës, duhet të ngritë zërin dhe pyes me shqetësim të pafund, se a ka fare në vendin tonë prokurori, gjyqësi dhe sistem të drejtësisë, të cilët nuk kanë hetuar asnjëherë këto fakte, apo që të gjithë janë kapur nga Thaçi & CO dhe përfshirë në korrupsion e krim të organizuar.
 
Përndryshe është e pamundur të kuptohet se si rusofili Behgjet Pacolli jo vetëm që vazhdon kooketimin me këtë narkotrafikant, por figuron edhe si menaxher në kompaninë “Rais Group International NC, LLC”, të narkotfafikantit nga El Salvadori, Enrique Rais.

E përderisa prokuroria inekzistente e Kosovës, të mos zbardh asgjë nga afera e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit me narkotrafikantin e lartcekur, mbetet tejet e dyshimtë se si guxuan ata ta emëronin vetëm tri vite pas shpalljes së Pavarësisë, kriminelin Enrique Rais, nga El Salvadori në një post diplomatik të Kosovës në Honduras.

Përgjegjësia bëhet edhe më e rëndë, kur kihet parasysh fakti se Hashim Thaçi nga pozita e kryeministrit të vendit ndërsa Pacolli zëvendëskryeministër, i ofruan një narkotrafikanti të kërkuar ndërkombëtarisht edhe imunitet diplomatik të shtetit të Kosovës.

Madje demagogjia e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, shkon aq larg sa që pa fije turpi, në njërën anë na flasin për marrëdhënie korrekte dhe miqësi të përhershme me SHBA-t, ndërsa në anën tjetër, z. Pacolli edhe si ministër i jashtëm i Kosovës e zëvendëskryeministër i parë i shtetit të Kosovës, vijon pa asnjë pengesë, lidhjet e pandërprera konspirative me narkotrafikantin salvadorian Enrique Rai

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)