24 Prill 2024

Tajvani shembull, si bëhet dhe si funksionon shteti

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Udhëtimi,  për në Tajvan,  në kontinentin e Azisë,  që Kina e llogaritë si pjesë të saj,  por realisht,  Tajvani është pjesërisht i njohur nga disa shtete, dhe  de facto, funksionon si shtet i pavarur,  në vij ajrore nga Kosova,  është  mbi 9 mijë kilometra,  larg nesh.

Përmes Stambollit,  kuptohet,  duke kaluar,  mbi Irak,  Indi,  Vietnam,  Kinë,  pas një udhëtimi,  afër 13 orë,  arrin,  në Taipen,  kryeqytetin e Tajvanit,  apo ndryshe,  siç quhet,  edhe,   Formoza,  sipas gjuhës portugeze,  që do të thotë,  “vend shumë i bukur”,  një ujdhesë,  e rrethuar me gjelbërim,  liqene dhe male kodrinore dhe në të katër anët me ujë.

Paragjykimi im,  para shkuarjes në Tajvan se,  ai është,  një shtet në Azinë e largët,  me një popull të vuajtur,  me probleme me Kinën,  me varfëri,  pasiguri,  tollovi e zhurmë,  fashitet,  që në start,  pra,  me,  të zbritur,  në Aeroportin Ndërkombëtar të Taipenit.

Krejt,  ndryshe,  nga,  ajo,  që,  kisha,  paramenduar. Rend,  rregull,  disiplinë,  pastërti,  qetësi absolute në komunikim, civilizim,  në çdo hap dhe gjithkund,  njerëzit,  nguteshin,  vetura të shumta në lëvizje, por pa tollovi,  infrastrukturë rrugore shumë moderne,  panoramë spektakolare të ndërtesave dhe rrokaqiejve në dy anët e rrugëve,  gjelbërim që rrallë kund e sheh në ndonjë vend,  janë,  storie  impozante,  që e përcjellin,  vizitorin.

Krahasuar me ne,  dallimi në kohe,  është 7 orë para nesh,  andaj fillimisht,  është vështirë,  të adaptohesh,  edhe në këtë aspekt,  por,  gjithashtu,  edhe,  pse ishte fundi i nëntorit,  temperaturat, edhe gjatë natës arrinin deri 24 gradë celsius,  por në veçanti,  lagështia e ajrit,  ishte shumë e madhe dhe,  shumica e tajvanezëve,  qarkullonin me maska në ojë,  që për ne, ishte,  edhe një lloj sfide !.

Kryeqyteti i Tajvanit,  Taipeni me 4 milionë banorë gjatë ditës dhe 3 gjatë natës,  ofron,  atë,  çka e ofrojnë,  edhe metropolet,  më të mëdha,  botërore. Hotele të shumta,  restorante,  por në veçanti,  siguri të plotë,  dhe respekt të veçantë,  nga vendorët,  has në çdo cep,  jo vetëm në kryeqytet,  por edhe qytete e fshatra në periferi.

Ushqimin që konsumojnë tajvanezët,  dallohet rrënjësishtë,  nga ai që përdorim ne dhe kam bindjen se tajvanezët,  hanë cdo gjë të gjallë,  kuptohet,  pasi e pjekin,  apo ziejnë. Megjithatë,  në hotele ekskluzive,  pos restorantit,  që ofron ushqim kinez,  funksionojnë,  edhe restorante amerikane,  përkatësisht europiane. Çajrat e ndryshëm,  por edhe përdorimi në ushqim i erëzave të shumta,  është traditë dhe specialitet,  që servohet,  pothuaj,  në çdo restoran.

Gjatë qëndrimit tim 10 ditor,  në asnjë moment dhe askund,  anjëherë,  nuk pashë ndonjë lypës,  pijanec,  zhurmaxhi,  person,  apo shofer,  që u fut në të kuqën në semafor,  nuk pash,  as policë të uniformuar (pos 3-4 me skutera),  kurse,  një person me hendikep,  me karrikë invalidi,  shiste cikërrima,  si faculeta letre,  qamqakëz,  kuptohet nën përcjelljen e një personi tjetër,  të veshur me uniformë dalluese dhe identifikuese, i cili dispononte,  vjerrur ne qafë,  librezën identifikuese. Kjo ishte e vetmja formë e daljes ne rrugë,  për të lypur,  na shpjegoi përcjellësja, e angazhuar nga pushteti lokal.

Tajvani është superfuqi teknologjike ne Azinë juglindore dhe llogaritet me popullsinë më të arsimuar dhe me të shkolluar në botë. Jo rastësisht,  sipas një hulumtimi të një Instituti ndërkombëtar edukativ të botës,  tajvanezët llogariten populli i 4 në botë sa i përket inteligjencës me 104 %,  pas Koresë së Jugut,  Japonisë,  Hong Kongut dhe me të drejt,  mbajnë edhe epitetin “katër dragojtë ekonomik aziatik”.

Në kryeqytetin e Tajvanit,  Taipen, vizitori,  ka shumëçka,  çka mund dhe duhet të vizitojë,  dhe s’ka dilemë, do ndahet,  tejet i impresionuar,  me atë,  çka ofron ky qytet kozmopoliten,  ku gërshetohet,  edhe  kultura autoktone kineze, por edhe ajo perëndimore,  apo moderneja,  si në arkitekturën që shihet,  por edhe në stilin e veshjes,  jetën e natës,  automobilat e markave më të njohura botërore,  ushqimin tradicional, por edhe Mc Donalds-in e shtëpi mode të brendeve parisienë,  njujorkeze,  italiane!.

