29 Mars 2024

“Start i mirë por finishi “dardhë ukere”

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Zot na ruaj nga mendjet e kufizuara dhe nga kokat e betonuara”(Adem Demaci)

Fillimi i javës, përkatësisht dita e hënë, mund të thëmi, se ishte dita, kur Kryeministri Hashim Thaci, ishte përsonaliteti, më i respektuar, nga  të gjithë ata, që e duan Kosovën.

Vendimi i marrë nga Kryeministri,  për aksion, të Njësive speciale të Policisë së Kosovës, për të futur nën kontrollë, dy pikat më të përfolura doganore mes Kosovës dhe Sërbisë në Veri ,këtë 12 vjeqarin e fundit, ishte një veprim që u mbështet fuqishëm, dhe gëzimi e disponimi, vërehej tek të gjithë.

Edhe nga ata, që  ishin, gjithnjë,  më kritikët, për Qeverinë akuale, por, edhe të parin, e Qeverisë,  nuk mungonin komentet, se ”ky veprim më në fund,edhe pse I vonuar, po tregon se Kosova,  është shtet,dhe po vepron  si shtet…”,dhe kuptohet, kishte edhe të atillë, që,   për këtë veprim, Kreyministrin, e notonin, me notën 1o.

Për një vlersim të tillë,  dhe reagim e krijim opinioni, që ishte shumë I favorshëm për Kryeministrin Thaci,rolin dhe ndihmën më të madhe, e bënë mediat kosovare(që kaherë dihet, se  shumica,  janë nën kontrollin e Hashimit),dhe të hënën, deri ora 21.3o, kishte informata, që plasoheshin nga disa media, se pikat doganore, 1 dhe 31, tashmë, janë nën kontroll të plotë, të Njësive speciale të Kosovës.Kuptohet, ky ishte  një  lajm dhe sukses Imadhë , që kosovarët e pritnin tani e 12 vite.

Si shkoi aksioni ?

Megjithatë, për ata, që kanë përcjellë kronologjinë e ngjarjeve, apo ata gazetarë që kanë përcjellë këtë akcion nga vendi I ngjarjeve  ,shumë gjëra, nuk janë ashtu sic janë plasuar, edhe nga disa media, e as  nga disa deklarata të zyrtarëvë kosovarë.

Fillimisht,duhet shtuar, se disponimi dhe sinqeriteti e gatishmëria tek Njësitë speciale të policisë, për një aksion të këtillë, ka qene shumë korekt dhe në nivel, edhe sa i përket aspektit moral, profesional dhe kombëtar të tyre,por pengesat me të cilat u ballafaquan në realizim të aksioneve, e në veqanti drejt pikës 1,  janë një minus dhe dështim, i cili, për njësitë elite, sic duhet të jenë njësitë speciale të nje shteti të njëmendët, nuk duhej të paraqiteshin probleme të kësaj natyre.

Nuk ka pengesa të asnjë forme  qofshin, që duhet të pengojnë këto njësi, e të mos flasim pengesat teknike siq janë barrikadat me mjete inerte apo teknike,  që në rastin konkret,  ishin të vetmet në fillim, që bllokuan dhe nuk lejuan të shkohet në cakun  dhe qëllimin e paraparë të këtij aksioni.

Dështimi tjetër,  ishte  pranimi për të bisëduar drejtëpërdrejt, me strukturat paralele të  pushtetit sërbë, në këtë pjesë , e që u zhvilluan mes KFOR-it dhe atij, që udhëhoqi këtë aksion,të parit të policisë - Shpend Magjuni.

Për këtë epror, i cili po nga kjo ditë, ishte edhe i pari i gjithë Policisë së Kosovës, pranimi për të dialoguer me strukturat paralele, është një dëshmi se  ne veprojmë në bazë të inercionit, dhe biem shumë lehtë në grackë,  në momentet, kur duhet të tregohemi, të matur dhe shumë rigorozë, kur është në pytje  pala tjetër,e në veqanti kundërshtari, i cili, jo vetëm të injoron,por  edhe të kërcënon, shantazhon,por edhe i bënë thirrje popullates të rebeluar sërbe, në këte pjesë, për të vrarë e likuiduar fizikisht.

