18 Shtator 2019

Taksa 100% një sfidë politike, sociale, ekonomike dhe institucionale

Shkruar nga Naser Grajcevci

Taksa 100% ndaj importit të produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina i qeverisë së Kosovës në mbledhjen e saj të 76 të dates 21/11/2018 u cilësua si një hapi jo vetëm si i domosdoshëm po edhe shumë i vonë.

Vendimi përmblidhej në një pasus të vetëm “Vendoset masa prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina “ pa u përcjellur nga asnjë document tjetër, Rregullore, Udhëzim Administrativ apo Ligj.

Ky vendim politik brenda natës u pasu me zbatim administrativ. Mallrat serbe apo boshnjake mbi 97% e tyre duke mos mundur të përballojnë këtë ngarkesë nuk u futën fare në Kosovë dhe ditët e fundit të nëntorit 2018 shënuan ditët e para kur importet e mallrave me origjinë serbe e boshnjake shënuan një rënjë drastike deri në 97% gjegjësishtë nga 60 mil euro importe në nëtor dhe dhjetor 2017 , ranë në disa qindar mijra euro në nëntor dhë dhjetor 2018.

Pas këtij vendimi dhe euforisë politike nacionale, debatet racionale dhe të nivelit shkencor gati ishin të pa mundura, bile edhe disa debate të pakta të disa “analistve” të gjithëdijshëm dhe me pakë njohuri mbi ekonominë politike dhe politikat ekonomike më shumë shprehnin ngarkesat e nënvetëdijes së tyre politike se sa jepnin një kontribut real në zberthimin e efekteve të këtij vendimi në ekonominë e vendit dhe në fushat tjera ku aktiviteti ekonomik derivon procese të komplikuara sociale kulturore dhe institucionale.

Për këta dy muaj reagimi i Ekonomis Kosovare  nuk  ka dhënë shënja të mjaftueshme për të mundur me nxjerr konstatime mbi vitalitetin apo ngathtësinë përshtatës ndaj kushteve të krijuara.

Ka lëvizje individuale të bizneseve në drejtim të zavendësimit të tregjeve por mekanizmat institucional dhe odat e shumta avokuese duke përfshirë edhe OEK me përjashtim të prononcimeve pro dhe kontra nuk kan treguar minimumin e vullnetit dhe gatishmërisë për ti mbështetur bizneset anëtare, në gjetjen e partnerve dhe tregjeve zavëndësuese. 

Shteti nuk ka vendosur fonde në dispozicion të përballimit të kësaj situate dhe sidomos bizneset prodhuese jan goditur rëndë nga kosto të pa planifikuara të gjetjes se tregjeve adekuate dhe nga humbjet në linjat e tyre të prodhimit qe ka shkaktuar koha e liferimit të lëndës së pare si rezultat I ndrrimit të tregjeve.

Si pasojë që Agjencitë implementuese të këij vendimi Dogana, ATK dhe mekanizmat tjerë institucional nuk kanë fare udhëzime si të sillen në raste specifike në zbatim të këtij vendimi prsh. si të trajtojnë stoqet e mallrave serbe dhe boshnjake në depot doganore, tanimë ka  shumë indikacione që vijnë si refleksion nga mënyra e menaxhimit të kësaj situate që tregojnë se vendimi politik i masës 100%  do të ketë efekte direkte në raportet ndersektoriale të ekonomisë, tregtisë dhe prodhimit, në elementet përbërëse të tregut, ofertës dhe kërkesës, në barazinë e konkurentshmërisë mes bizneseve të afërta me pushtetin dhe atyre neutrale, në rritjen e informalitetit si dhe në stimulimin e një ambienti abuzues dhe  korruptiv.

Kostot e lëvizjeve të çmimeve që do ti bartin konsumatorët Kosovar nuk i potencuam qëllimisht pasi mbi 90% e tyre e kan mirëpritur këtë vendim politik dhe si në cdo periudhë tjetër historike edhe kësaj radhe kan treguar se në ndërtimin e shtetit, në mbrojtjen e identitetit dhe krenarisë së tijë jan të gatshëm nësakrifica edhe shumë  mëdha.

Në kuptimin praktik politika ka të bëjë me fuqinë-pushtetin dhe ekonomia ka të bëjë me pasurin-mirëqenjen.

