19 Shtator 2019

Taksa dhe Ramushi

Shkruar nga Blerim Burjani 

Një qendrim i tillë është absurd dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Përspektiva e një popullë të vogël dhe një shteti të ri si Kosova është qëndrimi në nje linj me SHBA dhe BE përballë Serbisë dhe Rusisë.

Një qëndrim kokë fortë dhe i pa kuptimt nuk sjellë asgjë pozitive për shtetin.

Politika amerikane është udhezuesi i Kosoves për të ardhmen e saj. Askush nuk e ka të qartë edhe pse nga ky njeri çdo është e pritur.

Ai ishte edhe kundër Marrëveshjes së Rambujes, e që Thaçi në atë kohë dhe delegacioni kosovar ishin pajtuar me Marrëveshjen e Rambujes që solli bombardimet kundër Serbisë.

Izolimi i Haradinajt kishte nodhe edhe pas luftës. Ai nuk u lejua të jet pjese e Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës e një kohë as pjesë e Këshillit të Përkohshëm të UNMIK.

Izolimi i tij filloje edhe nga SHBA gjatë kohës se vitit 2001, për të ardhe keq pse ky njeri nuk u mësua “politik kurre”, se politika nuk është “luftë” por është guxim dhe vyrtyt njerëzor.

Pa marr parasysh se deri me tash nuk ka asnjë garancion se si do të përfundojë dialogu me Serbinë ky qendrim i SHBA është i rrept dhe mjaft thelbësor-ultimatum.

SHBA mund të tërheqin edhe ushtrin e saj që kanë në Kosovë me këtë ide të këtij njeri për të ngulë këmbë për një taksë që në raport me shtetin dhe funksionimin dhe progresin asgjë s’do të thotë për Kosovën si shtet.

Nuk befason aspak qendirmi i këtij njeriu ai mbetet një "samuraj politik", e koha e tyre ka kaluar kahere.

Nuk e di pse PDK i dha post këtij njeriu e cila e kishte kritikuar gjithe kohen dhe e kishte nënçmua raportet Thaçi-Haradinaj ishin të zbehtë 2001-2004-2004-2007, këto raportë u pëmirësuan vitin e kaluar për të u keqsuar sërish një muajt të fundit.

Ai po bllokon verbërisht procesin dhe po e ndal trenin, dialogu s’mund të ndalet.

Kush e “ndal e rrok sanksioni” dihet se Kosova dhe Serbia nuk janë akter kryesor të poltiikes ndërkombëtare por SHBA ,BE dhe Rusia.

SHBA e don Serbinë në NATO dhe BE. Kosova nuk mund te i rezistojë një politike të tillë.

Me tutje çka?

Duhet urgjentisht te mblidhet Kuvendi i Kosovës të gjej një zgjidhje përderisa nuk është  bërë dëmë edhe më i madhë  shtetit, nga njerëz jo të pergjegjshem.

Haradinaj me avanturat e tij e shkatërroj AAK  e ndau në shumë pjesë  dhe mbeti një “sulltan i vetëm, AAK edhe sot nuk është më kurrgjë  dikur ishte koalicion e tash kurrgjë parti e një  njeriu që nuk ka kontrollë të brendshëm politik dhe asnjë organ i këtij subjekti qe e ndal atë nga mos dija dhe absurdet.

Kuvendi  Kosovës duhet të mblidhet dhe të shkarkoj atë nëse nuk dorëhiqet  te ndalet dëmi ndaj shtetit, Kosoven e qoj drejtë rrezikut të madhë, çka i’u desht  një ide e tillë qe i shkakton dëme qyetetarve.

Kuvendi i Kosovës duhet të heq taksën

Nëse  Qeveria nuk e zbaton vendimin e Kuvendit duhet të shkarkojë Qeverin dhe duhet të riformulohet qeverisja e re me  një kryeminister të ri, nuk ka nevojë shteti të shkojë në zgjedhje  por një riformulim qeverises është i domosdoshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)