Në rastin konkret, eprorët e Njësive speciale, është dashur, të mos pranojnë kurrësesi, as të bisedohet e as të parashtrojnë  kushte  strukturat paralele,por në mënyrë ultimative, të kërkojnë tërheqjen e tyre,në të kundërtën, të veprohet,edhe me mjete shtesë teknike, që nuk ka qenë vështirë të sigurohen me kohë,(është dashur të planifikohen ) e pse jo, edhe të kërkojnë, që KFOR-i dhe EULX-i, të angazhohen ,jo vetëm, në largimin e këtyre barierave dhe pengesave, por gjithësesi, edhe në arrestimin,  e atyre, që po e pengojnë aksionin, e në veqanti, liderëve sërbë, që  ofendonin para syve të tyre.

Rasti tjeter, i cili ka kurajuar, këto struktura kriminale, dhe ka treguar se ne nuk dijmë, (apo nuk duam) të veprojmë me menquri, dhe të tregohemi të pakompromisë, është edhe pranimi që drejt pikës 1 të shkohet me helikopter të KFOR-it, me arsyetim,  kinse për ti ikur konfrontimit me këto strukturar!

Edhe ky “kompromis”, do të thotë, se  dikush përmes këtij aksioni, ka dashur, më tepër ti bëjë vehtes, apo një grupimi liderësh, promovim medial për spektakël apo rehabilitim, se “kinse është arritur qëllimi”,! kurse, në realitet, është reflektuar një paaftësi dhe padituri, për të bërë të pamundurën, për të mbrojtur, ate, që të takon me të gjitha ligjet, dhe që duhet ta bësh patjetër,pa marrë parsysh cmimin që duhet paguar,e në veqanti, tani kur je future në këtë lojë.

Se strukturat paralele serbe, dhe forca civile sërbe, me këtë rast, ishin shumë të organizuara,por edhe të informuara me kohë, për këtë aksion, ska dilemë, dhe dëshmon fakti, se po atë natë, që nga ora 21,dy lidërë  nga Sërbia, ministri Bogdanoviq, dhe shefi sërbë për bisedime, Borko,ishin, në “avantazh”, karshi Njësive speciale dhe sponzoruesit të këtij aksioni, dhe pikërishtë, ishin ata, që së bashku, më strukturat pararlele sërbe, dhe shumë paramilitarë, dirigjonin dhe koordinonin,  rrjedhën e ngjarjeve, sipas skenarëve dhe direktivave nga Beogradi, e që kuptohet, jo që i përfillnin edhe Eulexi, por edhe KFOR-I, edhe pse, kërkesat dhe deklaratat e tyre ishin kërcënime, injoirime e provokime ,dhe bienin ndesh edhe me etikën dhe veprimet e zyrtarëve të një shteti i cili deklarativisht, kaherë, është përcaktuar për “zgjidhje paqësore të problemeve”.

Kulmi i dështimit të këtij aksioni ishte,kinse, “kompromisi” i arritur ditën e marte, mes  liderëve nga Prishtina(vetëm Thaci është ai që pyetet e vendos), dhe KFOR-it e sërbëve lokal, për tërheqjen e Njësive speciale nga dy pikat doganore, e që qeveritarët e Kosovës, e arsyetuan me  përmbyllje të suksesëshme të aksionit, dhe kinse instalimin e Policisë kufitare të Kosovës dhe doganierëve kosovarë, në këto dy pika, e që sipas tyre, është punë e kryer dhe  aksion I suksesëshëm, dhe nuk do të ketë  më tërheqje.

Cilat janë pasojat:

Një pjestar i Njësive speciale i vrarë, shumë të plagosur, shumë dëme e trauma, stres e  mllef tek popullata,djegëje të dy pikave doganore, konfrontim me faktorin ndërkombëtar,dëshmi para miqëve por edhe armiqëve se nuk ke aftësi, zotësi,kapacitet dhe shkathtësi, për të dëshmuar përkushtim , guxim e atdhedashuri, por edhe diplomaci, në momentet e duhura, kur shteti, është në rrezik-janë vetëm disa fakte, që ne prezentohemi  si shtet e si popull në këto momente  të vështira e që ndoshta mund edhe të përkeqësohen edhe më tepër në të ardhmen.

Dikush duhet jo  vetëm të skuqet e të heshtë ,por edhe  të shkoj nga skena  e të bartë përgjegjësi për këto dështime.

Por si duket edhe kësaj radhe, janë ata që gjithnjë na kanë nxjerrë nga “hendeku” ku shumë herë kemi ra ,e që janë kuptohet-  miqët amerikanë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)