Në rastin konkret, qeveria e Kosovës, me vendimin e masës 100% , pavarsisht gatishmërisë së qytetarve për të bartur koston e këtyre veprimeve, pavarsisht humbjeve të mëdha që i ka shkaktuar ekonomis serbe me efekte të pa kontestueshme në qasjen e politikës serbe në proceset që do të vijnë, në fakt shiquar nga mënyrae menaxhimit të kësaj situate, nuk demonstroi fuqi por kokëfortësi, manipulim populist mbi baza nacionale dhe mungesë totale të  njohurive mbi ndikimin e vendimeve afatshkurtëra politike në zhvillimet afatgjata ekonomike si dhe sensit në ndërmarrjen e veprimeve kaq drastike unilaterale në nje ambient multilateral.

Duhet pranuar se politikisht faji kryesor bie mbi qeverit e kaluara që nga 2008 e këndej, të cilat asnjëher nuk kan ndërtuar as çasje, as veprime dhe as strategji karshi veprimeve agresive të politikës serbe ndaj ekonomisë së brishtë Kosovare.

 Po që se qeveritë e kaluara të Kosovës të kishin një qëndrim konstant reciprok ndaj veprimeve shantazhuese të politikës serbe në ekonominë kosovare sigurishtë se qeveria aktuale nuk do të vinte në këtë pozicion të ndërmarrjes së një vendimi pa strategji dalëse dhe pa paketë masash në zbatimin institucional të tij.

Tani kjo situate sa më pare duhet të përmbyllet dhe nga kjo duhet të nxjerrim mësime të mëdha.

 Situata dëshmoi se institucionet duhet të punojnë në mënyrë sistematike në mënyrë që vendimet të mirren mbi bazën e analizave dhe interesit të vendit e qytearëve dhe jo adhoc të nxitur nga momenti dhe inercioni.

Kosova ka nevojë të ndërtojë strategji afatgjate për mbrojtjen e interesave ekonomike përballe veprimeve të njëanshme të cilit do shtet.

Parimi I recprocitetit dhe dhe programi I masave mbrojtëse në një ambient multilateral fillimisht duhet legjitimuar si masa të domosdoshme. 

Vendimet e pa mbuluara politike në një ekonomi të brishtë  vetëm forcojnë  politikën autokratike dhë dëmtojnë proceset demokratike, andaj fuqia e pushtetit duhet orientuar drejt një politike të duhur që ndihmon për të krijuar një ekonomi të pasur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shtator 2019

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. (Xhamia e Çarshisë në Prishtinë, ora 9:10)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Kaçanikut ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazin, për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 9:30)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike lidhur me temën “Qasja e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologut në nivel komunal”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Kalanë e Artanës. (Kalaja e Artanës, ora 10:30)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, mbanë konferencë për media, ku do të lansojë Fondin për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme në vlerë prej 4 milionë euro. (ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të,  përballë New Born-it, ora 10:30)

- Oda e Afarzimit të Kosovës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë në Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore organizojnë ngjarjen “Regional B2B Event”. (Holiday Inn në Shkup, 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mirëpret fituesit e medaljeve të Taekwandos. (Kabineti i Ministrit në MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e tretë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër ku i ftuari i radhës do të jetë Nenad Rašić, Kandidat për Kryeministër nga koalicioni Slloboda. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjianit, Lutfi Haziri, nënshkruan kontratat me tetë përfituesit e nën-granteve, në kuadër të projektit "Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindje". (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Punëtorët teknik te qendrës studentore do të protestojnë para drejtorisë së qendrës studentore. (Para drejtorisë së qendrës studentore, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Ulpianën. (Ulpianë, ora 11:40)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon promovimi i shtegut për çiklistë, si fazë testuese. (Rruga Zagrebi në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti viziton Janjevën. (Janjevë, ora 12:20)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi “Ecja, çiklizmi dhe transporti urban”. (Kolegji Tempulli, rr. Eduard Lir 156, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur bën promovimin e publikimeve dhe organizon panel diskutimin “ Njohja e Kosovës bashkëkohore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Iniciativa për Histori Gojore organizon lansimin e aplikacionit mobil Prishtina Ecë. (Kafe—librarinë dit’ e nat’, ora 17:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e organizuar nga Gruaja Demokratike. (Hotel Venus, Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shpalos prioritetet qeverisëse. (Atelja e Sallës së Kuqe, ora 17:00)

- Federata e Piingpongut e Kosoves, organizon ndeshjet e ligës së parë, e ndeshja derbi pritet të jetë ajo ndërmjet Shkollës dhe Hasan Prishtinës. (Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banorë të fshatit Rufc. (Rufc, ora 19:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim më banor në fshatin Gadime. (Gadime, ora 21:00)