28 Mars 2024

Studentët dje, sot dhe nesër

Shkruar nga Artan Musliu

Studentet janë shtresa më e mirë e popullit, kjo për arsye se janë në fazën e potencialit dhe të forcës mendore e trupore ende të pa shpenzuar si duhet, janë ata që çdo herë kanë ditur dhe mundur të bëjnë gjëra të mëdha, gjëra për të cilat shumë kush ka pasur frikë ndoshta edhe të ëndërroje e lere më të mendojë se ndonjë ditë mund të bëhet realitet.

Studentët, kjo shtresë e popullit duhet të ruhet si të ishte ndonjë margaritar sepse ata janë e ardhmja e së nesërmes, por çka po ndodhë sot me studentët tanë??

Çka po ndodhë sot me ata të cilët dje ishin në gjendje të përballën me një regjim i cili llogaritej si i treti për nga fuqia ushtarake në Evropë e sigurisht ndër të parët në rajon?.

Këta djem dhe vasha, të përzgjedhurit e këtij kombi dhe vendi, dje ishin në gjendje që ta ngrinin tërë popullin në këmbë për të drejtat e tyre, dje ishin në gjendje që të ndalnin tanket dhe autoblindat serbo-sllave me gjokset e tyre, dje ishin ata që as helmimet masive në shkolla dhe universitete nuk i ndalnin dot, ishin ata që ishin shkaktarë kryesorë për vetëdijesimin e këtij populli dhe drejtimin e tij drejt vetëvendosjes, ishin ata që ditën të i thonë STOP regjimit Milloshevistë e Titistë të ish Jugosllavisë, ishin ata që për Serbinë ishin bërë gogolë nate, fantazmë e kohës.

Me këto veprime ata arritën që ti rrëmbenin mendjen popullit pasi që të magjepsurit pas diçkaje është si magjia dhe hipnoza që e bëjnë mendjen tënde pronë të magjistarit apo hipnotizuesit.

Ata dje ishin prej djemve dhe vashave që ditën ku e kanë vendin dhe se si duhet dhënë hakun emrit student, ata ishin që dje ditën të ishin në radhët e para të UÇK-së, ata ishin që ditën me kohë ta ndërrojnë pendën me pushkën kjo për të qenë çdo herë në shërbim të popullit.

Por, pyetja që ende nuk po i gjejmë dot përgjigje është ajo se \'\' Ku janë studentët sot ? \'\'. Ku janë këta djelmosha sot, ku janë këta trima sot, ku janë këta për ti dalë në mbrojtje vendit tonë, ku janë këta djem për ti dalë në ndihmë \'\' Qytetit të Minatorit\'\', këtij qyteti që dikur ishte krenaria e vendit, këtij qyteti që dikur grevat e tij ishin ato që na dhanë jetë, na mësuan të frymojmë lirshëm, na dhanë guximin për të kërkuar at që na takon?.

Ku janë këta djem sot kur vendi më së shumti ka nevojë për ta, ku janë këta djem që nuk po e kryen misionin e tyre të shenjët prej studenti, ku janë këta që nuk po ia kanë frikën llogaridhënies para kësaj toke të larë me gjak të mija e mija fëmijëve, grave, pleqve dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Ku janë këta të heshtur, dje student përballë tankeve të armikut, sot të heshtur përballë një grusht minjsh të Serbisë, përballë një grumbulli mbetjesh të ish regjimit serbo-sllav.

Dje ishin vetëm student, pa shtet, pa qeveri, pa të drejtë të vetëvendosjes, pa asgjë në dorë, dhe i dolën në mbrojtje këtij vendi, po sot kur ne i posedojmë të gjitha, po sot kur e tërë bota po na vije mbas, po sot kur edhe ushtrinë edhe policinë e kemi tonën, çfarë po ndodhë, a thua për një qindarkë e shitëm vendin, a thua për një qindarkë e shitëm nderin dhe krenarin e të qenurit studentë, a thua edhe studentët ka arritur ndokush të i blejë me pak para, a thua kaq lirë e shitën vetën?!

Pse sot s\'po dëgjohet zëri i tyre në mbrojtje të Mitrovicës, në mbrojtje të Minatorëve, në mbrojtje të Trepçës, në mbrojtje të nderit dhe krenarisë tonë.

Disa prej këtyre që dje ishin protestues, sot janë qeveritar por prapë të heshtur, a thua protestat e tyre na paskan qenë për interesa personale, a thua ata paskan protestuar për të zënë një karrige në parlament, ministri, qeveri, komunë, reklamim televiziv, mundësi për korruptim, plaçkitje, vjedhje, dallavere, apo ata ishin protestues të ndershëm që nuk kishin qëllim tjetër pos qëllimit më fisnik që mund ta ketë njeriu në këtë botë e që është mbrojtja e vendit dhe nderi i familjes, mbrojtja dhe liria e të shprehurit.

Ndërsa ne ende jemi me shpresë që nuk është bërë vonë ta ri-dëgjojmë këtë zë, ne ende ëndërrojmë ëndrrën e bukur prej të cilës edhe nuk dëshirojmë të zgjohemi, ëndërr kjo që na siguron, na lë të flemë të qetë sepse djemtë dhe vashat tona do të dinë ta mbrojnë ketë vend, do të dinë ta kthejnë krenarin e tyre, do të dinë ta ruajnë vendin nga copëtimet, nga ndarjet, do të dinë ta ruajnë Mitrovicën tonë, Trepçën tonë, Minatorët tonë.

Ndërsa nëse sot nuk e tregojnë vetën, nesër mos të presin të ardhme, nëse sot nuk e ngrenë zërin nuk ka nesër, nëse sot heshtim nesër do të vdesim.

Andaj zgjohu rini zgjohu, zgjohu nga gjumi i thellë zgjohu, zgjohu dhe përgjigju në thirrjen që ta kanë heshtur, në thirrjen që po përpiqen ta mbysin, në thirrjen e kësaj toke të lodhur nga pushtuesit, në thirrjen e Veriut tonë, në thirrjen e Mitrovicës tonë, në thirrjen e Trepçës tonë, zgjohu dhe përgjigju sot se nesër është tepër vonë.

/Autori është studentë në shkallën Master pranë Universitetit të Studimeve Islame, Aman-Jordani/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)