E veçanta apo ekskluzivja,  që  mendoj se,  domosdo,  ia vlen ta vizitosh,  është kulla 101,  apo siç e quajnë ndryshe Taipeni 101,  me lartësi  509, 2 metra,  që mban emrin në bazë të kateve,  sepse ka 101 kate,  por edhe rruga,  ku gjendet ky objekt,  mban,  po këtë emër.

Ky objekt,  që gjason në formën e bambusit,  është i dyti në botë,  sa i përket lartësisë,  dhe është dizajnuar,  nga  C.Y Leea,  dhe disa partnerëve tjerë,  i cili,  në vitin 2004 morri edhe çmimin prestigjioz botëror,  në sferën e dizajnimit,  “Emporis Skyscraper Avard”,  pikërisht,  për  dizajnimin e këtij objekti  grandioz.

Për të shkuar në katin e fundit të këtij objekti,  duhet pritur në radhë, sepse, interesimi i vizitorëve dhe turistëve nga gjithë bota,  është bukur i madhë,  ky cdo kush,  që dëshiron ta shkoj lartë,  i nënshtrohet,  një kontrolli shumë rigoroz,  kuptohet fillimisht,  duke paguar edhe biletën më një çmim prej 10 euro,  apo 35o dollarë tajvanez.

Ёshtë interesant të ceket,  se kohëzgajtja,  për të shkuar,  deri në katin e  fundit të kullës,  është vetëm 55 sekonda,  kurse zbritja 45,  që paralelisht bëhet,  me dy ashensor .

Nga kjo kullë,  duket jo vetëm kryeqyteti,  por edhe qytete tjera deri 5o kilometra largësi.

Ky objekt,  është pronë e “Taipe Financial Center Corporation” të cilën e drejton një kompani amerikane me seli në Çikago të ShBA-ve.

Jeta e natës , ne Tajvan, përkatësisht në Taipen,  është mjaft dinamike, dhe lokale dëfrimi ka me bollëk. Kuptohet, ka dallime të mëdha,  sa i përket jetës së shthurur,  siç përfolët e përshkruhet jeta  e natës në Tajlandë, Turqi,  por edhe Kinë. Ekzistojnë bare të shumta,  ku mund të dëfrehesh,  pastaj të konsumosh edhe alkool,  por të vizitosh edhe dhoma masazhi,  me çmime bukur të shtrenjta,  por ajo që  ishte shumë interesante,  ishte fakti,  se pothuaj,  në çdo lagje të Taipenit,  deri në orët e vona,  mund të dëfreheshe,  duke dëgjuar muzikë të huaj,  në disa raste edhe live,  me të rinj e të reja,  ulur nëpër dërrasa e  paleta druri,  kryesisht me birrën tajvaneze përpara që ishte mjaft e mirë si pije,  por edhe me ushqime tradicionale,  që ofronin fast-_food-et  e shumta që rrethonin hapësirat e këtyre lokacioneve.

Ishte,  befasi, kur në njërin nga marketet e njohura,  në qendër të Taipenit,  në shtandin e pijeve,  hasëm në dy produkte kosovare,  që ishin ekspozuar në ballinën kryesore,  të vizituar nga konsumatorë të shumtë. Pija energjike,  Golden Eagle  dhe uji Rugova,  i ofroheshin konsumatorit me çmime  prej 1.80 centë,  (6o dollarë tajvanezë ) përkatësisht 1.2o cent (45 dollare tajvaneze) për copë, dhe në veçanti pija e parë,  sipas menagjeres,  ishte mjaft e pëlqyer.

Njëri,  nga mikëpritësit,  në fund të vizitës,  kur e pyeta,  se si e sheh Tajvanin në shekullin e ardhshëm,  kur,  për mua,  ata,  vetëm,  janë në shekullin 22-të, ma ktheu:”Tajvani po vdes,  ! Po mungon dashuria, po mungon sexi,  jemi dashuruar në kompjuteristikë dhe në botën e ID teknologjisë  ,   dashuria mashkull-femër ka ngec, dhe mosinteresimi për martesa,  divorci,  por edhe rënia e natalitetit,  janë fakte që shqetësojnë.”

Fati i Tajvanit,  për të funksionuar,  kështu siç është,  pra i pavarur,  duke mbajtur edhe zgjedhje të lira,  varet,  kryesisht, nga raportet mes Kinës dhe ShBA-ve,  në të kundërtën, sikur amerikanët mos të ishin partnerët kryesor të Tajvanit,  brenda nate, Kina do zbarkonte në këtë ishull,  që e llogaritë,  si territore të vetin. Tajvanezët,  e pranojnë,  se edhe Kina është investues i madhë në zhvillimin e Tajvanit dhe  prodhimet tajvaneze pa tregun e Kinës,  do mbetshin te izoluara,  andaj,  nuk dëshirojnë kurrsesi ti prishin raportet me Kinën,  por gjithsesi,  të pavarur nga politika e Pekinit.

Tajvanezët kanë simpati të veçantë për amerikanët. Një zyrtare,  e cila na përcolli gjatë tërë kohës së qendrimit tonë në Tajvan,  na tregoi se presidenti amerikan Trampi,  ka paralajmëruar rishikimin të politikës së SHBA-ve në raport me Tajvanin dhe Kinën dhe se një delegacion tajvanez,  ka marrë pjesë në inaugurimin e Trampit , për çka edhe kishte pasur reagime nga Kina,  por këtu vendos interesi,  andaj,  se çka mund të ndodh në të ardhmen veshtirë është të parashikohet.

Tajvani është i njohur vetëm nga 22 shtete të botës,  duke përfshirë Vatikanin,  disa shtete afrikane dhe pjesa dërmuese e shteteve të Amerikës Qëndrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)